Në Dhomën Bullgare të Tregtisë dhe Industrisë u zhvillua një takim pune midis Presidentit të Dhomës Cvetan Simeonov dhe Ambasadores së Republikës së Shqipërisë në Bullgari Donika Hoxha.
Gjatë bisedimit u konstatua se pakësimi i vëllimit të tregtisë dypalëshe nuk është kaq i madh gjatë vitit 2020, megjithë krizën botërore. Gjatë nëntë muajve të parë të vitit të kaluar madje vëzhgohet rritje e vëllimit të mallrave prej 10.6% dhe ai arrin 87.7 mln. euro. Saldoja tregtare është pozitive për Bullgarinë. Është realizuar rritje si e eksportit, ashtu edhe e importit
Ambasadorja Hoxha vuri në dukje se ka nevojë për veprime më vendimtare në ndihmë të tregtisë dypalëshe. Simeonov e njohu diplomaten me prioritetet dhe programin e Asociacionit të Dhomave Ballkanike në krye të të cilit gjatë vitit 2021 është Dhoma Bullgare e Tregtisë dhe Industrisë.
U arrit marrëveshje për zhvillimin e një takimi virtual me partnerë nga Shqipëria – Bashkimi i Dhomave të Tregtisë dhe Industrisë, Agjencia Shqiptare e Zhvillimit të Investimeve dhe pala të tjera të interesuara, me të cilat të këmbehen ide dhe kontakte për inkurajimin dhe zhvillimin e marrëdhënieve dypalëshe ekonomike.
Simeonov prezantoi edhe iniciativa të tjera, në të cilat Dhoma Bullgare e Tregtisë dhe Industrisë merr pjesë aktivisht, si Çmimet Ballkanike të Biznesit dhe Festivali Ballkanik i Verës, duke u drejtuar ftesë firmave nga Shqipëria për t’u përfshirë në aktivitete.
Informacioni është i Dhomës Bullgare të Tregtisë dhe Industrisë.Sipas të dhënave paraprake, Ministria e Financave pret një deficit prej rreth 6.1 miliardë levash ose 3% të Produktit të Brendshëm Bruto të parashikuar në fund të vitit 2024. “Vlerësimet parashikojnë se deficiti do të tregojë një përmirësim krahasuar..
Përfitime të rëndësishme ekonomike priten për Bullgarinë (me popullsi 6.5 milion njerëz) dhe Rumaninë (19 milion njerëz), të cilat u bënë anëtarë të plotë të zonës Shengen. Sipas vlerësimeve, Produkti i Brendshëm Bruto (PBB) ka të ngjarë të rritet me të..
Nga 2 janari, Banka Kombëtare Bullgare (BNB) hedh në qarkullim monedha përkujtimore ari me temë "Virgjëresha Mari - Molla e Artë". Monedhat kanë prerje 10, 20, 50 dhe 100 leva (përkatësisht afro 5, 10, 25 dhe 50 euro), pa një tirazh konkret, njoftoi BNB...
Në 11 qytete rajonale të vendit, 1 metër katror siperfaqe banimi kushton me pak se 1000 euro. Në 13 qytete rajonale, çmimi është nga 1000 në 1400. Në Sofje..
Në fund të vitit 2024 treguesit makroekonomikë të vendit tonë përmbushin plotësisht kriteret e Mastrihtit për anëtarësim në Eurozonë, informon BGNES. Sipas..