Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Të rinj nga katër kontinentet do të recitojnë vjersha bullgare në ditën e Krishtlindjes

Aleksandër Dimitrov u jep mësim në gjuhën bullgare entuziastëve nga e gjithë bota

Foto: arkiv

Mariano nga Peruja ëndërron që ndonjë ditë të vendoset në bregdetin bullgar të Detit të Zi. Kurse Lara nga Portugalia ka dëshirë të marrë pjesë në leksionet në ndonjë universitet bullgar. Por, që të mund të lëvizin planet e veta që të dy kanë nevojë prej dijeve dhe njohurive në gjuhën bullgare.

Një shans për të realizuar ëndrrat e tyre Mariano dhe Lara gjejnë në personin e Aleksandër Dimitrovit-student në programin master në biznesin ndërkombëtar në Universitetin e Ekonomisë Kombëtare dhe Botërore dhe poliglot. Prej dy muajve të rinjtëеmësojnë gjuhën dhe kulturën bullgare në klasat e tij online.

“Gjithmonë më ka pëlqyer të prezantoj Bullgarinë përpara njerëzve prej shteteve të tjera - thotë Aleksandër. Por, ideja për këto kurse lindi në një bisedë me shokë nga jashtë, të cilët i pyeta nëse duan të mësojnë diçka në gjuhën bullgare. Pjesa më e madhe prej tyre u përgjigjën në mënyrë pohuese dhe madje më pyetën nëse mund të ftojnë dhe të njohur të vet. Kështu ne caktuam një takim, që të mund t’u japë mësim dhe t’i njohë me disa fjalë bazë. Kur e pash se ka interes, u propozova shokëve të mi të tjerë të ftojnë njerëz, të cilët po kështu duan të mësojnë diçka. Në fund të fundit u formua një grup prej 55 vetave prej 20 shteteve dhe katër kontinenteve.”

Koreja e Jugut, Brazili, Meksika, Filipinet, Kina - këto janë disa nga shtetet më të larguara për nga kultura dhe mentaliteti, në të cilat të rinjtë mësojnë gjuhën bullgare. Deri përpara dy muajve pjesa më e madhe prej tyre nuk kishin dëgjuar për vendin tonë , kurse të tjerë e kanë lidhur me legjendat e futbollit Hristo Stoiçkov dhe Dimitër Berbatov, me detin dhe me...byrekun.

“Gjatë aplikimit çdo një duhej të shkruante për motivacionin i vet për të marrë pjesë në këtë kurs - tregon Aleksandër. Në vend të parë, ka njerëz prej shteteve shumë të largëta, të cilët nuk dinë asgjë për Bullgarinë, por do të donin të mësonin një gjuhë ekzotike. Kurse të tjerë kanë qenë për pushim tek ne  dhe u ka pëlqyer shumë, prandaj ëndërrojnë  të kthehen ndonjë ditë  dhe të komunikojnë në gjuhën bullgare. Ka dhe njerëz, të cilët kanë mësuar ne vendin tonë , por nuk kanë mundur të mësojnë gjuhën bullgare dhe tani duan të përparojnë. Ka dhe studentë në linguistikë - ata interesohen prej gjuhëve dhe kjo është një mundësi shumë e mirë për ta.”

Aleksandër Dimitrov / Foto: arkiv personal

Përveç të mësojnë vet gjuhën, kursistët njihen dhe me kureshtjet historike dhe kulturore, me traditat, me letërsinë dhe muzikën. Vetë i përcaktojnë temat dhe tanimë e dinë se kush është Gjyshe Marta, cilët janë kukerët. Në ditën e Krishtlindjes do të recitojnë vjershën e vet të parë në gjuhën bullgare, duke zgjedhur midis poetëve Ivan Vazov, Geo Milev, Elisaveta Bagrjana, Asen Razcvetnikov . Iniciativa për këtë recitim  është e vatrës së kulturës “Zhvillimi-1873” në qytetin Peshtera. Videot do të vendosen në facebook-faqen “Aventura rilindëse”, kurse recituesi më i mirë do të marrë dekoratë për interpretimin e vet.

Afrimin e parë me një gjuhë të huaj Aleksandër Dimitrov e bën në moshën 5 vjeçe, kur njihet me gjuhën angleze. Në shkollë mëson gjuhën franceze, kurse aty nga fundi i gjimnazit fillon të studiojë spanjisht. Kurse në universitet kapet pas portugalishtes dhe rumanishtes. Kështu ai sot flet lirshëm pesë gjuhë të huaja.

“Formula magjike për ruajtjen e një informacioni kaq të madh dhe për këtë që të mos i ngatërrojmë gjuhët nuk ka - është kategorik poligloti. Por, kur duam të mësojmë një gjuhë të veçantë na ndihmon përqendrimi i përkohshëm vetëm mbi të.“

Njohja e kaq shumë gjuhëve hap kufijtë përpara Aleksandrit për njohje me njerëz të rinj dhe kultura të reja - jo vetëm duke vizituar mjedisin e tyre natyror. I riu punon po kështu si udhëzues i grupeve turistike për Free Sofia Tour dhe në gjuhën e turistëve të huaj zbulon kureshtjet e kryeqytetit dhe të qyteteve të tjera bullgare. Ndërkohë ai ndjek dhe qëllimin e tij të madh - ta kthejë Bullgarinë në një vend të dallueshëm i cili mbahet mend përgjithmonë.

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Arti transformon vendet e preferuara në qendër të Plovdivit

Në ditët e para të vjeshtës, banorët dhe mysafirët e Plovdivit janë të ftuar të kujtojnë hapësira të veçanta, të dashura dhe interesante në qendër të qytetit. Ky rizbulim i veçantë dhe njohje e vendeve të përvetësuara nga emocionet dhe kujtimet personale..

botuar më 24-10-02 7.35.PD

"Triumfi" - kandidati bullgar për "Oscar" triumfoi në "Trëndafilin e Artë"

Filmi "Triumfi" i tandemit regjisorial Petër Vëllçanov dhe Kristina Grozeva fitoi çmimin e madh për film artistik në Festivalin e 42-të të Kinemasë Bullgare "Trëndafilin e Artë" në Varna. Filmi mori edhe çmimin për skenarin e shkruar nga dy..

botuar më 24-09-27 11.47.PD
Prof. i Asociuar Marco Scarpa

Prof. i Asociuar Marco Scarpa: Gjuha dhe alfabeti nuk duhet të shërbejnë për të kundërshtuar njëri-tjetrin, por duhet të vlerësohen si një pasuri e përbashkët

Prof. i Asociuar Marco Scarpa hulumton trashëgiminë e Krilit dhe Metodit dhe rolin e qendrave sllavo-jugore ku janë shkruar librat në të kaluarën (të ashtuquajturat skriptoriume) dhe të letrarëve që kanë punuar në to për lulëzimin e kulturës së..

botuar më 24-09-26 7.20.PD