Deri më 5 shkurt prefektët duhet të zhvillojnë konsultime për përbërjen e komisioneve elektorale rajonale për zgjedhjet parlamentare më 4 prill.
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve duhet të emërojë komisionet e lartpërmendura elektorale rajonale deri më 12 shkurt, transmetoi BTA.
Plani i vaksinimit do të ndryshojë dhe në fazën e tretë do të përfshihen të gjithë pjesëmarrësit në procesin zgjedhor. Këta janë anëtarët e komisioneve elektorale të seksioneve, të komisioneve elektorale rajonale dhe të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, tha Ministri i Shëndetësisë Kostadin Angellov në një mbledhje të qeverisë.
Zëvendëskryeministri Tomisllav Donçev nënvizoi se ambicia është që tërë administrata zgjedhore prej 80 000 vetash të vaksinohet vullnetarisht.
Anulim në masë i rezervimeve në Bansko
Për këtë problem alarmuan hotelierë nga vendpushimi. Si shkak kryesor ata shënojnë kërkesa për PCR test negativ e cila hyri në fuqi sot për të gjithë të huajit që hyjnë në vend. Nga dega ngulin këmbë që turistët me certifikatë për vaksinim të mos duhet të testohen në kufij. Ndërkaq, autoritetet kufitare ripohuan gjithashtu se në PKK me Greqinë është ulur konsiderueshëm numri i automjeteve që hyjnë në vend.
Ju rikujtomë se me urdhër të Ministrit të Shëndetësisë që nga 29 janari deri më 30 prill 2021 të gjithë personat që hyjnë në Bullgari duhet të prezantojnë PCR test negativ për Covid-19 të bërë jo më vonë se 72 orë para mbërritjes, bëri të ditur “Policia Kufitare”. Do të ketë përjashtim vetëm për shoferët e autobusëve ndërkombëtarë, shoferët e kamionëve dhe maunave që kalojnë transit, ekuipazhet e anijeve dhe avionëve.
Shtetasit bullgarë dhe personat me statusin e qëndrimit të përhershëm, afatgjatë ose të vazhdueshëm në territorin e Republikës së Bullgarisë dhe anëtarët e familjeve të tyre që nuk paraqesin një dokument për PCR test do të vendosen në karantinë për një periudhë prej 10 ditësh në shtëpi ose në një vend tjetër akomodimi, ku personi ka deklaruar se do të banojë, njoftoi BTA.
Numri i pasagjerëve në “Urën e Danubit” tek Ruse nuk ndalon megjithë kërkesën për PCR test
Një pjesë e madhe e pasagjerëve sot kanë qenë turistë, të cilët kanë zgjedhur vendpushimet dimërore bullgare për të pushuar. “Çdonjëri, i cili hyn në territorin e Bullgarisë, pavarësisht nëse është shtetas bullgar, ose i huaj, duhet të paraqesë PCR test negativ për koronavirus. Shtetasit bullgarë, të cilët nuk paraqesin PCR test negativ, duhet të vendosen në karantinë 10 ditore. Të huajit pa PCR test negativ nuk mund të hyjnë aspak në territorin e vendit”, sqaroi Presllava Zhekova, eksperte kryesore në degën “Kontroll kundërepidemik”në Inspektoratin Kryesor të Shëndetësisë në Ruse.
Kryeministri Bojko Borisov sqaroi se kur do të hapen lokalet
Lokalet e ushqimit do të hapen, në qoftë se numri i të sëmurëve nuk rritet shumë pas shfuqizimit të masave të tjera nga muaji shkurt.
Këtë e deklaroi Kryeministri Bojko Borisov në një mbledhje pune në Këshillin e Ministrave. Borisov përsëri ripohoi tezën e vet se Bullgaria është me treguesit më të mirë sa i përket sëmundshmërisë së Covid-19, transmetoi BGNES.
Pandemia ndërpreu përparimin mbresëlënës të Bullgarisë
Pandemia e Covid-19 ka ndërprerë përparimin mbresëlënës ekonomik të Bullgarisë. Kjo është shënuar në pasqyrën e dytë ekonomike të Organizatës për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim (OECD) për vendin tonë, transmetoi reporterja jonë Marta Mlladenova.
