Bullgaria, Rumania dhe Serbia përpunojnë 3 projekte strategjike për zhvillim në rrjedhën e lumit Danub. Në takimin e punës me koordinatorë kombëtarë për strategjinë danubiane zëvendësministrja regjionale Denica Nikollova tha se ato financohen në kuadrin e programeve transkufitare të BE-së.
Projekti me Rumaninë është për studimin e tërësishëm të bregut bullgar dhe atij rumun, që të tregohen vendet e përshtatshme për ndërtimin e urëve të reja, porteve dhe trageteve. Një projekt tjetër është për përfundimin e shtegut për çiklistë – Euro Velo 6 në territorin bullgar dhe atë rumun.
Projekti me Serbinë është për furnizimin e pajisjeve moderne dhe trajnimin e shërbimeve për mbrojtje të popullsisë nga fatkeqësitë natyrore, transmetoi BTA.Ditën e premte era nga jugu do të forcohet dhe do të jetë mesatare dhe e fortë, në vendet paraballkanike dhe në shpatet veriore të maleve nga Bullgaria Jugore – me stuhi. Vranësirat do të jenë të shpërndara, të konsiderueshme në zonat perëndimore, por..
Sipas një analize të Operatorit të Sistemit të Energjisë Elektrike, mungesa e energjisë elektrike pritet që në janar dhe shkurt. Në një konferencë tematike të organizuar nga Qendra për Studimin e Demokracisë në Sofje, Deljan Dobrev nga GERB shpjegoi..
Nënpresidentja Ilijana Jotova tha, se tekstet e ndryshuara në Kushtetutë u kthyen kundër krijuesve të tyre. Jotova komentoi para gazetarëve se “për shkak të këtyre ndryshimeve në Kushtetutë, sot nuk mund të zgjidhet kryetari i Kuvendit Popullor”...
Në Ditën Ndërkombëtare për Eliminimin e Dhunës ndaj Grave para ndërtesës së Gjykatës së kryeqytetit do të mbahet një marsh proteste organizuar nga..
Pas takimit me homologun vietnamez Lëong Cëong në Hanoi, presidenti Rumen Radev theksoi se Bullgaria do të vazhdojë të mbështesë përpjekjet për..
Sofja do të presë festat e Krishtlindjeve dhe Vitit të Ri me dekorime të shkëlqyera në të gjitha zonat e qytetit. Theksi kryesor në transformimin e..