Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Covid-19 në Bullgari: Dita e 347

Foto: BGNES

45 për qind e mësuesve në Bullgari nuk planifikojnë të vaksinohen

27 për qind e mësuesve bullgarë duan vaksinim kundër Covid-19, po aq hezitonin ndërsa 45 për qind nuk ​​planifikojnë të imunizohen. Kjo tregon një sondazh në internet ndër më se 13 000 pedagogë, të kryer nga Sindikata e Mësuesve Bullgarë dhe Shoqata e Drejtorëve në Arsimin e Mesëm në periudhën 9-13 shkurt.

Më shumë se 47 për qind e mësuesve që nuk duan imunizime janë të shqetësuar për efektet anësore të vaksinave, përderisa 44 për qind thonë se nuk kanë informacion të besueshëm për efektet e tyre.


Bullgaria pret vaksina për mbi 10 milion njerëz

Në muajt e ardhshëm do të ketë një sasi shumë më të madhe të vaksinave gjë që do të krijojë mundësi reale për zgjedhje, tha drejtori i Agjencisë së Barnave Bogdan Kirillov për BNT. Vendimi i Bullgarisë për llojet e vaksinave është për një portofol të ekuilibruar, i cili përfshin të gjitha vaksinat e zhvilluara për të siguruar efektivitetin, shtoi shefi i rregullatorit të ilaçeve.

Më shumë se 240 000 doza priten vetëm në fund të shkurtit dhe më shumë se 500 000 në mars. Prandaj do të shohim një proces të përshpejtuar të vaksinimit, tha eksperti.

Sasia totale e vaksinave që Bullgaria mund të blejë sipas kontratave të BE është mbi 18 milion doza. Kjo sepse njëra nga vaksinat pritet të bëhet si një dozë e vetme. Do të ketë vaksina të mjaftueshme për mbi 10 milion njerëz, siguron Kirillov.


Rritja e të infektuarve rishtas me Covid-19

Ka 1349 raste të reja të koronavirusit në vend për 24 orët e fundit të zbuluara nga 11 604 teste të kryera, sipas Portalit të Unifikuar të Informacionit. 11.6 për qind e mostrave ishin pozitive. Rrethet e Plovdivit dhe Sofjes janë përsëri në të kuqe. Kështu, në gjysmën e Bullgarisë të infektuarit janë më shumë se 120 për 100 000 njerëz. Në 6 rrethe të infektuarit janë 200 për 100 000. Midis tyre është qyteti i Sofjes. Inspektorati Shëndetësor beson se në këtë fazë nuk është e nevojshme të shtrëngohen masat në kryeqytet. Në rajonin e qytetit Kjustendill më shumë se 400 në 100 000 njerëz janë të infektuar. Raporti i përgjithshëm për vendin është 161 pacientë për 100 000 popullsi.

32 persona e humbën betejën me sëmundjen në 24 orët e fundit. 748 u kuruan.

Rastet aktive janë 24 069. Në spital trajtohen 3513 pacientë. 284 janë në njësitë e kujdesit intensiv.

22 776 njerëz në Bullgari morën dy doza vaksine kundër Covid-19 dhe gjatë 24 orëve të fundit u dhanë 3902 doza vaksine në Bullgari.

Të vaksinuarit për ditën e fundit janë 3902, dhe që nga fillimi i fushatës së vaksinimit ato janë 81 338. Vaksina e dytë u injektua 22 776 persona.


Aplikimet për dokumente personale bullgare mund të paraqiten përmes internetit

Shtetasit bullgarë jashtë vendit tani mund të paraqesin aplikime për dokumente personale bullgare pa një nënshkrim elektronik, përmes faqes në internet të Ministrisë së Punëve të Jashtme, njoftoi institucioni.

“Kovid kriza e ka bërë pothuajse të pamundur dhe mjaft të komplikuar të vizitosh konsullatën bullgare dy herë për të paraqitur dhe për të marrë dokumente. Prandaj u ofrojmë shtetasve bullgarë të cilët tashmë kanë paraqitur të dhëna biometrike para se të marrin një dokument të mëparshëm, të aplikojnë për një të ri në internet dhe të paguajnë për shërbimin me një terminal virtual POS, i cili do t’i lejojë ata të vizitojnë fizikisht zyrën tonë të përparme vetëm par të marrë dokumentin e përfunduar”, njoftoi Ministrja e Jashtme Ekaterina Zaharieva.

Sistemi është në dispozicion në adresë: https://e-usluga_bds.mfa.bg dhe nga portali i Ministrisë së Punëve të Jashtme.



Gjithçka më të rëndësishme për COVID-19 në shqip mund të lexoni në seksionin tonë të posaçëm për koronavirusin.

Mund të gjeni informacion aktual për koronavirusin dhe masat në Bullgari në akoma 9 gjuhë në ueb sajtin e Radio Bullgarisë.


Përpilues: Joan Kolev dhe Ekipi “Lajme”

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova





Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Kryeministri bullgar Rosen Zheljazkov

Kryeministri bullgar Rosen Zheljazkov do të marrë pjesë me një video lidhje në një takim evropian për Ukrainën

Kryeministri Rosen Zheljazkov do të marrë pjesë më 19 shkurt në takimin e dytë të jashtëzakonshëm për Ukrainën, të organizuar nga presidenti francez Emmanuel Macron, njoftoi shërbimi për shtyp i qeverisë. Bullgaria mori një ftesë nga Pallati Elysee..

botuar më 25-02-19 10.18.PD
Godina e Ministrisë së Financave

Ministria e Financave prezantoi projektbuxhetin për vitin 2025

Deri në 6.4 miliardë leva (3.3 miliardë euro) është deficiti i planifikuar për vitin 2025, që është 3% e Produktit të Brendshëm Bruto (PBB). Pjesa e shpenzimeve nuk do të kalojë 40 për qind të PBB-së. Projektbuxheti përfshin programin e investimeve..

botuar më 25-02-19 8.46.PD
Monumenti i Vasill Levskit në Sofje

Në ceremoni të ndryshme përkujtimore nderojmë heroin tonë kombëtar Vasill Levski

Sot në qendër të Sofjes do të mbahet një ceremoni përkujtimore për të shënuar 152 vjetorin e vdekjes së Vasill Levskit . Ceremonia para Monumentit të Apostullit të Lirisë do të fillojë në orën 18:00. Qytetarët do të kenë qasje në zonën e..

botuar më 25-02-19 5.10.PD