Masat anti-epidemike japin rezultat dhe tashmë nuk ka krahina në zonën e kuqe. Kjo u bë e qartë në mbledhjen e punës tek Kryeministri Bojko Borisov me përfaqësues të Shtabit Operativ Kombëtar dhe të Shtabit të Vaksinimit. Po ulet numri si i të infektuarve, ashtu dhe i të vdekurve nga koronavirusi. Sipas Kryeministrit me ndihmën e vaksinave vendi ynë do të mund të dalë nga epidemia deri në fund të vitit tjetër, njoftoi zyra e shtypit pranë qeverisë.
Më 26 dhjetor do të mbërrijnë në vend 10 000 dozat e para të vaksinave, ndërsa më 27 dhjetor do të fillojë fushata e imunizimit në Sofje, Plovdiv dhe Burgas dhe që ditën tjetër në qendrat e tjera të mëdha rajonale, bënë të ditur në brifingun e rregullt në Ministrinë e Shëndetësisë. Që gjatë muajit janar do të marrim 60 000 doza të vaksinës, tha Kryeinspektori Shtetëror i Shëndetësisë doc. Angell Kunçev. Së pari do të vaksinohet Ministri i Shëndetësisë prof. Kostadin Angellov, drejtorët e spitaleve dhe punonjësit mjekësorë në vijën e parë. “Pas punonjësve mjekësorë është radha e institucioneve të kujdesit shoqëror për njerëzit e moshuar dhe me çrregullime mendore, të shpërndara në tërë vendin, shtoi Kryeinspektori i Shtetëror i Shëndetësisë.
“Po punojmë mbi krijimin e një kanali të shpejtë informativ, nëpërmjet të cilit mjekët të marrin informacionin më të rëndësishëm për vaksinat”, bëri të ditur Ministri i Shëndetësisë prof. Kostadin Angellov. Përveç kësaj midis Krishtlindjeve dhe Vitit të Ri në një takim online me mjekë nga tërë vendi dikasteri do të përpiqet të ndihmojë, kështu qe me bashkëpunimin e gazetarëve informacioni për vaksinat të arrijë deri tek të gjithë qytetarët. Ministri tha gjithashtu se pëlqimi i informuar nuk do të thotë shkarkim nga përgjegjësia, por se mjeku familjar u është përgjigjur të gjitha pyetjeve të bëra.
Pacientët e shëruar gjatë javës së fundit janë 16 mijë, ndërsa të infektuarit janë pothuajse me gjysmë më pak nga të shëruarit, tha akoma Ministri.
Për nga treguesi “sëmundshmëri 14 ditore” vendi ynë ndodhet në vendin e 17 në BE, ndërsa për nga vdekshmëria është në vend të tretë.
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Agjencia e Punësimit po aplikon në kuadër të programit "Zhvillimi i Burimeve Njerëzore", pjesë e masës "Unë Zgjedh Bullgarinë". Qëllimi i operacionit është krijimi i kushteve dhe stimujve për vendosjen e përhershme në Bullgari të bullgarëve që..
Një marshim i quajtur “Kambana e Paqes” po kalon nëpër Bullgari. Iniciativa vjen nga një shoqatë gjermane me të njëjtin emër. Pjesëmarrësit besojnë fort se njerëzit e zakonshëm duhet të bëjnë gjithçka që munden për të ruajtur paqen, sidomos në kohë..
Një shfaqje ajrore mbresëlënëse do të shoqërojë festivalin legjendar të hiteve të viteve ’90 – SPICE Music. Spektakli ajror organizohet për herë të parë në kuadër të edicionit të sivjetshëm, me rastin e 20-vjetorit të krijimit të ndërmarrjes..
Dita e Domates do të zhvillohet në fillim të shtatorit në Kopshtin Botanik të Budapestit, Hungari. Lajmi u bë i ditur në faqen zyrtare në Facebook të..
“Banorët eqyteteve Veliko Tërnovo dhe Gabrovo e meritojnë të jenë kandidatura fituese për Kryeqytetin e ardhshëm Evropian të Kulturës në Bullgari, për..