Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Covid-19 në Bullgari: Dita e 325

Foto: arkiv

Zgjatën gjendjen e jashtëzakonshme epidemike

Gjendja e jashtëzakonshme epidemike zgjatet deri më 30 prill. Qeveria miratoi vendimin dhe Kryeministri Bojko Borisov urdhëruar Ministrin e Shëndetësisë të përgatitë një urdhër me afate të përcaktuara qartë për lehtësimin gradual të masave.

Lidhur me punën e restoranteve dhe bareve, Kryeministri kërkoi nga Ministri i Shëndetësisë që të takohet me përfaqësuesit e kësaj industrie për të diskutuar zgjidhjet e mundshme.

Qeveria siguroi 1 miliard euro për të ruajtur vendet e punës dhe për të ndihmuar bizneset në Bullgari që nga fillimi i pandemisë e deri në janar 2021. Me ato para u ruajtën 300 000 vende pune. Kështu u parandalua rreziku i rritjes së dyfishtë të papunësisë në vend, njoftoi BTA.


Përpjekjet kundër Covid-19 duhet t’u drejtohen më të prekshmëve

Në Bullgari, organizimi i vaksinimit nuk është i mirë dhe nuk ka vaksina për të gjithë. Kjo është arsyeja se pse është me rëndësi që vendi ynë të vaksinojë dhe të mbrojë së pari të sëmurët kronikë dhe të moshuarit, sepse ata janë më të rrezikuarit.

Një pozicion i tillë u shpreh për BNR nga Stanimir Hasarxhiev, kryetar i Organizatës Kombëtare të Pacientëve. Meqenëse kompanitë farmaceutike nuk do të jenë në gjendje të prodhojnë sasinë e kërkuar të vaksinave brenda një viti, është e rëndësishme që përpjekjet tona të përqendrohen te të prekshmit, në mënyrë që të kthehemi në jetën normale më shpejt.


772 raste të reja të koronavirusit nga gjithsej 13 540 teste të kryera

772 janë rastet e reja të koronavirusit në Bullgari për 24 orët e fundit, sipas të dhënave të Portalit të Unifikuar të Informacionit. postuar në mesnatë.

5.7% e totalit të 13 540 testeve të kryera janë pozitive.

60 njerëz vdiqën nga koronavirusi dhe 1 059 u shëruan.

2 822 pacientë me infeksion mbeten në spital, 279 prej tyre janë në njësitë e kujdesit intensiv.

Numri i përgjithshëm i të vaksinuarve arriti në 26 798 veta. Sipas Euronews, kjo është rreth 366 njerëz për 100 000. Sipas vlerësimeve të botimit të Brukselit "Politico", me këtë temp të vaksinimit në vitin 2040 do të jetë vaksinuar 70% e popullsisë.


Dr. Skender Sila: Shpresoj se vaksinimi kundër Covid-19 do të përshpejtohet

Heqja e masave kufizuese kundër Covid-19 duhet të ndodhë me vëmendje të madhe dhe një kontroll strikt.

Për këtë paralajmëroi në një intervistë për BNR dr. Skender Sila – përfaqësues i Organizatës Botërore të Shëndetësisë për Bullgarinë. Sipas fjalëve të tij duhet të gjendet bilanci mes shëndetit publik dhe ekonomisë.

Dr. Sila shprehu shpresë se gjatë javëve në vijim vaksinimi te ne do të përshpejtohet. Pyetjes nëse mjafton vaksinimi i 2-2.5 mln vetave ai iu përgjigj se po të arrijmë këtë numër kjo do të thotë se një përqindje e madhe e njerëzve prej grupeve më të prekshme do të imunizohen dhe kjo përkatësisht do të çojë në përmirësimin e situatës.


Qendrat e ushqimit hapen në 1 mars

Restorantet dhe lokalet do të hapen më 1 mars. Klubet e natës pas 14 marsit. Këtë e kontraktuan pronarët dhe Ministri i Shëndetësisë Prof. Kostadin Angellov. Nga biznesi njoftuan se hasën mirëkuptim në bisedimet me Ministrin, shkruan faqja e internetit “24chasa.bg”.

