Pandemia me koronovirusin shkaktoi një kolaps të paparë në industrinë e turizmit, që siguron rreth 12% nga Produkti i Brendshëm Bruto të vendit. Ata të cilët punojnë në degë alarmojnë, se gjatë vitit të kaluar vizitorët dhe qarkullimi në shtëpitë e miqve ka rënë ndjeshëm. Për shkak të situatës me Covid-19 tanimë ka shpallje për shitjen e hoteleve të vogla familjare tek ne, pohon kryetarja e Shoqatës së Shtëpive Turistike në Bullgari Veronika Këneva. Ajo apeloi për masa serioze në përkrahje të pronarëve të shtëpive turistike.
“Programi i parë që ata filluan ishte për konkurrencën - ve në dukje Këneva. Shteti na jepte 10% nga qarkullimi, por me kushte të caktuara. Kështu për shembull firmat me një qarkullim nën 30 000 leva ose 15 000 euro nuk mund të aplikojnë. Dhe njerëzit e ndiejnë veten të diskriminuar. Pse duhet të jemi të përjashtuar? Madje sikur dhe 1000 leve ose 500 euro të marrësh - kjo është një farë ndihmë. Në sajë të bullgarëve, të cilët gjatë kësaj vere preferuan shtëpitë turistike përpara hoteleve, ne kishim punë dhe mundëm të përballojmë disa dëme dhe të mund të paguajmë taksat. Por, gjatë muajit tetor, me shtimin e të infektuarve, njerëzit filluan të anulojnë rezervimet. Prej 12 vjetëve unë punoj këtë dhe për herë të parë në festën e studentëve nuk kishim klientë”.
Sipas kryetares së Shoqatës të Shtëpive Turistike në Bullgari, shteti duhet të përfshijë hotelet e vogla familjare në të gjitha masat e veta, të lidhura me përkrahjen e veprimtarive turistike, dhe po kështu dhe të atyre të cilët vetë sigurohen. Për shembull pronarët e shtëpive turistike nuk ka sesi të punësojnë personel, me kusht se, do të kenë 2-3 muaj punë gjatë verës dhe në dimër vetëm gjatë kohës së festave. “Nëse ne punësojmë një njeri ne duhet t’i sigurojmë atij një ditë pune 8 orësh, dhe prandaj jemi persona të cilët vetë sigurohen. Por, shteti nuk i përkrah njerëzit të cilët vetë sigurohen dhe gjatë një falimentimi eventual, ne nuk do të marrim asnjë qindarkë kompensim - komenton Veronika Këneva.
Në krahasim me vitin 2019, gjatë vitit të kaluar fjetjet në një nga bujtinat turistike në fshatin Kylevça - rrethi i qytetit Shumen janë pakësuar me afro 50%. “Dhe derisa nuk ka të ardhura të mjaftueshme, pakësojmë dhe përmirësimet e planifikuara vjetore të bazës”, sqaroi pronarja Galina Radneva. Por, nëse në ngjashmëri të kolegëve të saj të tjerë, ajo ka aplikuar për kredi konsumi për personat fizik pa interes ?
“Jo, ne aplikuam mbi një masë tjetër - për shumën nga 3 deri më 10 mijë leva/1500-5000 euro/ për të mbuluar shpenzimet rrjedhëse - për rroga, sigurime, dhe na dhanë 3000 leva/1500 euro/. Kishte muaj pa asnjëfarë të ardhurash, kurse sigurimet duhet të paguhen, pavarësisht se nuk kemi të ardhura”, tha Radneva. Sipas saj, një nga variantet për mbështetjen e shtëpive turistike është të pakësohen sigurimet, sepse ato janë të njëjta si për shtëpitë për miq me 5 dhoma, kështu dhe për hotelet me 5 yje të cilët kanë 100 dhomë. “Kjo është shumë e padrejtë. Po punojmë në një situatë shumë të pasigurt, nëse mund të themi se po punojmë” - tha si përfundim Galina Radneva.
Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
Foto: arkiv, Shoqatës së Shtëpive Turistike në Bullgari
Një kompleks i ri historik në Trojan tregon për heroizmin e bullgarëve vendas që morën pjesë në Luftërat Ballkanike (1912-1913), Lutën e Parë dhe Luftën e Dytë Botërore. Kompleksi paraqet historinë e Regjimentit të 34-të të Këmbësorisë së..
Kombinimi i një klime të favorshme, natyrës së bukur dhe ujërave të shumta minerale dhe baltës shëruese në Bullgari është i përshtatshëm për zhvillimin e mjekimeve të ndryshme në resortet tona. Në Kongresin e 11-të Vjetor të Unionit Bullgar të..
Fshehur nga vështrimi i turistit masiv, fshatrat e Danubit janë një magnet për adhuruesit e natyrës në kërkim të privatësisë dhe përvojave autentike. Këta udhëtarë zgjedhin fshatra të vegjël bregdetare si Srebërna, Gigen, Vetren, Novo Sello e të tjerë,..
Tërheqësja e vjetër në fshatin Govedarci, bashkia e Samokovit në malin Rilla, do të modernizohet në një teleferik me katër ulëse me një kapacitet prej..
Bullgaria, e vendosur në qendër të qytetërimeve të lashta, ofron pamje mbresëlënëse historike, të rrethuara nga brigjet më të mira të Detit të Zi dhe..