Kjo është një nga shpellat më të bukura bullgare. Ndodhet në malin Rodope, më pak se 40 km. nga vendpushimi i skive Pamporovo, jo shumë larg kufirit me Greqinë fqinje. Emri Uhllovica vjen nga fjala "ullulica" - një lloj bufësh që dikur ka jetuar në vargjet e bukura malore në rajon. Hyrja në shpellë arrihet nga një shteg i pjerrët, i ndjekur nga një shkallë hekuri me 180 këmbë.
Me “perdet” e saj të shkëlqyera karstike dhe ujëvarat prej guri, Uhllovica ka fituar pseudonimin e pallatit nëntokësor të Rodopeve. Është zbukuruar me formacione unike që u ngjajnë kafshëve të ndryshme dhe krijesave të çuditshme.
Uhllovica zë disa kate. Brenda ka 280 këmbë shkalle, të cilat lidhin sallat individuale, të vendosura vertikalisht njëra nën tjetrën. Askush nuk mund t'i rezistojë pamjes së jashtëzakonshme të së ashtuquajturës “Sallë e humnerës”. Në dritën e zbehtë të galerisë gjigante shihen fytet e katër greminave, të cilat zbresin pothuajse vertikalisht në katin e poshtëm. Në fundin e shpellës Uhllovica ka 7 liqene të pastra. Shpella është një nga 100 objektet turistike kombëtare të Bullgarisë. Ky është një nga vendet më të vizituara në këtë pjesë të Rodopeve.
Para epidemisë së koronavirusit, e cila kufizoi udhëtimet në rajon, çdo vit shpellën Uhllovica e vizitonin nja 15 000 turistë.
Më shumë hollësi për këtë krijesë unikale natyrore mund të mësoni nga artikulli “Misteret e shpellës Uhllovica” nga koleksioni i Radio Bullgarisë.
Përpiloi: Veneta Nikollova
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Në datat 3 dhe 4 gusht mbahet Festivali i përvitshëm kushtuar Malit Rilla . Ai daton që nga viti 1925 dhe festohet në ditët e para të gushtit. Çdo vit në këto ditë mijëra dashamirës të malit nga vendi dhe nga jashtë mblidhen në shpatet e bukura..
Liturgjia Hyjnore do të shërbehet në kishën e fundosur pranë digës Zhrebçevo për të gjashtin vit radhazi më 3 gusht nga Mitropoliti i qytetit Stara Zagora Kiprian. Kisha u ndërtua në vitin 1891 në fshatin Zapalnja, i cili u fshi me dekret në vitin..
Për të 15-in vit radhazi, Pelegrinazhi "Mrekullibërësi i Rilës" mbledh besimtarët ortodoksë nga afër dhe nga larg në një procesion litium nga Sofja deri në Manastirin e Rilës. Në faqen e saj të internetit Mitropolia e Shenjtë e Sofjes njofton se..