Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Covid-19 në Bullgari: Dita e 326

Foto: EPA/BGNES

Filloi faza e dytë e vaksinimit kundër Covid-19

Filloi faza e dytë e planit të imunizimit kundër koronavirusit. Sot në disa qytete u vaksinuan njerëz nga azilet, në disa të tjera po përgatitet vaksinimi i mësuesve, i cili fillon nga data 28 janar, transmetoi BTA.

Në Sofje imunizimi filloi nga azilet në lagjet “Nadezhda” dhe “Zona B-5”. Gjithsej 30 veta nga dy institucionet kanë shfaqur dëshirë për t’u vaksinuar, duke përfshirë këtu edhe nëpunësit e personelit.

“Tani për tani gjithsej rreth 30% prej banorëve në institucionet bashkiake kanë shfaqur dëshirë për t’u vaksinuar”, bëri të ditur Kryebashkiakja Jordanka Fandëkova, e cila ishte e pranishme në vënien e parë të vaksinave.

Protestë e pronarëve dhe nëpunësve të lokaleve në qendrën e Sofjes

Pronarët dhe nëpunësit në lokalet e mbyllura për shkak të masave antiepidemike zhvilluan një protestë kombëtare përpara Këshillit të Ministrave. Protestuesit insistuan që të fillojnë punën më 1 shkurt. Aksioni u mbajt me moton "Marshi drejt lirisë" dhe ishte organizuar nga Asociacioni i Lokaleve dhe Shoqata e Restoranteve në Bullgari. Nga dega kërkuan dorëheqjen e Ministrit të Shëndetësisë Kostadin Angellov. Protestuesit mendojnë se pandemia po menaxhohet keq, se e drejta e tyre për punë është shkelur dhe se nuk ka vendime të kënaqshme për pagimin e kompensimeve. Në protesta u përfshinë pjesëmarrës nga Sofja dhe qytete të tjera të vendit.

Ju kujtojmë se më 26 janar Ministri i Shëndetësisë lëshoi një urdhër sipas të cilit restorantet dhe lokalet mund të hapen nga 1 Marsi.

5.3 për qind janë mostrat pozitive për Covid-19 për 24 orët e fundit

827 janë rastet e reja të koronavirusit në Bullgari për 24 orët e fundit. 5.3 për qind e 15 656 testeve të kryera janë pozitive, sipas të dhënave të azhurnuara në Portalin e Unifikuar të Informacionit në mesnatë. Rastet e reja janë më së shumti në Sofje - 169, pasuar nga Plovdiv - me 92 dhe Haskovo - me 61 të infektuar.

Në spital trajtohen 2818 pacientë me koronavirus, nga të cilët 281 janë në njësitë e kujdesit intensiv.

868 njerëz u kuruan në 24 orët e fundit, 36 njerëz vdiqën.

Gjatë 24 orëve të fundit u vaksinuan 2324 persona dhe numri i përgjithshëm i të imunizuarve është 29 122.

Infeksioni i koronavirusit u konfirmua në 9443 veta prej personelit mjekësor, 29 prej të cilëve ishin nga 24 orët e fundit.

Rastet aktive të koronavirusit janë 26 505.

Kryeministri i kupton, por nuk i pranon argumentet e protestuesve

Para ministrave dhe kryetarëve të bashkive Kryeministri Bojko Borisov komentoi protestën e pronarëve të restoranteve kundër masave kufizuese. Kryeministri tha se aktualisht treguesit e përhapjes së koronavirusit në vend janë më të mirët, transmetoi BTA.

“Në vend që të gëzohemi, tani ne do të kërkojmë mënyra që pandemia të shpërthejë përsëri dhe të mbyllim gjithçka, siç është në shtetet e tjera. A është e nevojshme për ta bërë këtë? I kuptoj edhe ata. Prandaj ministria sociale dhe ajo e ekonomisë ndërmorën kaq shumë masa. 2 mlrd., plus mjetet suplementare për pensionistët, këto janë mbi 3 mlrd. Shumë para. Le të thonë se cila qeveri i livron këto mjete dhe nga cili buxhet”, pyeti Kryeministri.

