Objekti më i vizituar në Bullgari, kështjella Carevec në Veliko Tërnovo, përsëri do të presë turistë ditën e parë të vitit 2021. Vizituesi i parë do të pritet zyrtarisht mu në orën 12.00. Turisti do të marrë si dhuratë libra dhe një ciceron, i cili t’ia tregojë kompleksin historik arkitekturor.
Carevec është muzeu i vetëm në vend i hapur për vizita pas shtrëngimit të masave anti-epidemike gjatë nëntorit.
Që nga 2 janari muzeu “Rilindje dhe Kuvend Themelues”, qendra multimediale “Carevgrad Tërnov”, kisha “40 martirët e shenjtë” dhe kisha “Krishtlindja” në fshatin Arbanasi do të hapen për vizitues individualë, transmetoi BTA.Klima e butë, ngjarje kulturore dhe mundësi për të njohur traditat vendase – këto janë vetëm disa nga arsyet pse vjeshta është koha më e përshtatshme për të vizituar Sofjen, raporton portali i njohur italian i udhëtimeve siviaggia.it , i cili së..
Vetëm 37 km nga qyteti i dytë më i madh në Bullgari – Plovdiv , dhe njëqind kilometra në juglindje të Sofjes ndodhet Pazarxhiku piktoresk. Pozicioni i favorshëm gjeografik i qytetit të lashtë është arsyeja se pse rrugët e rëndësishme tregtare..
Në sfondin e shkëmbinjve të pjerrët të Grykës së lumit Iskër, fshati Ljutibrod po shndërrohet në një simbol të turizmit të verës në Bullgari. I njohur më së shumti për Ritlite – një fenomen natyror që shënon hyrjen në rajonin veriperëndimor të..