Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Ofertat tona për itinerare shpirtërore gjatë fundjavës

5 mundësi për shëtitje deri në manastire të bukura afër Sofjes

Foto: Veneta Nikollova

Sofja është një qytet i privilegjuar nga pikëpamja e turizmit. Në krahinat përreth mund të shëtisni ndër natyrën e ruajtur të disa maleve, të vizitoni liqene piktoreske, kështjella mesjetare dhe arkitekturë nga përpara 200 vitesh. Radio Bullgaria ju rekomandon të vizitoni pesë vende të shenjta afër Sofjes:

Manastiri i Kremikovcit “Shën Gjergji Fitimprurësi”

Manastiri ndodhet buzë malit Stara Pllanina, rreth gjysmë orë larg qendrës së Sofjes, po të udhëtoni me veturë. Banesat e bukura, dy tempujt e restauruar, lulet dhe pastërtia – këto janë përshtypjet e para nga manastiri. Sipas legjendës ai është ndërtuar nga një nga mbretërit e fundit bullgarë – Ivan Aleksandër, që gjatë shekullit të XIV.

Në oborr ka një vend special, ku rriten lepuj dhe pallonj. Ka dhe një dyqan të vogël, ku përveç sendeve të zakonshme kishtare ofrohen produkte të fermës lokale - mjaltë, lëng prej shtogu, sapun prej dylli aromatik dhe reçel shtëpie. Më shumë hollësi për manastirin mund të lexoni KËTU.

Manastiri “Kozma dhe Damjan”

Gjendet rreth 60 km. larg Sofjes. Ka mbijetuar për mrekulli gjatë sulmeve osmane deri në shekullin e 18-të, kur u shkatërrua krejtësisht nga turqit, por u rindërtua një shekull më vonë. Në ditët e sotme manastiri është aktiv dhe mirëpret qindra mysafirë gjatë pushimeve. Po të ketë dëshirë vizituesi mund të qëndrojë në qelizat e manastirit. Ushqimi dhe akomodimi janë falas, por nëse vendosni të qëndroni më gjatë, do t'ju duhet të punoni shumë në fermën e manastirit.

Manastiri i Klisurës “Shën Petka Paraskeva” afër qytetit Bankja

Gjendet rreth gjysmë orë larg Sofjes, po të udhëtoni me veturë, afër qytetit Bankja. Përshtypje të madhe bëjnë pikturat e bukura të portave të manastirit. Manastiri është pikturuar shumë bukur edhe brenda, edhe jashtë. Është themeluar gjatë shekullit të XIII, kur në këto troje ka kaluar një procesion i madh me lipsanat e Shën Petkës Bullgare.

Manastiri i Lozenecit “Shën Spas”

Supozohet se është themeluar në shekullin e XIII-të si pjesë e Malit të Shenjtë të Vogël të Sofjes. "Shën Spas" është shkatërruar dy herë nga turqit dhe çdo herë është ringjallur si një feniks nga hiri. Pamja e tij e sotme është nga fundi i shekullit të XIX. Që nga kjo kohë janë afresket unike të shenjtorëve dhe figurave historike. Nga oborri shtrihet një pamje e bukur drejt fushës së Sofjes dhe kryeqytetit të zhytur më mjegull.

Manastiri Razboishki “Hyrja e Shën Mërisë në Tempull”

Një destinacion i shkëlqyer për shëtitje afër Sofjes, i cili gërsheton natyrën e paprekur me historinë. Rreth 70 km. larg kaosit të kryeqytetit do të gjendeni në një oazë të vërtetë të natyrës. Para jush si një mirazh do të shfaqet një pamje e paharrueshme: një kishë e vogël e bardhë në shkëmbinjtë lart mbi lumin Nishava, ndërsa poshtë do të shihni banesat dhe godinat ekonomike të manastirit.

Kisha është një nga dy tempujt e vetëm shkëmborë aktivë në Bullgari dhe historia e saj shekullore është plot peripeci.

Pse manastiri quhet "Razboishki", kush e menaxhon atë dhe në çfarë gjendje janë afresket e tij unike, këtë mund ta mësoni në video:

Për të ndjekur historinë e reporteres sonë, mund t’i rregulloni titrat për përkthim automatik në You Tube.

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva

Foto: Veneta Nikollova



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

“Die Welt” e përkufizon Sofjen si një alternativë ndaj Parisit dhe Londrës

Sofja nuk është ndër kryeqytetet më të vizituara evropiane, por ka shumë për të ofruar - qyteti është modern, duke ruajtur hijeshinë e së kaluarës. Kryeqyteti bullgar është një alternativë e mirë për Parisin dhe Londrën, shkruan edicioni bullgar i..

botuar më 24-09-08 7.35.PD

Një nga shtëpitë malore më të njohura - "Maljovica" mbushi 90 vjeç!

E vendosur në Rillën Veriperëndimore, në luginën e lumit Maljovica, shtëpia malore "Maljovica" është ndër më të njohurat në mesin e alpinistëve në Bullgari - për pushime, për të ngrënë apo pije freskuese dhe si pikënisje për një sërë majash -..

botuar më 24-09-02 4.08.MD

Primorsko e mbyll sezonin me një rritje prej 30% të turistëve

Qyteti turistik Primorsko në bregdetin tonë jugor po pret Forumin e Detit të Zi 2024, ku kompanitë dhe bashkitë më të suksesshme në rajonin e Detit të Zi do të nderohen në një ceremoni zyrtare më 6 shtator 2024 në qendër të qytetit. Për të nëntin..

botuar më 24-09-01 8.05.PD