Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Covid-19 në Bullgari: Dita e 334

Foto: arkiv

Deri më tre javë pritet vala e tretë e Covid-19 në Bullgari

Gjatë muajit shkurt do të ketë një farë rritjet të sëmundshmërisë -nëse ajo do të jetë e ngadaltë ose e rrufeshme dhe spitalet përsëri do të mbushen, kjo do të varet nga fakti sesi i respektojmë masat, deklaroi inspektori shtetëror shëndetësor docenti Angjell Kunçev. Nga ana e tij, gjenerali Vencisllav Mutafçijski rikujtoi se, gjatë valës së mëparshme piku është i arritur për shtatë javë, derisa tani niset nga nivele shumë më të larta (113 të infektuar në 100 mijë popullsi). Ai drejtoi dy apele –drejtorët e spitaleve të përgatiten për shumë më tepër pacientë, kurse qytetarët të arrijnë të kuptojnë se ajo e cila është e lejuar, nuk e bën të parrezikshme.

Më shumë mund të lexoni KËTU:


Nxënësit nga klasat 7, 8 dhe 12 kthehen në shkollë

Që nga sot rimëkëmbet procesi arsimor në shkollë për nxënësit nga klasat 7, 8 dhe 12, i cili do të vazhdojë deri më 17 shkurt, thuhet në urdhrin e Ministrit të Arsimit Krasimir Vëllçev nga data 29 janar për rimëkëmbjen e procesit të mësimdhënies në godinën e shkollës, sipas grafikut.

Nxënësit e këtyre klasave janë duke u përgatitur për provime të rëndësishme, që të kalojnë në një etapë tjetër të arsimit të tyre.

Pas tyre në shkollë do të kthehen nxënësit nga klasat 5, 10 dhe 11 – nga 18 deri më 2 mars.


Ulet motivimi i nxënësve për të mësuar në mënyrë elektronike

Rreziku i kthimit të nxënësve përsëri në shtëpi mbetet nëse numri i të infektuarve arrin një normë sëmundshmërie prej 200 për 100 000 njerëz. Shkurti dhe marsi janë muaj me rrezik, por arsimi ia vlen të marrim një rrezik të matur. Nëse situata përkeqësohet, masat do të shtrëngohen përsëri, tha Ministri i Arsimit Krasimir Vëllçev në Shkollën Profesionale të Transportit dhe Energjisë “Henry Ford” në Sofje. Motivimi i nxënësve për të mësuar në një mjedis elektronik po dobësohet, komentoi Vëllçev.


Mostrat pozitive nga 9876 testet janë 7.3 për qind për 24 orët e fundit

Rastet e reja të koronavirusit në vend për 24 orët e fundit janë 719 me 9876 teste të kryera. Mostrat pozitive janë 7.3për qind, sipas Portalit të Unifikuar të Informacionit.

Shumica e rasteve të reja janë në kryeqytet - 170, në Burgas - 77, në Plovdiv - 66, Kjustendill - 43, Varna - 37, Pazarxhik - 34. Në rrethet Dobriç dhe Tërgovishte nuk u regjistruan teste të reja pozitive.

Vazhdon trendi i uljes së numrit të rasteve aktive, të cilët janë 20 496.

2969 pacientë u shtruan në spital. 284 janë në njësitë e kujdesit intensiv.

1068 njerëz u kuruan gjatë ditës. 40 njerëz humbën betejën me sëmundjen gjatë ditës.

4207 persona u vaksinuan në 24 orët e fundit. Numri i përgjithshëm i vaksinave të administruara në Bullgari arriti në 50 124. Me dozën e dytë u imunizuan 16 433 njerëz.


Skenar i paparashikueshëm zgjedhor për shkak të pandemisë

Vala e tretë e pandemisë mund të na vendosë në një skenar të paparashikueshëm për zgjedhjet, paralajmëroi matematikani Lëçezar Tomov, pedagog në Informatikë në Universitetin e Ri Bullgar, njoftoi BNR.

Masat aktuale e mbrojtjes nuk do të jenë të mjaftueshme për llojet e reja të koronavirusit, të cilat përhapen lirisht në të gjitha moshat, tha matematikani. Çdo person i infektuar infekton më shumë se 1 person tjetër.

