Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Covid-19 në Bullgari: Dita e 333

Foto: BTA

Të dhëna shqetësuese për pandeminë në Sofje

Sofja hyri përsëri në zonën e kuqe për sa i përket numrit të njerëzve të infektuar me koronavirus. Situata po bëhet alarmante dhe e tensionuar. Ka një rritje graduale të shtrimeve në spital, tha drejtori i Inspektoratit Shëndetësor të Sofjes Danço Pençev për bTV. Është shqetësuese që virusi prek njerëzit në grupet e moshave më të reja, shtoi ai.

Ne presim zhvillimin e sëmundshmërisë, e cila do të na japë indikacione se çfarë do të bëjmë. Absolutisht është e mundur që të shtrëngohen masat përsëri nëse incidenca arrin rreth 600 për 100 000 njerëz. “Tani për tani, vendimi për t'i kthyer fëmijët në shkollë nuk do të rishikohet”, shtoi Pençev.

Më se 8 për qind janë testet pozitive me Covid-19 në 24 orët e fundit

967 janë rastet e reja të koronavirusit në vend për 24 orët e fundit. 8.4 për qind e 11 452 testeve të kryera ishin pozitive, sipas Portalit të Unifikuar të Informacionit. Numri i përgjithshëm i të infektuarve që nga fillimi i pandemisë tashmë arriti 220  547 veta. 20 885 janë rastet aktive. 2901 pacientë janë të shtruar në spital. 279 janë në kujdesin intensiv.

1512 pacientë u shëruan gjatë ditës. Me ta të shëruarit bëhen 190 484 veta.

36 njerëz vdiqën. Që nga fillimi i pandemisë, numri i të vdekurve nga koronavirusi është 9178.

Gjatë 24 orëve të fundit u vaksinuan 3283 persona dhe numri i përgjithshëm i të vaksinuarve është 45 917. Personat e vaksinuar me dozën e dytë janë 15 100.

Vetëm për 10 ditë biznesi bullgar ka marrë 30 mln. euro për shkak të pandemisë

Ministri i Ekonomisë Llëçezar Borisov njoftoi para gazetarëve se në kuadrin e ministrive të ekonomisë dhe të punës dhe politikës sociale biznesi është përkrahur me rreth 800 mln. euro. Është arritur marrëveshje për akoma 200 mln euro. Vetëm gjatë 10 ditëve të fundit deri tek biznesi kanë arritur 60 mln leva (rreth 30 mln. euro). Borisov e tha këtë pasi para anëtarëve të komisionit parlamentar të resorit paraqiti zbatimin e programeve për përkrahje të biznesit bullgar për shkak të pasojave të pandemisë.

Ai kujtoi se vitin e kaluar nëpërmjet buxhetit qendror shteti ka siguruar 1.4 miliardë euro për masa anti-epidemike dhe anti-krizë. Sipas tij, masat kanë pasur efekt sepse ne kemi disa nga nivelet më të ulëta të papunësisë në BE. Sipas Agjencisë së Punësimit ajo është 7%.

Numri i rasteve të dyshimta për variantin e ri të koronavirusit po rritet, tha Ministri i Shëndetësisë

Deri tani numri i rasteve të sigurta të variantit britanik të koronavirusit në Bullgari është 33. Dy prej spitaleve në kryeqytet dje kanë raportuar se nga 30% deri në 50% prej mostrave për COVID-19 janë pa S-antigjen, gjë që i bën të dyshimta për variantin e ri të koronavirusit.

“Të gjitha këto mostra dërgohen në Qendrën Kombëtare për Sëmundje Ngjitëse dhe Parazitare për saktësim suplementar, por është fakt se po rritet numri i rasteve të dyshimta dhe duhet të jemi shumë të kujdesshëm”, paralajmëroi Ministri i Shëndetësisë prof. Kostadin Angellov.


Gjithçka më të rëndësishme për COVID-19 në shqip mund të lexoni në seksionin tonë të posaçëm për koronavirusin.

Mund të gjeni informacion aktual për koronavirusin dhe masat në Bullgari në akoma 9 gjuhë në ueb sajtin e Radio Bullgarisë.


Autor: Gergana Mançeva dhe ekipi “Lajme”

Përgatiti në shqip: Stafi i Redaksisë së Gjuhës Shqipe




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Rosen Zheljazkov

Kryeministri edhe një herë shprehu bindjen se nuk do të ketë personel ushtarak bullgar në Ukrainë

Nuk ka asnjë ndryshim, forcat e armatosura bullgare nuk do të dërgohen në Ukrainë, tha kryeministri Rosen Zheljazkov në një koment për takimin mes presidentëve amerikanë dhe francezë Donald Trump dhe Emmanuel Macron në Shtëpinë e Bardhë ...

botuar më 25-02-25 1.01.MD
Rosen Zheljazkov

Bullgaria kërkoi një raport të jashtëzakonshëm të konvergjencës për euron

Bullgaria paraqiti një kërkesë për një raport të jashtëzakonshëm konvergjence bazuar në të kuptuarit se vendi i plotëson kriteret për të hyrë në eurozonë, tha kryeministri Rosen Zheljazkov, në hapjen e një kapaciteti të ri prodhimi në Sofje. “Ka shumë..

botuar më 25-02-25 11.33.PD

Parashikimi i motit për 25 shkurtin

Temperaturat minimale të martën do të lëvizin nga minus 5 deri në 0°, në verilindje deri në minus 11°. Në Sofje do të jetë rreth minus 3°. Paradite përgjatë lumenjve mund të ketë mjegulla. Gjatë ditës do të ketë reshje të dobëta shiu vende-vende..

botuar më 25-02-24 7.25.MD