Raporti u prezantua online, me pjesëmarrjen e Kryeministrit Bojko Borisov dhe të sekretarit të përgjithshëm të organizatës Angel Gurria.
Nga dokumenti bëhet e qartë se gërshëra midis të pasurve dhe të varfërve në Bullgari hapet seriozisht.
Shënohet domosdoshmëria për një mjedis më të mirë të biznesit dhe një rregullore më të qatë normative. Duhet të vazhdojnë përpjekjet në luftimin e korrupsionit dhe kriminalitetit.
Po shqyrtohet edhe çështja për minoritetet. 1/10 prej popullsisë së Bullgarisë është me origjinë rome, e cila banon në lagje të izoluara.
Një prej theksave është edhe domosdoshmëria për reforma në arsim.
Organizata pret që ekonomia jonë gjatë vitit 2021 të shënojë rritje prej 3.3%, ndërsa papunësia të mbetet mbi 6%. Prognozat janë për inflacion prej 1.4% dhe deficit buxhetor prej 4.5% prej PBB-së.
Ende nuk ka konsensus për kërkesën e Bullgarisë për anëtarësim në organizatë, tha Gurria.
560 raste të reja të Covid-19 në Bullgari në 24 orët e fundit
Për 24 orët e kaluara janë regjistruar 560 raste të reja të koronavirusit në Bullgari nga 12 297 teste të kryera, sipas të dhënave të Portalit të Unifikuar të Informacionit. 4.6% e mostrave janë pozitive.
Gjatë së njëjtës periudhë 29 persona vdiqën me koronavirus dhe 1303 u shëruan. 4719 njerëz u vaksinuan.
Rastet aktive të infeksionit me koronavirus në vend janë 25 676.
Numri i pacientëve të shtruar në spital me Covid-19 është 2 877, duke përfshirë 257 në njësitë e kujdesit intensiv.
Rastet e konfirmuara të koronavirusit në Bullgari që nga fillimi i pandemisë janë 217 574 me një popullsi (sipas të dhënave të Institutit Kombëtar të Statistikave) prej pak më pak se 7 mln.
Gjithçka më të rëndësishme për COVID-19 në shqip mund të lexoni në seksionin tonë të posaçëm për koronavirusin.
Mund të gjeni informacion aktual për koronavirusin dhe masat në Bullgari në akoma 9 gjuhë në ueb sajtin e Radio Bullgarisë.
Përpiloi: Gergana Mançeva dhe ekipi “Lajme”
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Të shtunën do të mbajë mot i ftohtë. Do të mbizotërojë mot me diell me rritje të përkohshme të vranësirave. Para mesditës do të ketë mjegull në disa vende fushore. Do të fryjë erë e dobët nga drejtimi lindor, në Bullgarinë Lindore - deri në..
Helikopteri i dytë për nevoja mjekësore i blerë nga Bullgaria kaloi testet e fluturimit në prani të komisionit bullgar, i cili po viziton bazën e prodhuesit Leonardo S.p.A në qytetin italian Vergiate. Ekipi është gati të kryejë pranimin teknik..
Deputetët e Asamblesë së 51-të Kombëtare miratuan një deklaratë për mospjesëmarrjen e forcave të armatosura bullgare në operacionet ushtarake në territorin e Ukrainës. “Pro” votuan 166 deputetë, “kundër” 27 dhe 11 abstenuan. Deklarata u..
Sipas të dhënave të Eurostat-it, Bullgaria përmbush edhe kriterin e fundit për eurozonën - stabilitetin e çmimeve. Kështu ka bërë të ditur në fillim të..
Mbështetja bullgare për pavarësinë, sovranitetin dhe integritetin territorial të Ukrainës u riafirmua sot nga kryeministri Rosen Zheljazkov. Ai mori..
Temperaturat minimale të martën do të lëvizin nga minus 5 deri në 0°, në verilindje deri në minus 11°. Në Sofje do të jetë rreth minus 3°. Paradite..