“Shumica e çështjeve që duhet të zgjidhen janë më tepër ekonomike dhe nuk janë për diskutim me Ministrin e Shëndetësisë. Ne komentuam dhe saktësuam parametrat - ne hapim restorantet më 1 mars dhe duam parashikueshmëri. Ministri u angazhua që deri në fund të janarit absolutisht të gjitha përfitimet dhe kompensimet t'u paguhen absolutisht të gjitha lokaleve”, shpjegoi Zllatko Zllatanov, Zëvendës Kryetar i Asociacionit Bullgar të Hoteleve dhe të Restoranteve.


Asociacioni i prodhuesve të duhanit ngulin këmbë për ndihmë për shkak të Covid-19

Asociacioni kombëtar i prodhuesve të duhanit ngul këmbë që gjatë vitit 2021 dega të marrë ndihmë shtetërore sipas skemës de minimus. Tema do të diskutohet gjatë Këshillit Konsultativ për duhanin sot, transmetoi reporterja jonë Veselina Millanova.

Prodhuesit e duhanit nuk u përfshinë gjatë ndihmës financiare në kuadrin e tri Covid-masave, të aplikuara në Bullgari vitin e kaluar për kompensimin e sektorëve të ndryshëm për shkak të humbjeve nga pandemia. Shkaku – paratë janë evropiane, ndërsa Evropa nuk stimulon rritjen e duhanit.

Shuma totale e ndihmës shtetërore sipas skemës de minimis që një fermer mund të marrë është 25000 eurotë këmbyera në leva bullgare për një periudhë prej tre viteve të njëpasnjshme tatimore.


Organizatat turistike deshën anulimin e testeve PCR

Për të shpëtuar të punësuarit në turizëm, Bordi Kombëtar i Turizmit dhe Dhoma Turistike Bullgare shpresojnë që të rishikohet kërkesa për test të detyrueshëm PCR për turistët që hyjnë në vend nga BE dhe vendet e treta. Përndryshe, hotelet janë të dënuar për falimentim, theksohet në një qëndrimi të përbashkët të dy organizatave, i cili iu dorëzua Ministrit të Turizmit dhe Ministrit të Shëndetësisë, njoftoi BTA.

Nga dega ankohen se tashmë ka rezervime të anuluara. Për këtë arsye propozojnë që të ruhet sezoni, në vend që të kërkohen teste PCR, turistët të kontrollohen me teste të shpejta antigjeni pas mbërritjes në pikat kufitare dhe të akomodimit.



Gjithçka më të rëndësishme për COVID-19 në shqip mund të lexoni në seksionin tonë të posaçëm për koronavirusin.

Mund të gjeni informacion aktual për koronavirusin dhe masat në Bullgari në akoma 9 gjuhë në ueb sajtin e Radio Bullgarisë.




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Parashikimi i motit për 26 janarin 2025

Të mërkurën temperaturat minimale do të lëvizin nga minus 5° deri në 0°, më të ulëta në zonat verilindore deri në minus 7°. Në Sofje do të jetë rreth minus 1°. Gjatë ditës në Bullgarinë Perëndimore do të mbajë mot kryesisht i vranët, ndërsa në..

botuar më 25-02-25 7.35.MD

Revista LIK tregon historinë e 90-vjetorit të Radios Kombëtare Bullgare

Revista LIK e Agjencisë Telegrafike Bullgare (BTA) ia kushtoi numrin e saj të muajit shkurt Radios Kombëtare Bullgare (BNR). Ajo u prezantua sot, 25 shkurt, në një event të veçantë në Lobin e Mermerit të BNR-së. 25 janari shënoi 90 vjetorin e..

botuar më 25-02-25 5.51.MD

Presidenti dhe ministri i mbrojtjes: Na duhen më shumë para për mbrojtjen

“Analiza e gjendjes dhe përgatitjes së Forcave të Armatosura në vitin 2024” u prezantua në kuadër të Konferencës Vjetore të Shefit të Mbrojtjes Admiral Emill Eftimov në Sofje. Në fjalimet e tyre në këtë ngjarje, si presidenti Rumen Radev, ashtu..

botuar më 25-02-25 5.08.MD