Karakteri i vaksinimit kundër Covid-19 është ngjitës
Ministri i Shëndetësisë Profesori Kostadin Angelov raportoi një tendencë të qëndrueshme për një rritje të numrit të njerëzve të kuruar nga koronavirus në krahasim me numrin e të sapo infektuarve në brifingun e rregullt të radhës të Shtabit Operativ Kombëtar.
“Natyra e vaksinimit është ngjitëse që në ditën e parë” - në këtë mënyrë gjenerali Vencisllav Mutafçijski i përgjithësoi vërejtjet e tij nga fillimi i imunizimit kundra koronavirusit. Ai tregoi se në Akademinë Ushtarako-Mjekësore 100 dozat e caktuara nuk kanë arritur dhe është nevojitur të kthejnë shumë nga mjekët të cilët kanë paraqitur dëshirë për tu vaksinuar.
Do të pakësohen masat anti-epidemike në rast se tendenca e uljes së numrit të të infektuarve po mbetet
Në qoftë se tendenca pozitive për pakësimin e rasteve të reja ruhet të paktën edhe një javë, do të mund të mendohet për pakësimin e masave kundra epidemike, deklaroi Kryeinspektori Shtetëror i Shëndetësisë Angell Kunçev. Që nga fillimi i epidemisë afro 201 mijë veta janë infektuar me Covid-19, ndërsa të vdekurit janë afro 8000. Sipas treguesit sëmundshmëri gjatë 2 javëve të fundit vendi ynë zë vendin e 24 në Bashkimin Evropian, derisa numri i atyre të cilët e kanë humbur betejën me sëmundjen, na rendit në vendin e tretë.
Më 4 janar fëmijët dhe nxënësit deri në klasëne 4 dotë kthehen në kopshte dhe shkolla, ripohoi Ministri i Arsimit Krasimir Vëllçev.
Më 4 janar fëmijët dhe nxënësit deri në klasën e katërt do të kthehen në kopshtet e fëmijëve dhe shkolla, ripohoi Ministri i Shëndetësisë Krasimir Vëllçev. “Ministri shënoi gjithashtu se përqindja e mësuesve të sëmurë në kopshte është më e vogël sesa në shkolla dhe kjo e ripohon tezën se fëmijët e vegjël e transferojnë më rrallë koronavirusin. Megjithatë Krasimir Vëllçev shënoi se “sistemi i arsimit është i gatshëm të kalojë në distancë në çdo një moment.”
Nxënësit nga klasa e pestë deri në klasën e dymbëdhjetë do të mësojnë në distancë deri në fund të janarit
Ministri i Arsimit Krasimir Vëllçev dha akoma një urdhër për arsim në distancë deri më 31 janar të nxënësve nga klasa e pestë deri në klasën e dymbëdhjetë.
Urdhri u përket të gjithë nxënësve të këtyre klasave pavarësish nga forma e mësimit.
Test i detyrueshëm negativ për të mbërriturit nga Britania e Madhe
Që nga 1 janari 2021 ata që udhëtojnë nga Britania për në Bullgari duhet të paraqitin PCR test negativ të prezantuar 72 orë para mbërritjes së tyre në Bullgari. Pas paraqitjes së një dokumenti të tillë ata nuk duhet të vendosen në karantinë të detyrueshme. Masa u aplikua për shkak të shtamit të ri të koronavirusit COVID-19.
Për këtë qëllim do të ketë organizim të posaçëm në aeroportet në Sofje, Plovdiv, Burgas dhe Varna, transmetoi BTA.
Përqindja e njerëzve të infektuar me Covid-19 vazhdon të rritet
Rastet e reja të Covid-19 në Bullgari janë 1729. Nga 8475 teste të kryera (4605 PCR dhe 3870 - antigjeni) 20.4 për qind janë pozitive. Sipas Portalit të Unifikuar të Informacionit, për 24 orët e fundit, 4831 pacientë me Covid-19 janë në spital, nga të cilët 467 janë në kujdes intensiv. 2933 njerëz u shëruan dhe 110 pacientë vdiqën.
