Për shkak të krizës së madhe shëndetësore botërore gjatë vitit 2020 po vëzhgohet ulje e konsiderueshme e rrymës turistike mes Bullgarisë dhe Turqisë. Jam i bindur se tendenca do të përballohet pasi kalojnë rreziqet nga Covid-19. Këtë e deklaroi Kryeministri Bojko Borisov në një takim me Ministrin turk të Kulturës dhe Turizmit Mehmet Ersoy, i cili është për vizitë pune në Bullgari.
Borisov theksoi se veprimet e Bullgarisë i janë drejtuar stimulimit të zhvillimit të turizmit dhe kontakteve mes bizneseve të dy vendeve tona fqinje, transmetoi BTA.
“Bullgaria dhe Turqia kanë marrëdhënie tradicionalisht të mira dhe ne gjithmonë jemi përpjekur për të gjetur zgjidhje të çështjeve si fqinj të mirë, duke u respektuar njëri tjetrit” – vuri në dukje Borisov.
Ai shtoi se Bullgaria gjithmonë e ka përkrahur dialogun me Ankaranë dhe gjithmonë i ka mirëmbajtur të hapura kanalet e komunikimit me Turqinë.Të enjten temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 4 dhe 9°, në Sofje rreth 5°. Vende-vende në gjysmën perëndimore të vendit do të ketë reshje shiu, më të theksuara në zonat malore. Do të fryjë erë e dobët, në Bullgarinë Lindore - erë mesatare..
Anëtarësimi i Bullgarisë në Shengen është një mundësi e madhe, por edhe një sfidë. Në mënyrë që vendi ynë të përfitojë sa më shumë nga kjo mundësi, duhet të hiqen barrierat administrative që pengojnë sektorin e turizmit. Këtë e deklaruan pjesëmarrësit në..
Me vendim të qeverisë sot po krijohet Këshilli Ndërinstitucional për Kontrollin e Investimeve të Huaja Direkte. Ai do të shqyrtojë aplikimet për investime të huaja direkte në Bullgari nga investitorë të regjistruar në vende të treta jashtë Bashkimit..
200 nxënës bullgarë nga mosha 11 deri në 15 vjeç do të mund të marrin pjesë në kampet hapësinore të NASA-s në Turqi këtë verë. Këtë e tha për Radio Varna..
Gjatë natës do të ketë vranësira të konsiderueshme. Në fusha dhe lugina do të mbajë mjegull. Temperaturat minimale do të jenë ndërmjet 0° dhe 5°, në..
Ministri i mbrojtjes Atanas Zaprjanov niset për në Shtetet e Bashkuara më 29 janar. Ai do të marrë pjesë në dorëzimin zyrtar të avionit të parë bullgar..