Bullgaria dhe Greqia janë shtetet më demokratike në Ballkan, tregon Indeksi Botëror i Demokracisë 2020. Në klasifikimin e "The Economist intelligence unit“ (EIU) nënvizohet se “2020-ta është një vit shumë i keq për ekonominë botërore.” Bullgaria është në vend të 52-të me 6.71 pikë, duke dalë përpara të gjithë fqinjëve të saj, përfshi këtu dhe Rumaninë, e cila është në vend të 62, transmetoi BGNES.
Vlerësimi për punën e qeverisë bullgare është 5.71 dhe është më i lartë sesa vlerësimi për punën e qeverive fqinje në Rumani, Serbi dhe Shqipëri. Pjesëmarrja e bullgarëve në jetën politike është vlerësuar me 7.22, që është një vlerësim mjaftë i lartë. Sa i përket procesit zgjedhor vendi ynë është në një nivel me Poloninë – 9.17.Televizioni Kombëtar Bullgar (BNT) do të shënojë më 7 nëntor të këtij viti 65 vjetorin e themelimit të tij, njoftuan mediat publike. Këtë ditë, një nga drejtueset e njohura të lajmeve Radina Çervenova do të rikthehet në emisionin qendror “Nëpër botë dhe te..
Në kalendarin e Kishës Ortodokse Bullgare janë edhe tri ditë të veçanta në të cilat besimtarët i luten Zotit dhe japin lëmoshë në kujtim të të dashurve të tyre të vdekur. Këto janë tre Ditët e Gjithë Shpirtrave që shënohen gjithmonë të shtunave para..
Tekste të shkurtra në rusisht dhe gjermanisht nga ueb-faqja e Radio Bullgarisë , u bënë pjesë e mësimit të nxënësve nga Shkolla e Mesme Nr. 81 "Viktor Jugo" në Sofje në Ditën e Iluministëve të Popullit. Mësuesja Maria Novosellceva dhe nxënësit nga..