Imuniteti kundër Covid-19 mbetet edhe kur antitrupat ulen
Pas sëmundjes ose vaksinimit kundër Covid-19, mbrojtja e organizmit të njeriut ruhet edhe kur antitrupat bien. Kjo u njoftua nga drejtori i Qendrës Kombëtare të Sëmundjeve Infektive dhe Parazitare, Profesor Todor Kantarxhiev gjatë një leksioni në internet mbi këtë temë.
Ende nuk është e qartë se sa është imuniteti afatgjatë pas vaksinimit, por vaksina ndoshta nuk do të duhet të bëhet çdo vit, sipas profesorit Kantraxhiev.
2 milion bullgarë do të vaksinohen deri në fund të vitit
Nëse BE miraton një prodhues vaksinash jashtë komunitetit, Bullgaria nuk do të hezitojë dhe do të blejë, tha Ministri i Shëndetësisë Kostadin Angelov. Ai tha para parlamentit se vendi do të merrte 13 milion doza. Ato garantojnë imunizimin e të gjithë popullsisë. Janë të siguruara sasi të barabarta të secilës specie. Sipas popullsisë, Komisioni Evropian ka llogaritur kuotat për secilin vend. Sasitë e kuotave mund të rinegociohen midis vendeve anëtare, njoftoi BTA.
Për shkak të furnizimeve të pabarabarta, nuk ka afate në planin kombëtar të vaksinimit. Shumë shpejt do të ketë informacion të detajuar se ku dhe në cilat kabinete do të bëhet imunizimi. Deri në fund të vitit, 2 milion bullgarë do të vaksinohen, tha ministri.
Mezi 1/3 e stafit në firmat është gati të imunizohet
Një sondazh i Dhomës Tregtar Ekonomike Bullgare tregon, se 34 për qind nga menaxherët njoftojnë se ka interes nga nëpunësit të vaksinohen kundër koronavirusit. 22 për qind e kompanive nuk kanë interes, ndërsa ½ e të anketuarve nuk mund të japin mendim.
Shumë dëshirojnë të presin dhe do të fillojnë vaksinimin kur ka një zgjedhje të vaksinave dhe një informacion të pasur në lidhje me efektet e imunizimit.
Sipas 42 për qind vaksinimi do të favorizojë kthimin në regjimin normal të punës dhe të jetës. Për 47 për qind asgjë nuk do të ndryshojë, njoftoi BTA.
Më shumë se ½ e ndërmarrjeve nuk e aprovojnë vaksinimin e detyrueshëm në rast udhëtimi jashtë vendit.
Duan anulimin e provimeve të ndërmjetme në klasën IV dhe X
Avokatja e Popullit Diana Kovaçeva i rekomandoi Ministrit të Arsimit që të anulojë provimet nga Vlerësimi i Jashtëm Kombëtar pas klasës IV dhe X. Arsyeja e letrës drejtuar Ministrit janë ankesat dhe nënshkrimet e prindërve te mbrojtësi publik. Avokatja e Popullit kujton gjithashtu problemin e pabarazisë digjitale, për shkak të mungesës së pajisjeve elektronike dhe internetit për shumë nxënës.
6 për qind rezultuan pozitivë për Covid-19 në 24 orët e fundit
Ka 455 raste të reja të koronavirusit në 24 orët e fundit nga 7674 teste. Gati 6 për qind e mostrave janë pozitive, sipas Portalit të Unifikuar të Informacionit. Të infektuarit e konfirmuar në vend që nga fillimi i pandemisë janë 213 846. Rastet aktive janë 27 769. Në spital janë të shtruar 3045 pacientë, prej tyre 297 janë në njësitë e kujdesit intensiv.
Të vdekurit nga koronavirusi në 24 orët e fundit është 90 veta. Me ta, numri i përgjithshëm i vdekjeve nga Covid-19 arriti në 8741 persona.
2256 njerëz u shëruan gjatë 24 orëve të fundit.
177 354 janë të shëruarit që nga fillimi i pandemisë.
1124 u imunizuan gjatë 24 orëve të fundit. Deri më tani, 25 251 njerëz u vaksinuan.
Nuk ka rregulla të përbashkëta për veprim kundër pandemisë në BE
Fatkeqësisht, virusi bën mutuacione dhe nuk ka asnjë rregull të përgjithshëm për t’u ndjekur, komentoi Kryeministri Bojko Borisov pas mbledhjes online të Këshillit të Evropës. Shtetet anëtare veprojnë në përputhje me rrethanat. Mënyra aktuale e veprimit në Bullgari është e saktë me mobilizimin e shoqërisë, me distancë, me marrjen e masave jashtëzakonisht liberale krahasuar me vendet e tjera.
Vaksinimi në Bullgari kryhet në mënyrën më të arsyeshme, të ekuilibruar dhe korrekte, duke përfshirë sigurimin që ata që morën dozën e parë të vaksinës do të marrin dhe dozën e dytë, tha Borisov. Kryeministri beson se për momentin në BE nuk do të merret asnjë vendim për të mbyllur kufijtë dhe për të bllokuar tregun unik, njoftoi BTA.
Gjithçka më të rëndësishme për COVID-19 në shqip mund të lexoni në seksionin tonë të posaçëm për koronavirusin.
Mund të gjeni informacion aktual për koronavirusin dhe masat në Bullgari në akoma 9 gjuhë në ueb sajtin e Radio Bullgarisë.
Të mërkurën temperaturat minimale do të lëvizin nga minus 5° deri në 0°, më të ulëta në zonat verilindore deri në minus 7°. Në Sofje do të jetë rreth minus 1°. Gjatë ditës në Bullgarinë Perëndimore do të mbajë mot kryesisht i vranët, ndërsa në..
Revista LIK e Agjencisë Telegrafike Bullgare (BTA) ia kushtoi numrin e saj të muajit shkurt Radios Kombëtare Bullgare (BNR). Ajo u prezantua sot, 25 shkurt, në një event të veçantë në Lobin e Mermerit të BNR-së. 25 janari shënoi 90 vjetorin e..
“Analiza e gjendjes dhe përgatitjes së Forcave të Armatosura në vitin 2024” u prezantua në kuadër të Konferencës Vjetore të Shefit të Mbrojtjes Admiral Emill Eftimov në Sofje. Në fjalimet e tyre në këtë ngjarje, si presidenti Rumen Radev, ashtu..
Sipas të dhënave të Eurostat-it, Bullgaria përmbush edhe kriterin e fundit për eurozonën - stabilitetin e çmimeve. Kështu ka bërë të ditur në fillim të..
Mbështetja bullgare për pavarësinë, sovranitetin dhe integritetin territorial të Ukrainës u riafirmua sot nga kryeministri Rosen Zheljazkov. Ai mori..
Temperaturat minimale të martën do të lëvizin nga minus 5 deri në 0°, në verilindje deri në minus 11°. Në Sofje do të jetë rreth minus 3°. Paradite..