314 raste të reja janë identifikuar në Sofje, pasuar nga Varna me 143 dhe Plovdiv me 139.
Që nga fillimi i imunizimit mbi 4600 vaksina kundër Covid-19 janë dhënë në Bullgari, 714 prej tyre gjatë 24 orëve të fundit.
Në kushtet e Covid-19 kërkimi i banesave po rritet
Frekuentimi i ndërtesave të mëdha të zyrave në Sofje aktualisht është rreth 15-20 për qind, tha para BNR Georgi Pavlov, analist me përvojë shumëvjeçare në fushën e pasurive të patundshme. Nga ana tjetër, banesat janë fituesi i madh i krizës së koronavirusit. Gjithnjë e më shumë të rinj që punojnë në distancë po kërkojnë mundësi për të jetuar larg qytetit të madh, shtoi specialisti. Sipas tij, ky është një shans për komunat e vogla në Bullgari, sepse të rinjtë mund të ringjallin këto vendbanime. Prandaj, kryetarët e komunave duhet të marrin në konsideratë se si t'i tërheqin ata për të jetuar pikërisht në vendbanimet e tyre, është i bindur analisti.
Raportojmë një numër rekord të investimeve për vitin 2020
Në vitin 2020, u certifikuan projekte me vlerë mbi 1 miliard leva, tha Ministri i Ekonomisë Laçezar Borisov gjatë një takimi pune me Kryeministrin Bojko Borisov, cituar nga BTA. Kjo, sipas Ministrit, është një rekord në tërheqjen e investimeve në kushtet e krizës. Ka gjithsej 34 projekte, 17 prej të cilave janë në prodhime dhe shërbime të teknologjisë së lartë, tha Laçezar Borisov. Falë tyre, janë krijuar 4500 vende të reja pune, që është pothuajse dy herë më shumë se në vitin 2019.
Vazhdon promovimi i 23 projekteve ekzistuese, gjë që lejoi ruajtjen e 5134 vendeve të punës.
Gjithçka më të rëndësishme për COVID-19 në shqip mund të lexoni në seksionin tonë të posaçëm për koronavirusin.
Mund të gjeni informacion aktual për koronavirusin dhe masat në Bullgari në akoma 9 gjuhë në ueb sajtin e Radio Bullgarisë.
Temperaturat minimale të enjten do të jenë brenda kufijve të gjerë, nga minus 6° - minus 8° në vendet me mjegull, deri në rreth 5° në zonat ekstreme jugperëndimore të vendit. Në Sofje do të jetë rreth minus 1°. Gjatë ditës, vranësirat do të jenë..
Vendi ynë ka një afat gjashtëmujor deri në fund të gushtit 2025 për të rifilluar procesin e miratimit të ligjeve në lidhje me Planin e Rimëkëmbjes dhe Qëndrueshmërisë në Kuvendin Popullor. Kjo do të bëhet në një përpjekje për të kursyer pjesën më të..
Ministria e Brendshme po ecën mirë. Ka një rritje të numrit të trafikantëve të njerëzve dhe të drogës të kapur përgjatë kufijve të Shengenit. Këtë e tha ministri i brendshëm Daniell Mitov, duke iu përgjigjur pyetjes së një gazetari, gjatë prezantimit..
Nuk ka asnjë ndryshim, forcat e armatosura bullgare nuk do të dërgohen në Ukrainë, tha kryeministri Rosen Zheljazkov në një koment për takimin mes..
Bullgaria paraqiti një kërkesë për një raport të jashtëzakonshëm konvergjence bazuar në të kuptuarit se vendi i plotëson kriteret për të hyrë në..
Të mërkurën temperaturat minimale do të lëvizin nga minus 5° deri në 0°, më të ulëta në zonat verilindore deri në minus 7°. Në Sofje do të jetë rreth..