Mbi 20% prej ndërmarrjeve të vogla në vend vështirësohen për të rimëkëmbur prodhimin e vet në kushtet e krizës së Covid-19. Ato disponojnë infrastrukturë dhe personel, por nuk kanë kapital qarkullues. Mbi 75% prej ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme nuk mund të shërbejnë kreditë e tyre bankare, ndërsa vetëm 15% prej tyre kanë gjetur mundësi të reja për zhvillim në kushtet e krizës.
Të dhënat janë të një studimi të Shoqërisë Kombëtare të Biznesit të Vogël dhe të Mesëm.
Firmat në sferën e shërbimeve online, tregtisë me pakicë, furnizimeve me korrier dhe digjitalizimit kalojnë me sukses përmes pandemisë, por ato në fushën e sektorëve tradicionalë, pësojnë humbje të mëdha dhe madje nuk disponojnë strategji për kufizimin e dëmeve, tha para BNR-së kryetarja e shoqërisë Eleonora Negullova.Sipas të dhënave paraprake, Ministria e Financave pret një deficit prej rreth 6.1 miliardë levash ose 3% të Produktit të Brendshëm Bruto të parashikuar në fund të vitit 2024. “Vlerësimet parashikojnë se deficiti do të tregojë një përmirësim krahasuar..
Përfitime të rëndësishme ekonomike priten për Bullgarinë (me popullsi 6.5 milion njerëz) dhe Rumaninë (19 milion njerëz), të cilat u bënë anëtarë të plotë të zonës Shengen. Sipas vlerësimeve, Produkti i Brendshëm Bruto (PBB) ka të ngjarë të rritet me të..
Nga 2 janari, Banka Kombëtare Bullgare (BNB) hedh në qarkullim monedha përkujtimore ari me temë "Virgjëresha Mari - Molla e Artë". Monedhat kanë prerje 10, 20, 50 dhe 100 leva (përkatësisht afro 5, 10, 25 dhe 50 euro), pa një tirazh konkret, njoftoi BNB...