Në Dhomën Bullgare të Tregtisë dhe Industrisë u zhvillua një takim pune midis Presidentit të Dhomës Cvetan Simeonov dhe Ambasadores së Republikës së Shqipërisë në Bullgari Donika Hoxha.
Gjatë bisedimit u konstatua se pakësimi i vëllimit të tregtisë dypalëshe nuk është kaq i madh gjatë vitit 2020, megjithë krizën botërore. Gjatë nëntë muajve të parë të vitit të kaluar madje vëzhgohet rritje e vëllimit të mallrave prej 10.6% dhe ai arrin 87.7 mln. euro. Saldoja tregtare është pozitive për Bullgarinë. Është realizuar rritje si e eksportit, ashtu edhe e importit
Ambasadorja Hoxha vuri në dukje se ka nevojë për veprime më vendimtare në ndihmë të tregtisë dypalëshe. Simeonov e njohu diplomaten me prioritetet dhe programin e Asociacionit të Dhomave Ballkanike në krye të të cilit gjatë vitit 2021 është Dhoma Bullgare e Tregtisë dhe Industrisë.
U arrit marrëveshje për zhvillimin e një takimi virtual me partnerë nga Shqipëria – Bashkimi i Dhomave të Tregtisë dhe Industrisë, Agjencia Shqiptare e Zhvillimit të Investimeve dhe pala të tjera të interesuara, me të cilat të këmbehen ide dhe kontakte për inkurajimin dhe zhvillimin e marrëdhënieve dypalëshe ekonomike.
Simeonov prezantoi edhe iniciativa të tjera, në të cilat Dhoma Bullgare e Tregtisë dhe Industrisë merr pjesë aktivisht, si Çmimet Ballkanike të Biznesit dhe Festivali Ballkanik i Verës, duke u drejtuar ftesë firmave nga Shqipëria për t’u përfshirë në aktivitete.
Informacioni është i Dhomës Bullgare të Tregtisë dhe Industrisë.Aktualisht, Bullgaria është nga të paktat në BE që përmbush pa kushte të gjitha kriteret nominale për konvergjencë në eurozonë, duke përfshirë edhe kriterin e stabilitetit të çmimeve, me të cilin kemi pasur probleme vitet e fundit. Kështu tha sot, 20..
Bullgaria po bën përparim të mirë drejt anëtarësimit në eurozonë, pasi inflacioni po zvogëlohet drejt kufijve të përcaktuar nga kriteret. Këtë e tha për BTA, presidentja e Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH), Odile Renaud-Basso...
Bullgaria renditet e treta në mesin e vendeve të BE-së për sa i përket rritjes së pagës minimale në periudhën 2015-2025. Sipas Eurostat, gjatë kësaj periudhe paga minimale në vend është rritur nga 184 euro në 2015, deri në 551 euro, 10 vite më..
Bullgaria renditet e treta në mesin e vendeve të BE-së për sa i përket rritjes së pagës minimale në periudhën 2015-2025. Sipas Eurostat, gjatë kësaj..
Bullgaria po bën përparim të mirë drejt anëtarësimit në eurozonë, pasi inflacioni po zvogëlohet drejt kufijve të përcaktuar nga kriteret. Këtë e tha për..
Aktualisht, Bullgaria është nga të paktat në BE që përmbush pa kushte të gjitha kriteret nominale për konvergjencë në eurozonë, duke përfshirë edhe..