Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Covid-19 në Bullgari: Dita e 330

Foto: arkiv

Lidhim marrëveshje me prodhuesin e shtatë vaksinave kundër Covid-19

Pritet lidhja e kontratës me një kompani të shtatë prodhuese të vaksinave kundër koronavirusit, tha para BNR-së gjen. Vencisllav Mutafçijski, kryetar i Shtabit Operativ Kombëtar. Ai komentoi se firmat nuk janë sjellë në mënyrë shumë korrekte dhe në fakt nuk mund të planifikohet se cili vend sa vaksina do të marrë.

Deri në fund të vitit duhet të kemi 18 mln. doza, njoftoi kryetari i Shtabit Operativ Kombëtar. Sipas tij kalendari i vaksinimit është i balancuar, por do të aktualizohet me përfshirjen e anëtarëve të komisioneve elektorale. Sa i përket vaksinës “AstraZenekea” ai sqaroi se firma rekomandon që të mos imunizohen me të njerëz të moshës mbi 55 vjeç, sepse grupi i njerëzve të moshuar nuk është përfshirë në procesin eksperimental.

“Duhet të gjemë balancën midis dëshirës së natyrshme të njerëzve për të jetuar në mënyrë normale dhe mbrojtjes së tyre”, komentoi ai dhe nuk fshehu se tendenca për të ardhmen është shqetësuese.

Jemi shumë larg krijimit të një imuniteti kolektiv

1500 të infektuar të rinj është kufiri kritik, që nuk duhet të tejkalojmë, deklaroi para BNT-së matematikani nga Akademia Bullgare e Shkencave prof. Nikollaj Vitanov. Sipas tij aktualisht ka rritje të ngadaltë të numrit të rasteve.

20% e bullgarëve tashmë janë hasur me Covid-19 dhe kur rastet e regjistruara bëhen 800-900 mijë, atëherë do të mund të flitet për imunitet kolektiv, sqaroi matematikani, duke shtuar se jemi shumë larg krijimit të tij.

Sipas fjalëve të tij sëmundshmëria e fshehtë mund të ilustrohet me këtë shembull – “në rrugë” tre prej 200 vetash janë me koronavirus.

Sa i përket kthimit të nxënësve të mëdhenj në shkollë prof. Nikollaj Vitanov shënoi si problematik grupin e nxënësve nga klasa e 8 deri në klasën e 12. “Ata nuk i respektojnë masat, nuk dëgjojnë se çfarë u flitet dhe për këtë shkak sëmundshmëdria ndër ta është me 60% më e lartë sesa duhet të jetë” – tha në përfundim matematikani.

Një eurodeputet kërkoi hetim për shkak të problemeve të vaksinave

Vendime të gabuara të qeverisë kanë shkaktuar probleme me vaksinat te ne, është i mendimit Radan Kënev.

"Në fillim Bullgaria ka kërkuar vetëm një vaksinë," tha ai para BNR, duke shpjeguar se që nga porosia e parë e madhe e Komisionit Evropian vendi ynë ka marrë më shumë vaksina nga AstraZeneca dhe jo ato të Pfizer/"Biontech", siç ka qenë plani. "Nëse kjo është për shkak të çmimit më të ulët, nëse mendojmë se nuk mund t'i ruajmë mirë vaksinat e "Pfizer", nëse është për shkak të marrëdhënieve të vendosura tregtare - kjo duhet të hetohet," tha Radan Kënev.

Ai gjithashtu pyeti se pse në praktikë nuk ka fushatë informacioni për të promovuar vaksinimin dhe i bëri thirrje qeverisë për të deklaruar publikisht se ka problem të shkaktuar nga vendimet e tyre dhe jo nga Komisioni Evropian.

13 mijë të vaksinuar edhe me dy dozat kundër koronavirusit

349 raste të reja të koronavirusit janë identifikuar në 24 orët e fundit nga 4532 testet e kryera, sipas Portalit të Unifikuar të Informacionit. Numri më i lartë i njerëzve të infektuar rishtas është në Sofje - 97, në Burgas - 43 dhe në Kjustendill - 27.

1354 janë kuruar, 20 njerëz kanë vdekur dhe 2866 pacientë janë në spital - 263 prej tyre në njësitë e kujdesit intensiv.

Mjekët e infektuar me Covid-19 janë katër, ndërsa numri i tyre total që nga fillimi i pandemisë është 9 506.

