Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Covid-19 në Bullgari: Dita e 336

Foto: arkiv

Variantet e reja të Covid-19 përmbajnë më shumë se një mutacion

Javën e kaluar, shkencëtarët britanikë paralajmëruan se më shumë se 4 000 lloje të Sars n'cov-2 po qarkullojnë aktualisht nëpër botë, dhe lloji britanik, i cili është shumë më ngjitës, tashmë po qarkullon në Bullgari. Në një intervistë për Nova TV, për mutacionet e virusit, Prof. Soren Hajrabedjan - drejtor i Institutit të Biologjisë dhe Imunologjisë Riprodhuese në Akademinë Bullgare të Shkencave theksoi se lloji brazilian i Covid-19 është më i rrezikshëm. Ai ka 20 mutacione dhe shkalla e vdekshmërisë është shumë më e lartë. Sipas profesorit, edhe imuniteti natyral i fituar individualisht mund të mos jetë i mjaftueshëm. Në shtetin ku po përhapet epidemia, të paktën 50 për qind e popullsisë ka kaluar virusin në valën e parë, megjithatë, aktualisht ekziston një valë e re, tha Prof. Hajrabedjan. Sipas tij, megjithatë, njerëzit nuk kanë pse të sëmuren më rëndë nga virusi.


Rastet e reja të Covid-19 në Bullgari janë 7.3 për qind

Për 24 orët e fundit rastet e reja të Covid-19 në Bullgari janë 910, pasi 35 prej tyre janë me mjekë. Nga 12 463 teste të kryera, 7.3 për qind janë pozitive.

3070 pacientë me Covid-19 trajtohen në spitale, nga të cilët 276 janë në kujdes intensiv.

698 njerëz u shëruan dhe 30 pacientë vdiqën.

Më shumë janë të infektuarit rishtazi në Sofje - 206, Burgas - 113 dhe Plovdiv - 79.

Të vaksinuarit më 5 shkurt ishin 2835 persona dhe numri i përgjithshëm i të imunizuarve u bë 56 860. Të imunizuarit me dozën e dytë janë 17 392.


Tashmë 57 vende ranë dakord të organizohen zgjedhje parlamentare bullgare në territorin e tyre

Deri më tani, Ministria e Punëve të Jashtme (MPJ) ka marrë pëlqimin nga 57 vende për të hapur qendrat e votimit në territorin e vet për zgjedhjet e ardhshme parlamentare në Bullgari, njoftoi MPJ. Kushti është që votimi të mbahet në përputhje të plotë me masat antiepidemike. Për shkak të situatës epidemike, disa prej vendeve bien dakord të mbajnë votën vetëm në territorin e misioneve tona të huaja. Të tjerët lejojnë votimin jashtë qendrave të votimit, por pasi të ketë pëlqimin shtesë për secilin propozim konkret për të hapur një qendër të re votimi.

Për shkak të masave shtesë në disa vende ku udhëtimi në vend është i kufizuar, Ministria e Punëve të Jashtme do të kërkojë që votimi atje të njihet si një arsye e vlefshme në mënyrë që votuesit bullgarë të mund të ushtrojnë të drejtën e tyre të votës.


Në Sofje bëhen kontrollime për respektimin e masave antiepidemike

Ekipet e Inspektoratit Shëndetësor dhe policia po kontrollojnë vendet tregtare dhe lokalet në Sofje për respektimin e masave antiepidemike. Inspektimet kryhen në zinxhirët e shitjes me pakicë, në dyqanet ushqimore, etj.

Në mbrëmje, nëpunës të Drejtorisë së Kryeqytetit të Punëve të Brendshme do të kryejnë inspektime në lokalet.



Gjithçka më të rëndësishme për COVID-19 në shqip mund të lexoni në seksionin tonë të posaçëm për koronavirusin.

Mund të gjeni informacion aktual për koronavirusin dhe masat në Bullgari në akoma 9 gjuhë në ueb sajtin e Radio Bullgarisë.


Redaktore: Darina Grigorova

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Presidenti dhe ministri i mbrojtjes: Na duhen më shumë para për mbrojtjen

“Analiza e gjendjes dhe përgatitjes së Forcave të Armatosura në vitin 2024” u prezantua në kuadër të Konferencës Vjetore të Shefit të Mbrojtjes Admiral Emill Eftimov në Sofje. Në fjalimet e tyre në këtë ngjarje, si presidenti Rumen Radev, ashtu..

botuar më 25-02-25 5.08.MD
Rosen Zheljazkov

Kryeministri edhe një herë shprehu bindjen se nuk do të ketë personel ushtarak bullgar në Ukrainë

Nuk ka asnjë ndryshim, forcat e armatosura bullgare nuk do të dërgohen në Ukrainë, tha kryeministri Rosen Zheljazkov në një koment për takimin mes presidentëve amerikanë dhe francezë Donald Trump dhe Emmanuel Macron në Shtëpinë e Bardhë ...

botuar më 25-02-25 1.01.MD
Rosen Zheljazkov

Bullgaria kërkoi një raport të jashtëzakonshëm të konvergjencës për euron

Bullgaria paraqiti një kërkesë për një raport të jashtëzakonshëm konvergjence bazuar në të kuptuarit se vendi i plotëson kriteret për të hyrë në eurozonë, tha kryeministri Rosen Zheljazkov, në hapjen e një kapaciteti të ri prodhimi në Sofje. “Ka shumë..

botuar më 25-02-25 11.33.PD