Në vigjilje të Ditës Botërore të Radios dhe Televizionit Radioja Kombëtare Bullgare /BNR/ shpall çmimet e saj vjetore Sirak Skitnik, sipas emrit të drejtorit të parë të institucionit. Sivjet programi shumëgjuhësh i medias kombëtare – Radio Bullgaria, është nominuar në tri kategori.
Radio Bullgaria – në garën për Çmimin e Madh “Sirak Skitnik”
Nominimi është për kontributin e saj të madh për përhapjen e kulturës dhe identitetit bullgar në botë, ndërsa shkasi është përvjetori i 85 i transmetimeve të para të programeve të BNR-së (Radio Sofja) jashtë.
Çdo gjë filloi më 16 shkurt 1936. Pasi radioja kombëtare startoi zyrtarisht programin e vet, në eter u shfaq edhe Radio Bullgaria. Kjo ndodhi ditën e diel, kur tërë programi i mëngjesit i Radio Sofjes u transmetua në Evropë, Afrikën e Veriut dhe Amerikën e Veriut. Në fillim nga studioja dëgjohej vetëm esperantoja, por një vit më vonë tashmë transmetoheshin programe në frëngjisht, gjermanisht, anglisht dhe italisht, Sot, 85 vjet më vonë, Radio Bullgaria është një element kryesor i produktit të tërësishëm multimedial i BNR-së. Sajti shumëgjuhësh ofron lajme dhe tema nga dhe për vendin në 10 gjuhë. Radio Bullgaria prodhon dhe përhap programe të posaçme në eter për qytetarët bullgarë për të cilët turqishtja është gjuhë amtare.
“85 vjet më vonë Radio Bullgaria i flet botës në gjuhën e vet – thotë Krasimir Martinov, kryeredaktori i Radio Bullgarisë. – Nëpërmjet nominimit tregojmë respektin ndaj njerëzve, të cilët e kanë krijuar imazhin e Radio Bullgarisë, sepse për zhvillimin e programeve të BNR-së për jashtë shtetit kanë kontribuuar dhjetëra intelektualë, diplomatë, gazetarë, përkthyes, redaktorë, redaktorë zëri, muzikantë, aktorë. Nominimi thekson në njëfarë mënyre edhe qëllimin e ekipit të sotëm të Radio Bullgarisë, i cili mbështetet te tradita dhe përvoja, por në të njëjtën kohë me profesionalizëm të madh i transformon mesazhet në mënyrë që të arrijnë te njeriu modern digjital.”
Sivjet gazetari i nominuar nga Radio Bullgaria për çmimin “Sirak Skitnik” është Joan Kolev.
Po, në të vërtetë ai nuk është me përvojë shumëvjeçare, por është nga ata profesionistë të rinj të talentuar, të cilat i japin një frymë të veçantë medias sonë 85-vjeçare.
“Puna në radio për mua është gëzim, sepse më lejon që të takoj njerëz shumë interesantë. Por mbi të gjitha është një përgjegjësi, sepse duhet të paraqes një informacion të verifikuar mirë dhe të besueshëm i cili të jetë në dobi maksimale të dëgjuesve dhe lexuesve të sajtit tonë - thotë Ioan Kolev. - I jam jashtëzakonisht mirënjohës tërë ekipit të Radio Bullgarisë, nga i cili arrita të mësoj shumë dhe po vazhdoj të mësoj. Jam i kënaqur që pata mundësinë të shkruaja artikuj origjinalë për tema për të cilat, pavarësisht nga interneti, informacioni është i pamjaftueshëm.
Programi i stafit të Redaksisë së Gjuhës Turke me një nominim në kategorinë "radio-projekt" për vitin 2020
Programi ynë në gjuhën turke merr pjesë në konkursin për çmimin kolektiv. Kolegët u dalluan nga profesionalizmi dhe përgjegjësia e lartë në përgatitjen dhe zbatimin e transmetimit të tyre ditor në kushtet e vështira të Covid-19.
"Transmetimet tona live ishin më të pritura nga dëgjuesit edhe vitin e kaluar," thotë Sevda Dükkancı, një nga drejtuesit e programit. - Në vitin e vështirë dhe sfidues 2020 ne mobilizuam përpjekjet për t'i paraqitur audiencës sonë informacione të azhurnuara, materiale shpjeguese dhe këshilla të profesionistëve mjekësorë.
Ndikim më të madh kishin historitë e njerëzve – çdo ditë takoheshim me dëgjues në eter dhe përmes një lidhjeje të drejtpërdrejtë u jepnim atyre mundësinë për të ndarë shqetësimet, dhimbjet dhe gëzimet e tyre.
Përpiloi: Veneta Nikollova
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Foto: arkiv dhe arkiv personal
Pas suksesit të festivalit "Ne jemi fëmijët e lumit" në shtator, një fondacion qytetarësh përsëri bëhet partner me rajonin e Plovdivit "Centralen". Këtë herë rasti është një ekspozitë e veçantë që shfaq vizatime të fëmijëve të frymëzuar nga natyra...
Milena Selimi, përkthyesja e romanit “Kohëstrehim” të autorit bullgar Georgi Gospodinov, e cila është edhe përfaqësuese e bullgarëve në Komitetin për Pakicat Kombëtare në Shqipëri, mori çmimin për përkthimin më të mirë për vitin 2024 në Panairin e 27-të..
Kur një person ecën nëpër Montana dhe Bellogradçik, herët a vonë ai do të ndeshet me kabinat elektrike të lyera me ndjenjën e gëzimit dhe pastërtisë, që duket sikur burojnë nga fëmijëria. Dhe për një çast të vetëm ai do ta gjejë veten në një oaz të..
Pas suksesit të festivalit "Ne jemi fëmijët e lumit" në shtator, një fondacion qytetarësh përsëri bëhet partner me rajonin e Plovdivit "Centralen". Këtë..