Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Në qytetin Jamboll gjetën një shishe me mesazhe të nxënësve që nga viti 1988

Foto: arkiv

Përpara më shumë se 30 vjetëve, nxënës nga qyteti Jamboll i mbyllin ëndrrat e veta për të ardhmen në një shishe prej qelqi dhe e groposin. Përpara ca kohe mesazhet e tyre ishin zbuluar gjatë përmirësimit të një terreni i cili gjendet në afërsi me vendin, ku është gjendur shkolla fillore “Shenjtorët Kirill dhe Metodij”.

Në disa dhjetëra fletushka të vogla prej fletoreje shkollore, fëmijët kanë treguar dhe kanë ndarë mendimet e tyre se cilët duan të bëhen kur të rriten. Mes profesioneve të ëndërruara, më shpesh të treguara në to, janë këto të mësuesve, mjekëve, pilotëve.

Butilja dhe mesazhet me datë 1 qershor 1988 do të dorëzohen në Muzeun Regjional Historik, ku shpresojnë që ndonjë prej autorëve të atëhershëm të vegjël të lidhen me ta dhe të tregojnë për fatet e veta.




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Në kohë pikante dhe Krishtlindjа jonë është djegëse

Shija pikante është një kulturë. Aleksandër Kjurkçiev - Sando, themeluesi i një ferme për speca djegëse pranë Sofjes dhe muzeut të parë për speca djegës në vendin tonë, është i bindur për këtë. Ai organizoi për të dytin vit radhazi festivalin “Chilli..

botuar më 24-12-07 7.00.PD

Banorët e qytetit Çernomorec "kyçin" detin

Qyteti bregdetar Çernomorec shënon festën e tij në Ditën e Shën Nikollës Çudibërësit. Shën Nikolla nderohet si shenjtor mbrojtës i peshkatarëve dhe marinarëve. Çdo vit në këtë datë organizohet një procesion litik me ikonën mrekullibërëse të Shën..

botuar më 24-12-06 6.10.PD

Sofja tashmë disponon sheshin më të madh të patinazhit në Ballkan

Sheshi i akullit më i madh në Gadishullin Ballkanik “Ice Park” ndodhet në Sofje. Parku i akullit i sapohapur zë një sipërfaqe totale prej 11,000 metrash katrorë, me një fushë akulli prej 4,000 metrash katrorë. Tre sheshe patinazhi të mëdha janë të lidhura..

botuar më 24-12-05 10.01.PD