Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Covid-19 në Bullgari: Dita e 323

Foto: arkiv

Do të blejmë vaksina ruse dhe kineze nëse Evropa i miraton ato

Versioni optimist parashikon 1.5-2 milion të imunizuar kundër Covid-19 deri në fund të gushtit, tha para BNR Prof. Todor Kantarxhiev, drejtor i Qendrës Kombëtare të Sëmundjeve Infektive dhe Parazitare. Ai theksoi se në mënyrë që të shmanget një mungesë e mundshme e vaksinave, shteti do të kërkojë mundësi të tjera - përfshirë këta ruse dhe kineze, nëse rregullorja evropiane i njeh ato.

Këtë javë, për herë të parë, kemi më pak se 100 të infektuar për 100 000 njerëz në një periudhë 14-ditore, shtoi ai. Sipas tij, hapja graduale e restoranteve do të bëhet në prill. Për shkak të tendosjes së re, lirimi i masave do të jetë “i kujdesshëm dhe hap pas hapi”.


370 mln leva ndihma për biznesin gjatë muajve të ardhshëm

Më shumë se 8000 kompani, të cilat aplikuan për mbështetje nga shteti, do të marrin një total prej 116 milion leva nga 25 janar nga Programi Operativ “Inovacioni dhe Konkurrenca”, tha Ministri i Ekonomisë Laçezar Borisov për BNR. Veçmas, 250 000 vende pune tashmë u mbështetën nën masën 60/40 dhe 29 milion leva u paguan për ata që janë të punësuar në industritë e restoranteve, turizmit dhe transportit.

Në muajt e ardhshëm, gati 370 milion leva do të arrijnë biznesin si ndihmë nga shteti për shkak të bllokimit të dytë, shtoi ministri. Sipas tij, 2020 përfundon me një rënie prej rreth 4 për qind. “Ndoshta këtë vit do të kemi rritje ekonomike që do të mbulojë rreth 80 për qind të asaj që u humb gjatë krizës”, tha ai.


Përafërsisht numër i barabartë i atyre që janë infektuar dhe shëruar nga koronavirusi

266 raste të reja të Covid-19 u zbuluan në 24 orët e fundit në 4479 teste, sipas të dhënave nga Portali i Unifikuar i Informacionit. Përqindja e mostrave pozitive mbetet e ulët - gati 6 për qind e të gjithë të testuarve. Shumica e të infektuarve rishtas janë në Sofje - 66, në Burgas - 36 dhe në Varna - 25.

286 njerëz u shëruan, 12 vdiqën.

2857 pacientë mbetën në spital, 281 prej tyre në njësitë e kujdesit intensiv.

4 mjekë u infektuan me koronavirus ditën e fundit, për një total prej 9388 që nga fillimi i epidemisë.

18 persona u imunizuan dhe me ta numri i përgjithshëm u bë 26 119 - 4610 përfshirë edhe dozën e dytë të vaksinës.


Vendi ynë nuk është i kërcënuar nga shtami i ri i Covid-19

Nuk ka gjasa që shtami i ri i Covid-19 të përhapet aq shpejt sa në Mbretërinë e Bashkuar, tha për bTV Dr. Nikollaj Brënzallov, Zëvendës Kryetar i Bashkimit të Mjekëve Bullgarë. Ne nuk kemi një lëvizje të tillë të njerëzve dhe kaq shumë grupe etnike, tha ai. Në lidhje me masat antiepidemike, mjeku tha se ne ende nuk kemi arritur nivelet fillestare të sëmundshmërisë, kështu shifrat do të tregojnë që kur ato do të lehtësohen.

Ai i këshilloi njerëzit të qetësohen dhe të mos përqendrohen vetëm mbi koronavirusin. “Pacientët me sëmundje kronike kanë frikë të vizitojnë spitalet për shkak të Covid-19, por sëmundjet e tyre kërkojnë monitorim aktiv”, përfundoi ai.


Koronavirusi është i shërueshëm kur zbulohet në kohë

“Që prej tre muajve jam në fushën e pandemisë së koronavirusit dhe mund të them se kjo sëmundje është e shërueshme”, tha për Nova TV Dr. Nikollaj Uvaliev nga “Axhibadem Siti Klinik – Mladost”. Ai shpjegoi se gjëja më e rëndësishme është kapja e momentit kur ndryshimet janë të kthyeshme.

Sipas mjekut, rreziku i madh në rast të një vale të re infeksioni do të jetë në lidhje me të sëmurët rëndë, me vendosjen e tyre për trajtim. Dhe megjithëse javët e fundit tensioni lidhur me pacientët e sapo infektuar u ul, kjo nuk vlen për njësitë e kujdesit intensiv, komentoi ai.

Dr. Nikollaj Uvaliev bëri thirrje për të kërkuar ndihmë mjekësore në shfaqjen e simptomave të para.


Vaksinat nuk ndryshojnë informacionin gjenetik

“Frika e njerëzve se vaksinat e koronavirusit do të ndryshojnë informacionin e tyre gjenetik janë të pabazuara”, tha alergologu Prof. Georgi Hristov për Nova TV. Ai shpjegoi se një molekulë e ARN-së artificiale futet në trup përmes një shiringe, e cila nuk arrin në bërthamën e qelizës. Sipas tij, nuk është e vërtetë që vaksinat e ARN-së, të cilat tani përdoren për imunizim kundër Covid-19, u zhvilluan brenda një viti. Platforma për vaksinat, bazuar në teknologjinë ARN, daton që nga viti 1990, shpjegoi ai. Prof. Georgi Hristov i këshilloi njerëzit të mos besojnë në asnjë informacion që nuk është verifikuar dhe provuar.


Gjithçka më të rëndësishme për COVID-19 në shqip mund të lexoni në seksionin tonë të posaçëm për koronavirusin.

Mund të gjeni informacion aktual për koronavirusin dhe masat në Bullgari në akoma 9 gjuhë në ueb sajtin e Radio Bullgarisë.




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Rosen Zheljazkov

Kryeministri edhe një herë shprehu bindjen se nuk do të ketë personel ushtarak bullgar në Ukrainë

Nuk ka asnjë ndryshim, forcat e armatosura bullgare nuk do të dërgohen në Ukrainë, tha kryeministri Rosen Zheljazkov në një koment për takimin mes presidentëve amerikanë dhe francezë Donald Trump dhe Emmanuel Macron në Shtëpinë e Bardhë ...

botuar më 25-02-25 1.01.MD
Rosen Zheljazkov

Bullgaria kërkoi një raport të jashtëzakonshëm të konvergjencës për euron

Bullgaria paraqiti një kërkesë për një raport të jashtëzakonshëm konvergjence bazuar në të kuptuarit se vendi i plotëson kriteret për të hyrë në eurozonë, tha kryeministri Rosen Zheljazkov, në hapjen e një kapaciteti të ri prodhimi në Sofje. “Ka shumë..

botuar më 25-02-25 11.33.PD

Parashikimi i motit për 25 shkurtin

Temperaturat minimale të martën do të lëvizin nga minus 5 deri në 0°, në verilindje deri në minus 11°. Në Sofje do të jetë rreth minus 3°. Paradite përgjatë lumenjve mund të ketë mjegulla. Gjatë ditës do të ketë reshje të dobëta shiu vende-vende..

botuar më 25-02-24 7.25.MD