Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

106 vjet nga shfaqja publike e filmit të parë bullgar

Kinemaja bullgare feston sot

Aleksandër Aleksiev: Sukseset e Maria Bakallovës dhe të Teodor Ushevit janë dy shembuj jashtëzakonisht motivues për shoqërinë tonë

Kuadër nga filmi artistik bullgar “Bëllgaran është galant”
Foto: arkiv

Më 13 janar 1915 u shfaq filmi i parë artistik bullgar – “Bëllgarani është galant”. Regjisor i komedisë së shkurtër pa fjalë është Vasill Gendov, i cili luan dhe rolin e Bëllgaranit.  

Filmi nuk është i ruajtur në shirit, kurse në versionin zyrtar për asgjësimin e të gjitha kopjeve të filmave të Gendovit thuhet se, gjatë kohës së bombardimeve gjatë viteve 40 të shekullit të 20, shtëpia e tij në Sofje u dogj deri në themel, bashkë me çdo gjë brenda. Një version tjetër tregon se, pas vitit 1944 pushteti i ri asgjëson me paramendim arkivin e tij. Cilado që të jetë e vërteta, data për shfaqjen e parë publike të këtij filmi,  vite më vonë është afirmuar si Dita e Kinemasë Bullgare.

Vasill Gendov

Gjatë vitit të kaluar 2020, si të gjitha sferat e tjera të jetës shoqërore, kështu dhe arti i shtatë vuajti rëndë nga pandemia me Covid-19. Masat kundra epidemike imponuan mbylljen e salloneve të kinemave, gjë e cila  nga ana tjetër lejoi platformat gjithnjë e më agresive streaming, shumë shpejt të zëvendësojnë boshllëkun e krijuar.

“Është e mjerë që në këtë moment nuk është e mundur të shkojmë në kinema dhe qetësisht të zhytemi në këtë hapësirë kaq shpirtërore dhe të shkëlqyer”-deklaroi në një intervistë për Radio Bullgarinë aktori dhe producent Aleksandër Aleksiev:

Aleksandër Aleksiev

“Por nga ana tjetër, kemi prani deri tek filma me cilësi dhe përmes të ashtuquajturave platforma streaming. Kjo gjithmonë do të jetë një metodë e preferuar për disa, por unë sinqerisht shpresoj se kinemaja nuk do të zhduket, kurse njerëzit, të cilët pëlqejnë të përjetojnë këto emocione në sallonin e kinemasë, do të kthehen aty, kur kjo do të bëhet përsëri e mundur dhe e parrezikshme. Por, me rëndësi është se në këtë moment kemi alternativë, nga e cila të mund të marrim nga ky ushqim shpirtëror”.

Ditët e para të këtij viti na sollën dy shkaqe të mëdha të krenohemi me arritjen e dy artistëve tanë të talentuar - Teodor Ushev, qe i zgjedhur për animatori më me ndikim në botë për 25 vjetët e fundit, kurse artistja Maria Bakallova u bë e njohur me rolin e saj në komedinë e njohur parodie, dhe qe dekoruar nga kritikët e kinemasë në Shtetet e Bashkuara për një mbështetje më të mirë të rolit femëror.

Teodor Ushev, Maria Bakallova

Sipas fjalëve të Alek Aleksievit, me arritjen e vet Bakallova mundi të hapë rrugën drejt Hollivudit  jo thjesht për një pjesë të madhe nga aktorët bullgarë, por dhe për një pjesë jo të vogël të evropianëve lindor. Kurse nga ana e vet, Teodor Ushev ia dedikon suksesin e tij punës së gjithanshme dhe të palodhur dhe rrugës së kaluar të gjatë:

“Në këtë kuptim këta janë dy shembuj të ndryshëm por, shumë motivues. Ato duhet të na shërbejnë për dëshmi se, kjo mund të rastis, dhe se sukseset e tyre janë të arritshme. Ne duhet të jemi gati për fatin tonë dhe të mos ta lëshojmë”.

Sa i përket mundësisë që filmi bullgar të korrë sukses, duke shkaktuar një jehonë në të gjithë botën, aktori është më tepër skeptik.

“Kjo është shumë e vështirë, meqenëse tregu ynë është mjaft i vogël, qëndrimi, interesi dhe kërkimi i filmave vendas nga ana e publikut  nuk është shprehur mjaft fortë. Përndryshe ka filma, të cilat bëhen në Bullgari kurse jashtë shtetit korrin suksese të mëdha. Të tillë janë ata të Stefan Komandarevit, të Petër Vëllçanovit dhe të Kristina Grozdevës , të Jana Titovës e të tjerë.”

Gjatë disa vjetëve të fundit u bëmë dëshmitarë të një ndryshimi të plotë në përfytyrimet tona për filmin me seri. Tanimë është krejtësisht normale që buxheti për një film të tërë artistik të shpenzohet për filmimin e një episodi të vetëm nga seria televizive. Pavarësisht se këto fakte të na detyrojnë të ëndërrojmë që dikur në Bullgari të realizohet një produksion i madh, shpërndarja e të cilit nëpër botë të pritet me padurim, nuk duhet të harrojmë arritjen e serisë televizive bullgare “Nën fshehtësi”. Katër sezonet e tij deri në këtë moment janë të shitur dhe të parë në mbi 142 vende.

“Nën fshehtësi”

Sivjet Dita e Kinemasë Bullgare do të festohet në mënyrë jo tradicionale. Në zonën kohore 16.00-24.00 në video platformën www.neterra.tv/plus do të mund të shikohen falas 16 filma dokumentarë dhe 23 filma artistikë bullgarë nga vitet e fundit.

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva

Foto: arkiv, BNT, Borjana Pandova, Facebook/Maria Bakallova/Aleksandër Aleksiev, neterra.tv


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

"Triumfi" - kandidati bullgar për "Oscar" triumfoi në "Trëndafilin e Artë"

Filmi "Triumfi" i tandemit regjisorial Petër Vëllçanov dhe Kristina Grozeva fitoi çmimin e madh për film artistik në Festivalin e 42-të të Kinemasë Bullgare "Trëndafilin e Artë" në Varna. Filmi mori edhe çmimin për skenarin e shkruar nga dy..

botuar më 24-09-27 11.47.PD
Prof. i Asociuar Marco Scarpa

Prof. i Asociuar Marco Scarpa: Gjuha dhe alfabeti nuk duhet të shërbejnë për të kundërshtuar njëri-tjetrin, por duhet të vlerësohen si një pasuri e përbashkët

Prof. i Asociuar Marco Scarpa hulumton trashëgiminë e Krilit dhe Metodit dhe rolin e qendrave sllavo-jugore ku janë shkruar librat në të kaluarën (të ashtuquajturat skriptoriume) dhe të letrarëve që kanë punuar në to për lulëzimin e kulturës së..

botuar më 24-09-26 7.20.PD
Zhivko Sedllarski

“Zonjat e çelikut” të skulptorit me famë botërore Zhivko Sedllarski parakalojnë edhe në Bullgari

Modë që nuk vishet, por të frymëzon. Fustane të bukura, por jo prej dantelle apo mëndafshi, por prej metali. Skulpturat e krijuesit Zivko Sedlarski janë në pronësi të muzeve, galerive dhe koleksioneve private në 3 kontinente, duke i dhënë atij..

botuar më 24-09-21 9.25.PD