Shefi i Mbrojtjes së Bullgarisë Adm. Emill Eftimov dhe Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë së Maqedonisë së Veriut gjenerallejtënant Vasko Gyrçinovski nisën së bashku me një aeroplan bullgar nga Aeroporti “Vrazhdebna” për në Bruksel. Në 27 Janar, ata do të marrin pjesë në takimin e Komitetit Ushtarak të NATO-s, njoftoi Ministria e Mbrojtjes.
“Shpreh kënaqësi të madhe nga ftesa e Adm. Eftimov të jem në Sofje dhe në Bullgari - një vend vëllazëror, miqësor dhe aleat. Faleminderit për ftesën për të udhëtuar së bashku dhe gjatë fluturimit, për të shkëmbyer informacione shtesë me interes të përbashkët për forcat tona të armatosura, "tha Gyrçinovski.
Të shtunën do të mbajë mot kryesisht i vranët me reshje të dobëta shiu, të cilat vende-vende në rajonet veriore do të jenë të përziera me borë. Në Bullgarinë Juglindore pothuajse nuk do të ketë reshje. Në orët e paradites do të ketë mjegull në shumë..
Në Bullgari zbriti helikopteri i dytë për dhënien e ndihmës urgjente mjekësore nga ajri, njoftoi Ministria e Shëndetësisë. Ai do të vendoset në bazën rajonale të HEMS në qytetin Sliven. U formuan edhe tetë ekipet e mjekësisë ajrore që do të punojnë..
Konfederata e Punës “Podkrepa” javën e ardhshme do të fillojë një sërë takimesh me grupet parlamentare në Kuvendin Popullor për temën e buxhetit, njoftoi BTA. Gjatë bisedimeve sindikata do të paraqes qëndrimin e saj për rritjen e pagave në sektorin..
Këshilli i Sigurimit pranë Këshillit të Ministrave mban sot një mbledhje të thirrur nga kryeministri Rosen Zheljazkov. Tema është “Rishikimi dhe analiza..
Historia nuk është një arsye përçarjeje, por një fat i përbashkët, një përvojë e jetuar nga e cila duhet të dalim më të mençur, më tolerantë, më të..
Bullgaria ka potencial unik turistik dhe ne jemi këtu për ta prezantuar atë në mënyrën më të mirë. Këtë e deklaroi ministri i turizmit Mirosllav..