Bullgaria dhe Greqia janë shtetet më demokratike në Ballkan, tregon Indeksi Botëror i Demokracisë 2020. Në klasifikimin e "The Economist intelligence unit“ (EIU) nënvizohet se “2020-ta është një vit shumë i keq për ekonominë botërore.” Bullgaria është në vend të 52-të me 6.71 pikë, duke dalë përpara të gjithë fqinjëve të saj, përfshi këtu dhe Rumaninë, e cila është në vend të 62, transmetoi BGNES.
Vlerësimi për punën e qeverisë bullgare është 5.71 dhe është më i lartë sesa vlerësimi për punën e qeverive fqinje në Rumani, Serbi dhe Shqipëri. Pjesëmarrja e bullgarëve në jetën politike është vlerësuar me 7.22, që është një vlerësim mjaftë i lartë. Sa i përket procesit zgjedhor vendi ynë është në një nivel me Poloninë – 9.17.Rezultatet e referendumit për anëtarësimin e Moldavisë në BE, si një qëllim strategjik për t'u shkruar në kushtetutën e vendit, përforcuan pikëpamjen pro-evropiane të vendit, edhe pse me një dallim shumë të vogël nga euroskeptikët. Mirëpo, pritet..
Ambasada e Francës dhe Instituti Francez në Bullgari, në partneritet me Institutin Polar Francez "Paul-Emile Victor", Institutin Antarktik Bullgar, Universitetin e Sofjes "Shën Kliment Ohridski" dhe Televizionin Kombëtar Bullgar organizojnë një takim..
Bullgarët e Besarabisë janë "pjesë e pandashme e fuqisë kombëtare bullgare, e bashkësisë shpirtërore dhe kulturore bullgare. Ata do të mbeten sepse lidhja mes nesh dhe tyre është e pathyeshme" - shkroi numri i vetëm i gazetës "Besarabia Bullgare",..