Kombinimi i një klime të favorshme, natyrës së bukur dhe ujërave të shumta minerale dhe baltës shëruese në Bullgari është i përshtatshëm për zhvillimin e mjekimeve të ndryshme në resortet tona.
Në Kongresin e 11-të Vjetor të Unionit Bullgar të Balneologjisë dhe Turizmit Spa, Prof. e Asociuar Antoaneta Grozeva, Drejtoreshë e Kolegjit Mjekësor në Universitetin e Burgasit "Prof. Dr. Asen Zllatarov" theksoi se vendi ynë ka mbi 100 vjet traditë në balneoterapi, njoftoi BTA. Në kongresin dyditor në Burgas (9-10 shtator 2024). Prof. e Asociuar Grozeva theksoi gjithashtu se Bullgaria, si një vend i vendosur në Detin e Zi, ka shumë mundësi për mjekim detar dhe zhvillimin e turizmit mjekësor, i cili daton që nga viti 1965.

Ndër qendrat tona më të njohura në bregdetin e Detit të Zi janë ato në vendpushimet Allbena, Shën Konstandini dhe Elena, Zllatni Pjasëci dhe Pomorie, theksoi Profesoresha e Asociuar Grozeva. Për shembull, në sanatoriumin "Banjot Minerale të Burgasit", i hapur në vitin 1954, trajtimi është shumë efektiv, për shkak të ujit mineral, i cili ka një përbërje të jashtëzakonshme, cilësi shumë të mira, temperaturë të përshtatshme dhe mund të përdoret për balneoterapi të jashtme dhe të brendshme për shumë sëmundje. Uji përmban silic, i cili kohët e fundit është përdorur si një terapi kundër plakjes.
Lexoni më shumë për pasurinë e ujërave minerale të Bullgarisë:
Foto: Veneta Nikollova, BTAPlatforma panoramike “Vërhët” ("Maja"), një vend ikonik turistik në malin e Rodopeve, është rinovuar. Me iniciativën e Shoqatës Turistike "Kreposta - Mogilica", objekti, i vendosur në 1351 metra mbi nivelin e detit, u rinovua dhe mori një shtresë..
Festivali i shtatëmbëdhjetë me radhë i verës së re në Plovdiv u hap zyrtarisht më 21 nëntor. Maratona e verës, e cila do të vazhdojë gjatë gjithë fundjavës, premton një udhëtim të paharrueshëm kulinar dhe kulturor në atmosferën autentike të..
Ministria e turizmit mori një certifikatë zyrtare anëtarësimi në rrugën prestigjioze kulturore evropiane "Rruga e Verës" (Iter Vitis). Ajo iu dorëzua Ministrit të turizmit Mirosllav Borshosh në shenjë njohjeje të përfshirjes së Bullgarisë në..