Specifikimet për blerjen e automjeteve të policisë ishin ulur, deklaroi në Parlament Ministri i Brendshëm Hristo Terzijski. Komenti ka të bëjë me zbulimet në raportin e Agjencisë Evropiane OLAF, njoftoi BGNES.
"Unë do të ndëshkohem sepse kërkesat teknike janë ndryshuar nga ato që ishin vendosur fillimisht. Në shkurt 2017, gjatë udhëheqjes së ministrit në detyrë Pllamen Uzunov, mora instruksione që këto specifikime të ndryshohen. Na u kërkua të ndryshojmë kushtet në mënyrë që të kursejmë paratë e BE, gjë që ishte e panevojshme, tha Terzijski. Hetimi po vazhdon dhe aktualisht po merren në pyetje zyrtarë që ishin të përfshirë në tender, tha ministri.
Pesë raste sulmesh nga bandat e të ashtuquajturave “vendas” u regjistruan në Sofje vetëm javën e kaluar. Ka të ndaluar, kanë filluar procedurat paraprake. Ngrihen akuza kundër fëmijëve mbi 16 vjeç, me të miturit punohet në dhomat pedagogjike për..
Deljan Peevski, kreu i Lëvizjes për të Drejtat dhe Liritë (DPS) - Fillimi i Ri, u takua me Xhevdet Çakërov, kryetar i grupit parlamentar "Demokracia, të Drejtat dhe Liritë" (rreth Ahmed Dogan). Gjatë një bisede të thelluar, të dy vendosën që "faqja e..
Rreth 38% e bullgarëve nuk planifikojnë ose nuk mund të shkojnë me pushime këtë verë, tregon një anketë e Agjencisë “Mjara”, njofton BTA. Ata që dhanë këtë përgjigje janë kryesisht të moshuar nga vendbanime më të vogla. 33.2% e të anketuarve..
Vetëm në tre rajone në Bullgari pensionet mesatare tejkalojnë 1000 leva / 500 euro/ – këto janë rajoni i qytetit të Sofjes, Perniku dhe Burgasi. Për..
Pothuajse çdo fëmijë i tretë në vendin tonë jeton në varfëri materiale, sipas të dhënave të Institutit Kombëtar të Statistikave për vitin e kaluar,..