215 persona u vaksinuan dje kundër koronavirusit. Vaksinat e vendosura deri më tani janë 41 020, ndërsa 13 063 njerëz janë imunizuar me të dyja dozat.

Koronavirusi mund të dëmtojë sistemin e qarkullimit të gjakut

Dëmtimi i sistemit të qarkullimit të gjakut e bën infeksionin e koronavirusit të ndryshëm, tha angiologja Dr. Ljubinka Janevska për bTV. Komplikimet prekin enët e vogla të gjakut dhe arteriet dhe shkaktojnë 20-30% të të gjitha vdekjeve.

Është e mundur që dëmtimi i sistemit të qarkullimit të gjakut të ndodhë pasi njerëzit kanë kaluar tashmë sëmundjen, tha specialistja. Kjo është arsyeja se pse ekzaminimet rekomandohen disa muaj pas trajtimit për të parandaluar trombozën arteriale në mushkëri dhe gjymtyrë.

Sipas Dr. Ljubinka Janevska, antikoagulantët janë metoda e parë e trajtimit dhe parandalimit jo vetëm në fazën akute të sëmundjes.

MPJ-ja ftoi vëzhgues ndërkombëtarë të zgjedhjeve parlamentare

Ministria bullgare e Punëve të Jashtme ftoi monitorues ndërkombëtarë të zgjedhjeve parlamentare, të cilat duhet të zhvillohen më 4 prill, informoi MPJ-ja.

“Garantimi i zgjedhjeve të ndershme, të lira dhe demokratike në përputhje me standardet më të larta ndërkombëtare është prioritet për Republikën e Bullgarisë në kushtet e situatës së jashtëzakonshme të shkaktuar nga kriza e Covid-19”, thuhet në njoftim.

Janë ftuar përfaqësues të Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë, të Zyrës për Institucione Demokratike dhe të Drejtat e Njeriut, të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës, të Asamblesë Parlamentare të Bashkëpunimit Ekonomik të Detit të Zi.

Ka rrezik nga përhapja e shtamit britanik pas kthimit të nxënësve në shkollë

Ka rrezik nga përhapja e të ashtuquajturit “shtam britanik i koronavirusit” pas kthimit të pjesshëm të nxënësve në shkollë. Për këtë paralajmëruan organizatat “Prindër për arsim të sigurt” dhe “Mësues për arsim të sigurt” në një letër dërguar ministrave të shëndetësisë dhe të arsimit.

Prindërit dhe mësuesit paralajmëruan se kthimi i nxënësve në shkollë dhe hapja e restoranteve, kafeneve dhe bareve do të dyfishojë riskun nga përhapja e infeksionit.


Gjithçka më të rëndësishme për COVID-19 në shqip mund të lexoni në seksionin tonë të posaçëm për koronavirusin.

Mund të gjeni informacion aktual për koronavirusin dhe masat në Bullgari në akoma 9 gjuhë në ueb sajtin e Radio Bullgarisë.


Përpiloi: Diana Cankova

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Pjesëmarrja e Rosen Zheljazkovit në samitin për Ukrainën

Rosen Zheljazkov: Ukrainës duhet t'i jepen garanci për një paqe të qëndrueshme dhe të drejtë

Mbështetja bullgare për pavarësinë, sovranitetin dhe integritetin territorial të Ukrainës u riafirmua sot nga kryeministri Rosen Zheljazkov. Ai mori pjesë në samitin e iniciuar nga presidenti ukrainas Volodimir Zelenski me rastin e përvjetorit të tretë..

botuar më 25-02-24 4.49.MD
Kryebashkiaku i Sofjes Vasill Terziev

Kryebashkiakët nga Ballkani u mblodhën në forumin B40 në Sofje

Sofja mori presidencën e forumit më prestigjioz të pushtetit vendor në Ballkan – B40. Kryetari i Bashkisë së Sofjes Vasill Terziev pranoi stafetën nga Bashkia e Tiranës . Në edicionin e katërt të forumit marrin pjesë Ekrem İmamoğlu – Kryetari..

botuar më 25-02-24 11.43.PD

Marshime për përvjetorin e tretë të agresionit rus në Ukrainë

Terrori i Kremlinit është në një shkallë të paprecedentë dhe ky është një shantazh i hapur bërthamor. Përpjekja për të shkatërruar sarkofagun e Çernobilit është një rrezik për Evropën dhe botën, tha për bTV ambasadorja e Ukrainës në Bullgari Olesja..

botuar më 25-02-24 10.36.PD