Masat kundra epidemiologjike po vazhdojnë të japin rezultat dhe numri i njerëzve të shëruar është afro dy herë më shumë nga ky i të infektuarve me Covid-19, deklaroi në brifingun e rregullt mbi çështjet e koronavirusit ministri i shëndetësisë profesori Kostadin Angjellov. Ai e ilustroi deklaratën e tij me faktin se sëmundshmëria ditore është ulur nën 100 veta në 100 mijë. Sipas fjalëve të tij,vetëm tre krahina janë ende në zonën e kuqe - Vraca, Kjustendill dhe Pleven.
Vendi ynë tanimë po renditet në vendin e 27 për nga sëmundshmëria dhe në vendin e 11 për nga numri i rasteve të vdekjes në Bashkimin Evropian, informoi inspektori shëndetësor shtetëror docenti Angell Kunçev. Gjatë dy javëve të fundit 125 veta tek ne janë sëmurur nga koronavirusi në çdo 100 mijë, kurse në këtë moment sëmuren 90 në 100 mijë, shtoi ai. Mbi 12 mijë mësues tanimë kanë bërë teste antigjeni dhe 26 prej tyre kanë dhënë një rezultat pozitiv, derisa tek personeli jo pedagogjik përmasat janë përkatësisht 3726 të testuar dhe 11 të infektuar.
Vaksinimi masiv mund të fillojë që nga fundi i muajit shkurt, tha akoma ministri i shëndetësisë.Me dy vaksinat e miratuara në këtë moment deri në fund të muajit qershor mund të imunizohen 1 milionë veta, por po të shtohet dhe ajo e Oksfordit, numri i tyre bëhet 2 milionë, mendon Bogdan Kirillov, kryetar i Agjencisë së Ilaçeve. Mjekët personalë disponojnë kushtet e domosdoshme në kabinetet e veta dhe do të mund të vaksinojnë deri më 20 veta në ditë.
Anëtarët e Komisioneve Elektorale do të vaksinohen vetëm po të dëshirojnë, nënvizoi ministri. Ai tha akoma se çdo njëri prej tyre në ditën e zgjedhjeve do t’u jepen maska, do të sigurohen po kështu dezinfektues dhe makina për filtrimin e ajrit në dhoma.
Bullgarët të cilët kthehen në vend, do të vihen nën karantinë ose do t’u nënshtrohen testeve të antigjenit në hyrje në vend, u bë e qartë akoma në brifing. Në rast një rezultati negativ ata nuk do të mbeten të mbyllur në shtëpi.
Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
Foto: BGNES, BTA
Festivali i pestë i Peshkut dhe i Verës do të mbahet nga 5 deri më 8 shtator në qytetin tonë bregdetar Burgas. Veprimtaria do t'u ofrojë banorëve dhe mysafirëve të qytetit një shumëllojshmëri prodhimi të kuzhinës dhe verës, një program muzikor dhe..
Nominimet për eurokomisioner bullgar u shpallën në sfondin e zëvendësimit të qeverisë së parë provizore të kryeministrit Dimitër Gllavçev me atë të dytë, në sfondin e një krize të thellë partiake në dy nga forcat politike tradicionale në Bullgari -..
Baza Bullgare në Antarktidë u krijua në vitin 1988. Që nga viti 1993 me dekret të presidentit Zhelju Zhelev e mori emrin e Shenjtorit Kliment Ohridski. Që atëherë e deri më sot, në bazën e vendosur në ishullin Livingston, shkencëtarët bullgarë të..
Hekurudha nëntokësore e qytetit të Sofjes doli të ishte ndër më të pëlqyerat në Evropë. Metroja e Sofjes renditet e dyta, e tejkaluar vetëm nga ajo në..
Patriku bullgar dhe Mitropolit i Sofjes Daniill u dërgoi një mesazh për vitin e ri shkollor mësuesve, nxënësve dhe prindërve. Ai do të tingëllojë sot..