Tenistja bullgare Cvetana Pironkova u zgjodh sportiste e vitit e Bullgarisë për vitin 2020. Pironkova e fitoi këtë titull për shkak të kthimit të saj gjatë vjeshtës në fushën e tenisit pas një mungese 3 vjeçare nga sporti.
Akoma në turneun e parë – Kampionati në të Hapur i SHBA-së, ajo u paraqit mrekullueshëm dhe arriti në çerekfinale. Pak pas kësaj arriti në raundin e tretë të “Roland Garros” në Paris.
Gjatë votimit në edicionin e 63 të çmimeve më prestigjioze në sportin bullgar 82 gazetarë nga 40 media i dhanë Pironkovës 732 pikë. Pas saj u radhitën mundësi Edmond Nazarjan me 525 pikë dhe boksieri Kubrat Pulev – me 259 pikë, transmetoi BTA.Karllos Nasar u bë kampioni i botës në peshëngritje në kategorinë deri në 89 kg. në Kampionatin Botëror të Meshkujve në Manama me dy rekorde botërore - në hedhjen e 183 kg. dhe në dyluftim me 405 kg. Ai gjithashtu u përpoq të përmirësonte rekordin e..
Krenaria bullgare e boksit për peshat e rënda Kubrat Pulev fitoi titullin e rregullt të Shoqatës Botërore të Boksit (WBA) në ndeshjen me Mahmud Çar në "Arena Sofja" para një publiku prej mbi 12 mijë vetash. Pulev ia mori rripin e Çarit pas një beteje të..
Talenti sportiv bullgar, 20-vjeçar Karllos Nasar, i cili u bë kampion olimpik në peshëngritje, është fitues i çmimit “Ikari Sportiv” të Fondacionit “Sporti Bullgar” për vitin 2024. Nasar fitoi medaljen e artë në Lojërat e Parisit në kategorinë 89 kg,..