Bullgaria, Rumania dhe Serbia përpunojnë 3 projekte strategjike për zhvillim në rrjedhën e lumit Danub. Në takimin e punës me koordinatorë kombëtarë për strategjinë danubiane zëvendësministrja regjionale Denica Nikollova tha se ato financohen në kuadrin e programeve transkufitare të BE-së.
Projekti me Rumaninë është për studimin e tërësishëm të bregut bullgar dhe atij rumun, që të tregohen vendet e përshtatshme për ndërtimin e urëve të reja, porteve dhe trageteve. Një projekt tjetër është për përfundimin e shtegut për çiklistë – Euro Velo 6 në territorin bullgar dhe atë rumun.
Projekti me Serbinë është për furnizimin e pajisjeve moderne dhe trajnimin e shërbimeve për mbrojtje të popullsisë nga fatkeqësitë natyrore, transmetoi BTA.Gjatë mbledhjes së Këshillit të BE-së për Bujqësi dhe Peshkim në Bruksel, Ministri në detyrë i bujqësisë dhe ushqimit, Dr. Georgi Tahov, kërkoi masa mbrojtëse kundër importit të mjaltit me origjinë ukrainase në Bullgari. Rumania ka mbështetur thirrjen e..
Edicioni i nëntë i projektit “Poezia në metro” hapet sot dhe do të vazhdojë deri më 23 dhjetor. Iniciativa e Institutit të Kulturës Polake në Sofje do t'u japë një mundësi banorëve të Sofjes dhe mysafirëve të Sofjes që të shijojnë poezinë evropiane kushtuar..
Gjatë natës moti do të jetë kryesisht i kthjellët me vranësira të shpërndara të larta. Era do të dobësohet. Në orët e mëngjesit do të formohet mjegull afatshkurtër në disa vende në ultësira, lugina dhe përreth trupave ujorë. Temperaturat minimale do të..
Ministri i Jashtëm në detyrë Ivan Kondov dhe homologu i tij shqiptar Igli Hasani konfirmuan angazhimin e vendosur të të dy vendeve për zbatimin e..
Ministri i punëve të jashtme Ivan Kondov mori pjesë në takimin e ministrave të punëve të jashtme të vendeve anëtare të Nismës së Evropës Qendrore (CEI),..
Këshilli i Ministrave miratoi një projekt-marrëveshje donacioni midis Organizatës Botërore të Shëndetësisë dhe Bullgarisë për dhënien e një kontributi..