Nga ana e vet Ministrja e Punës dhe Politikës Sociale Denica Saçeva vuri në dukje se një pjesë e protestave, të cilat organizohen kohët e fundit, tashmë janë element i fushatës paraelektorale, duke saktësuar se kjo nuk i përket protestës së pronarëve të restoranteve, transmetoi BTA

Sipas Ministres njerëzit ndihen të diskriminuar, sepse hapen shkollat, palestrat dhe qendrat e mëdha tregtare dhe ata gjithashtu duan të punojnë. Por vlerësimi i autoriteteve shëndetësore, i cili është me prioritet në kushtet e pandemisë, është që ato të hapen gjatë marsit.

Ministrja shtoi se vendimi është i vështirë edhe për qeverinë, sepse kjo do të thotë akoma rreth 35 mln. euro në kuadrin e masave për kompensime të të punësuarve në këtë degë.

Nënpresidentja Ilijana Jotova ka koronavirus

Testi i Nënpresidentjes Ilijana Jotova ka rezultuar pozitiv, bëri të ditur zyra e shtypit pranë Presidencës.

Nënpresidentja është në gjendje të mirë, me simptoma të lehta. Janë testuar edhe bashkëpunëtorët e saj më të ngushtë dhe rezultatet e tyre janë negative.

Kreu i Shtetit Rumen Radev ndihet mirë, ai gjithashtu ka bërë test, i cili ka rezultuar negativ.

Kontakti i fundit i Kreut të Shtetit me Nënpresidenten ka qenë më 20 janar.

Janë ndërmarrë masat e domosdoshme për dezinfektimin e vendeve të punës dhe për funksionimin normal të institucionit të Presidentit, transmetoi BTA.

Po rriten krimet kibernetike

Gjatë vitit 2020 janë regjistruar 2100 kiber-incidente në hapësirën bullgare të internetit, vë në dukje Agjencia Shtetërore “Administrimi Elektronik”. Kjo përbën rritje me 9% në krahasim me vitin 2019. Më e madhe është përqindja e mashtrimeve – phishing – 47%. Pas tyre janë incidentet me kod të rremë – malware – 38%.

Kiber-sulmet janë kryesisht kundër autoriteteve shëndetësore, të lidhura me informacion për Covid-19. Janë prekur edhe institucionet financiare, ku mbizotërojnë letrat kërcënuese me kërkesa për shpërblesë.

Për shkak të mënyrës së re të punës në distancë po vëzhgohet rritje e abuzimeve me software-in për organizimin dhe zhvillimin e takimeve dhe trajnimeve online, si dhe me software-in për qasje nga distanca.

Gjithçka më të rëndësishme për COVID-19 në shqip mund të lexoni në seksionin tonë të posaçëm për koronavirusin.

Mund të gjeni informacion aktual për koronavirusin dhe masat në Bullgari në akoma 9 gjuhë në ueb sajtin e Radio Bullgarisë.


Përpiloi: Joan Kolev

Përgatiti në shqip: Stafi i Redaksisë së Gjuhës Shqipe




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Pamje nga qyteti detar Nesebër

Parashikimi i motit për 22 shkurtin

Të shtunën do të mbajë mot i ftohtë. Do të mbizotërojë mot me diell me rritje të përkohshme të vranësirave. Para mesditës do të ketë mjegull në disa vende fushore. Do të fryjë erë e dobët nga drejtimi lindor, në Bullgarinë Lindore - deri në..

botuar më 25-02-21 6.55.MD

Bullgaria do të marrë helikopterin e dytë mjekësor deri në fund të shkurtit

Helikopteri i dytë për nevoja mjekësore i blerë nga Bullgaria kaloi testet e fluturimit në prani të komisionit bullgar, i cili po viziton bazën e prodhuesit Leonardo S.p.A në qytetin italian Vergiate. Ekipi është gati të kryejë pranimin teknik..

botuar më 25-02-21 2.45.MD

Parlamenti miratoi një deklaratë për mospjesëmarrjen e forcave të armatosura bullgare në Ukrainë

Deputetët e Asamblesë së 51-të Kombëtare miratuan një deklaratë për mospjesëmarrjen e forcave të armatosura bullgare në operacionet ushtarake në territorin e Ukrainës. “Pro” votuan 166 deputetë, “kundër” 27 dhe 11 abstenuan. Deklarata u..

botuar më 25-02-21 1.36.MD