Mungon disiplina, njerëzit nuk kanë besim, gjë që ndikon edhe mbi vaksinimin, ndërsa në Serbi njerëzit rreshtohen, shtoi Tomovi.

Sipas matematikanit, Covid-19 mund të zhduket me vaksinimin sistematik për disa vjet.


Kërcënim për një vit zero në prodhimin e trëndafilave

Pandemia gjithashtu preku industrinë e parfumeve, po kështu biznesin e vajit të trëndafilave. Në vitin 2020 pothuajse 40 për qind e rendimenteve mbetën të pa korrura. Këtë vit situata është gjithashtu kritike.

“Ne jemi në prag të vitit zero për prodhimin e trëndafilave. Shumë distileri në vend deklarojnë se nuk kanë ndërmend të bëjnë një fushatë blerjeje këtë pranverë. Ata nuk kanë resurse financiare për të blerë dhe për të përpunuar lule rozë, dhe ata nuk kanë nevojë për to sepse kanë sasi që nuk mund ta realizojnë”, këtë e komentoi për Radion Rajonale Stara Zagora të Radios Kombëtare Bullgare Hristo Nikollov, Kryetari i Shoqatës Profesionale të Prodhuesve të Trëndafilave në Bullgari. Kjo është arsyeja pse prodhuesit dëshirojnë të mbledhin Bordin Këshillimor të Trëndafilit Vajor.


Biznesi kërkoi barazi në ndihmën e Covid

Dhoma Bullgare e Tregtisë këmbëngul në barazinë e ndërmarrjeve në dhënien e ndihmës për muajt në të cilët ato janë mbyllur për shkak të pandemisë. Kjo thuhet në një deklaratë të dhomës drejtuar kryetares së komisionit të buxhetit në parlament Menda Stojanova.

Sipas Dhomës, ndërmarrjet mikro, të vogla dhe të mesme të krijuara në vitin 2020 janë në një gjendje diskriminuese në krahasim me ndërmarrjet që punuan në 2019 për shkak të ndryshimeve në Ligjin për Masat dhe Veprimet Emergjente.

Sipas teksteve, ndërmarrjet e krijuara në vitin 2020 kanë të drejtën e ndihmës në bazë të xhiros së tyre për një muaj, ndryshe nga ato të regjistruara më parë, për të cilat si bazë për kompensim për periudhën në të cilën nuk punojnë shfrytëzohen muajit nga e njëjta periudhë e vitit të kaluar deri në heqjen e kufizimeve.


Gjithçka më të rëndësishme për COVID-19 në shqip mund të lexoni në seksionin tonë të posaçëm për koronavirusin.

Mund të gjeni informacion aktual për koronavirusin dhe masat në Bullgari në akoma 9 gjuhë në ueb sajtin e Radio Bullgarisë.


Autor: Diana Cankova dhe ekipi “Lajme”

Përgatiti në shqip: Stafi i Redaksisë së Gjuhës Shqipe





Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Parlamenti miratoi një deklaratë për mospjesëmarrjen e forcave të armatosura bullgare në Ukrainë

Deputetët e Asamblesë së 51-të Kombëtare miratuan një deklaratë për mospjesëmarrjen e forcave të armatosura bullgare në operacionet ushtarake në territorin e Ukrainës. “Pro” votuan 166 deputetë, “kundër” 27 dhe 11 abstenuan. Deklarata u..

botuar më 25-02-21 1.36.MD

U zbulua një grup kriminal që i ka shkaktuar shtetit një dëm prej mbi 10 milionë levash

Në një operacion të Drejtoria Kryesore për Luftimin e Krimit të Organizuar, nën drejtimin dhe mbikëqyrjen e Prokurorisë së Qytetit të Sofjes dhe Agjencisë Kombëtare të të Ardhurave, u neutralizua një grup kriminal për krime tatimore dhe pastrim..

botuar më 25-02-21 12.01.MD
Ilija Prodanov

Praktikat e padrejta tregtare janë arsyeja e çmimeve të larta të ushqimeve

Përfaqësuesve të të gjitha grupeve parlamentare do t'u jepet një listë me mbi 10 praktika të padrejta tregtare që duhen ndalur. Mes tyre janë çmimet e larta shtesë, tarifat e fshehura të zinxhirëve të shitjes me pakicë, pabarazia mes produkteve..

botuar më 25-02-21 10.41.PD