Në qoftë se i pyesni bashkatdhetarët tanë se cila është gjella tipike bullgare përgjigja e zakonshme në shumicën e rasteve do të jetë “fasulja”. Çorba aromatike e fasules gjithmonë ka qenë pjesë e trapezës bullgare. Ndërsa lloji më i njohur i fasules bullgare është ai i fshatit Smiljan.
Smiljan është një nga vendbanimet më të vjetra në Rodopet e Mesme, ndodhet vetëm 15 km. larg qytetit Smoljan dhe është një parajsë e vërtetë për turistët. Jo vetëm për shkak të kuzhinës së shëndetshme vendase, ku mbizotërojnë gjellët prej fasulesh! Në qoftë se e vizitoni këtë kënd të egër do të mbeteni të mahnitur nga arkitektura vendase. Shtëpitë e Smiljanit janë ndërtuar prej guri dhe druri dhe dëshmojnë për historinë shekullore të kësaj krahine.
Smiljan është dislokuar në rrjedhën e sipërme të lumit Arda dhe është një pikë fillestare për shëtitje në mal. Turistët mund të vizitojnë shpellën e afërt "Uhlovica", të zbresin në zonën e “Garga Dere dhe në Konakët Agushevi - ansambli më i madh feudal i ruajtur në malin Rodope, etj.
Vendi është më i gjallëruar në fund të vjeshtës, kur këtu mbërrijnë vizitues nga tërë vendi, që të jenë të pranishëm në festivalin kushtuar fasuleve vendase. Programi i tij gëzon mysafirët me ngjyrat e kostumeve popullore të Rodopeve dhe shijen e fasuleve.
Më shumë hollësi për këtë kënd parajse mund të lexoni në artikullin nga koleksioni i Radio Bullgarisë “Për fshatin Smiljan, fasulen, kandidaturën për Guinness-in dhe ajrin e pastër”.
Foto: Qendra e Informacionit për Vizitorët - SmiljanKatedralja Patriarkale “Shën Aleksandër Nevski” kremton sot festën e saj. Tempulli i shenjtë, simboli i kryeqytetit bullgar, është një tempull monument, i ndërtuar "si shenjë mirënjohjeje ndaj popullit rus për Çlirimin e Bullgarisë nga pushtimi osman në..
Trupat tokësore në Bullgari po shënojnë festën e tyre ushtarake. Në një njoftim për shtyp të Ministrisë së Mbrojtjes, theksohet se më 19 nëntori mbushen 139 vjet nga fitorja e lavdishme në Slivnica dhe 146 vjet nga krijimi i forcave tokësore bullgare. Kjo..
Më 16 nëntor 1878 lindi Mihajllo Parashçuk - skulptori ukrainas që krijoi elemente arkitekturore nga dekorimi i disa prej ndërtesave më të bukura në kryeqytetin bullgar. Rruga e tij nisi nga fshati Varvarinci (atëherë brenda kufijve të Perandorisë..
Më 17 shkurt 2025 mbushen 17 vjet nga shpallja e pavarësisë së Kosovës. Në këtë ditë në vitin 2008 Kosova u bë shteti më i ri në botë pas shpalljes së..