Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Pandemia ndërpreu përparimin mbresëlënës të Bullgarisë

Foto: oecd.org

Pandemia e Covid-19 ka ndërprerë përparimin mbresëlënës ekonomik të Bullgarisë. Kjo është shënuar në pasqyrën e dytë ekonomike të Organizatës për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim (OECD) për vendin tonë, transmetoi reporterja jonë Marta Mlladenova.

Raporti u prezantua online, me pjesëmarrjen e Kryeministrit Bojko Borisov dhe të sekretarit të përgjithshëm të organizatës Angel Gurria.

Nga dokumenti bëhet e qartë se gërshëra midis të pasurve dhe të varfërve në Bullgari hapet seriozisht.

Shënohet domosdoshmëria për një mjedis më të mirë të biznesit dhe një rregullore më të qatë normative. Duhet të vazhdojnë përpjekjet në luftimin e korrupsionit dhe kriminalitetit.

Po shqyrtohet edhe çështja për minoritetet. 1/10 prej popullsisë së Bullgarisë është me origjinë rome, e cila banon në lagje të izoluara.

Një prej theksave është edhe domosdoshmëria për reforma në arsim.

Organizata pret që ekonomia jonë gjatë vitit 2021 të shënojë rritje prej 3.3%, ndërsa papunësia të mbetet mbi 6%. Prognozat janë për inflacion prej 1.4% dhe deficit buxhetor prej 4.5% prej PBB-së.

Ende nuk ka konsensus për kërkesën e Bullgarisë për anëtarësim në organizatë, tha Gurria.




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Temenuzhka Petkova

Ministri i financave pret buxhetin e vitit 2026 të jetë në euro

Buxheti i vitit 2025 është buxheti i mundshëm dhe mendoj se do të jetë i fundit që Bullgaria e pranon në leva. Këtë e tha ministrja e financave Temenuzhka Petkova për bTV. Projektligji për buxhetin e shtetit për vitin 2025 u përgatit pa parashikuar..

botuar më 25-03-03 11.28.PD

Bojkot i bankave dhe sërish i zinxhirëve ushqimorë

Për ditën e sotme u shpall bojkoti i tretë i zinxhirëve ushqimorë. Këtë herë organizatorët bëjnë thirrje që jo vetëm për të mos bërë pazar në dyqane të mëdha, por edhe për të mos kryer transaksione bankare – tërheqje dhe depozitim parash, transferta..

botuar më 25-02-27 9.29.PD

Banka Kombëtare Bullgare sqaron se çfarë do të ndryshojë në lidhje me adoptimin e euros

Banka Kombëtare Bullgare (BNB) ka publikuar në faqen e saj të internetit përgjigjet e pyetjeve të rëndësishme në lidhje me adoptimin e euros dhe hyrjen e Bullgarisë në eurozonë. Kursi zyrtar i këmbimit të levit ndaj euros është kursi i..

botuar më 25-02-25 3.16.MD