Vaksinimi më masë – jo më herët se gjatë marsit
Dy milionë bullgarë do të vaksinohen kundër Covid-19 deri në fund të qershorit me tri vaksina të miratuara, deklaroi para bTV Bogdan Kirillov, kryetari i Agjencisë së Ilaçeve.
Nëse shtohen vaksina të tjera, numri i të imunizuarve do të rritet në 2.5 milion. Kur të fillojmë të marrim sasi të mjaftueshme të të gjitha vaksinave, do të fillojë imunizimi masiv, tha Bogdan Kirillov. Sipas tij, kjo mund të ndodhë në mars ose prill. Vetëm në shkurt pritet që të marrim 400 000 doza të vaksinave të miratuara nga BE-ja, shtoi kryetari i Agjencisë së Ilaçeve. Ai gjithashtu tha se ende nuk është vendosur nëse vaksina AstraZeneca do t'u jepet njerëzve mbi 65 vjeç.
Mutacionet e Covid-19 mund të shkaktojnë një valë të re në fund të marsit
Është e mundshme një valë e re e Covid-19 në fund të marsit, sepse tashmë ka variante të reja të virusit, deklaroi për Nova TV imunologja klinike prof. Mariana Murxheva nga Shtabi Kombëtar i Vaksinimit.
Aktualisht ka tri mutacione të koronavirusit – ai britanik, ai i Afrikës Jugore dhe ai brazilian. “Këto janë variantet gjenetike të virusit – presim që të vazhdojnë të ekzistojnë, madje mund të përhapen akoma mutacione të reja” – komentoi prof. Mariana Murxheva.
Sipas fjalëve të saj një nga vaksinat, për të cilat dihet se vepron kundër variantit britanik është ajo e NovaVax, derisa preparati i Jansen është efikas kundër mutacionit të Afrikës së Jugut.
Mbi 40 mijë të vaksinuar kundër koronavirusit
695 raste të reja të Covid-19 janë regjistruar në 24 orët e fundit nga 13 583 teste të kryera - 4,971 PCR dhe 8,612 antigjeni, sipas të dhënave të Portalit të Unifikuar të Informacionit. 5% e mostrave janë pozitive.
Numri më i lartë i njerëzve të infektuar është në Sofje - 173, në Plovdiv - 52 dhe në Kjustendil dhe Burgas - 48.
1324 janë kuruar, 35 njerëz kanë vdekur dhe 2848 pacientë janë në spital - 261 prej tyre në njësitë e kujdesit intensiv . 26 mjekë janë infektuar me koronavirus, ndërsa numri i tyre i përgjithshëm që nga fillimi i epidemisë është 9502.
3169 persona u imunizuan dje dhe bashkë me ta numri i përgjithshëm bëhet 40 805. Të vaksinuarit me dy doza janë 12 949.
Mësuesit nuk janë kundër vaksinave
“Mësuesit nuk janë kundër vaksinave “ – kështu komentoi para Televizionit Kombëtar Bullgar BNT Minisri i Arsimit Krasimir Vëllçev faktin se vetëm 24% e padagogëve kanë shfaqur dëshirë për t'u vaksinuar.
Sipas Ministrit sistemi arsimor “në përgjithësi funksionon” në kushtet e pandemisë, por problemi është se arsimi elektronik pakëson motivimin e nxënësve për të mësuar dhe se efikasiteti i bashkëpunimit midis nxënësve dhe mësuesve është më i ulët.
Nxënësit nga klasa e parë deri në klasën e katërt nuk kanë mësuar më pak në krahasim me vitet e kaluara, është i bindur Krasimir Vëllçev. Ai shtoi se shumica e prindërve duan që fëmijët e tyre ë mësojnë në shkollë. Sipas fjalëve të tij këtë javë po vëzhgohet një rritje e vogël e rasteve të Covid-19, por ende ndodhemi në “një skenar të favorshëm”.
Përfundoi vaksinimi në azile
197 veta u vaksinuan kundër koronavirusit në azilet në Sofje, njoftoi Bashkia e Kryeqytetit.
Të imunizuarit janë njerëz të moshuar ose nëpunës në gjithsej shtatë institucione sociale.
Njerëzit, të cilët në këtë etapë nuk dëshirojnë të vaksinohen, mund ta bëjnë këtë më vonë.
Që nga e hëna do të fillojë vaksinimi i mësuesve dhe i nëpunësve të tjerë në arsimin e mesëm dhe në kopshtet e fëmijëve.
Protestë e vogël kundër masave anti-epidemike
Një grup qytetarësh të pakënaqur nga zgjatja e gjendjes së jashtëzakonshme epidemike protestuan në Sofje. Ata ngulën këmbë për hapjen e menjëhershme të të gjitha lokaleve, palestrave, shkollave koreografike dhe objekteve të tjera të mbyllura për shkak të koronavirusit.
Sipas protestuesve masat anti-epidemike janë në shkelje të Kushtetutës.
“Ne jemi kundër maskave, testeve PCR dhe vaksinave, ne duam ta kthejmë jetën tonë dhe normalitetin”, tha një prej pjesëmarrësve në protestë.
Gjithçka më të rëndësishme për COVID-19 në shqip mund të lexoni në seksionin tonë të posaçëm për koronavirusin.
Mund të gjeni informacion aktual për koronavirusin dhe masat në Bullgari në akoma 9 gjuhë në ueb sajtin e Radio Bullgarisë.
Përpiloi: Diana Cankova
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Revista LIK e Agjencisë Telegrafike Bullgare (BTA) ia kushtoi numrin e saj të muajit shkurt Radios Kombëtare Bullgare (BNR). Ajo u prezantua sot, 25 shkurt, në një event të veçantë në Lobin e Mermerit të BNR-së. 25 janari shënoi 90 vjetorin e..
“Analiza e gjendjes dhe përgatitjes së Forcave të Armatosura në vitin 2024” u prezantua në kuadër të Konferencës Vjetore të Shefit të Mbrojtjes Admiral Emill Eftimov në Sofje. Në fjalimet e tyre në këtë ngjarje, si presidenti Rumen Radev, ashtu..
Nuk ka asnjë ndryshim, forcat e armatosura bullgare nuk do të dërgohen në Ukrainë, tha kryeministri Rosen Zheljazkov në një koment për takimin mes presidentëve amerikanë dhe francezë Donald Trump dhe Emmanuel Macron në Shtëpinë e Bardhë ...
Sipas të dhënave të Eurostat-it, Bullgaria përmbush edhe kriterin e fundit për eurozonën - stabilitetin e çmimeve. Kështu ka bërë të ditur në fillim të..
Mbështetja bullgare për pavarësinë, sovranitetin dhe integritetin territorial të Ukrainës u riafirmua sot nga kryeministri Rosen Zheljazkov. Ai mori..
Temperaturat minimale të martën do të lëvizin nga minus 5 deri në 0°, në verilindje deri në minus 11°. Në Sofje do të jetë rreth minus 3°. Paradite..