Në vitin 2021 kritik për industrinë e turizmit, buxheti i shtetit planifikon një rritje jo të vogël të fondeve për reklamat turistike kombëtare. Për këtë qellim parashikohen pothuajse 20 milionë leva, që është një shumë rekorde, e ndarë për qëllime reklamuese tek ne gjatë viteve të fundit. Por, situata e paparashikueshme rreth përhapjes së Covid-19 ve në rend të ditës disa pyetje. Dhe sivjet Ministria e Turizmit ka ndërmend ta fokusojë interesin e të huajve përmes fushatave tradicionale, të cilat mbështeten më tepër tek reklamimi i imazhit me theks mbi “produktet, të lidhura me afërsinë deri tek natyra, të mënyrës shëndetësore të jetesës, kulturën , verën dhe kuzhinën, traditat dhe anën autentike”.
Derisa reklama jonë kombëtare është e përshtatshme në situatën e tanishme të paparashikuar dhe si në mënyrë më të përshtatshme të investohen këto fonde? Sipas Martin Dimitrovit, themelues dhe drejtor krijues i një agjencie kryesore të reklamave në Sofje, buxheti i parashikuar nuk është garanci për sukses. “Gjatë muajve të ardhshëm do të flasim për këtë sesi Bullgaria është një destinacion i sigurt, por ky është një mesazh të cilin do ta drejtojnë një sërë shtetesh - pohon Dimitrov dhe shton:
“Ne jemi në një garë të rëndë, në të cilën disi nuk tregojmë një origjinalitet të vërtetë, më në veçanti gjatë kësaj stine, kur turistët do të llogarisin dhe faktorë të tjerë. Për shembull sistemi shëndetësor i shtetit dhe mundësia, në qoftë se sëmuresh, mjekët dhe ekipet mjekësore në vendpushimin përkatës të mund të reagojnë shpejt. Dhe kur themi se, jemi një destinacion i sigurt, nuk është e mjaftueshme thjesht ta deklarojmë, por të vëmë në dukje konkretisht se përse jemi një destinacion i sigurt - diçka të cilën nuk e dëgjoj si reklamë në këtë moment.”
Bullgaria, fillimisht duhet të përcaktojë se çfarë lloj turizmi ka ndërmend të zhvillojë në kontekstin e ri, në të cilin po jetojmë. Sepse fokusi i reklamave tona jashtë shtetit është i përzier. Përsëri ngulmohet tek pjesëmarrjet në bursa, punë me blogerë dhe media, fushata imazhesh me broshura dhe video të bukura nga Bullgaria, ku të gjitha hijeshitë dhe bukuritë e saj paraqiten së bashku, thotë Martin Dimitrov dhe shton:
“Ne gjithmonë mundohemi të tregojmë se kemi të gjitha. Ne flasim për tradita, flasim për SPA, për turizëm detar, për turizëm dimëror. Por në këtë mënyrë ne e mbyllim përfytyrimin e konsumatorit për vendin tonë, nuk e ndihmojmë të mund të zbulojë diçka të ndryshme, e cila ta befasojë. Dhe kjo është tipike për reklamën tonë turistike. Sepse publiku për vendpushimin “Sllënçev brjag” dhe për turizmin fshatar është i ndryshëm, e njëjta gjë është e vlefshme dhe për turizmin çiklistik, për turnetë e verës e të tjera. Ne nuk mund të vazhdojmë t’u bëjmë thirrje njerëzve të vijnë, kur “derdhim” në një fushatë të imazhit ose në një video-reklamë prej 30 sekonda çdo gjë, të cilën duam ta themi, duke e adresuar deri tek të gjithë.”
Sipas Dimitrovit ka ardhur koha ku shteti të segmentojë reklamën dhe të kërkojë publikun e përshtatshëm, në të cilin të fokusojë mesazhet e veta.
Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
Foto: Veneta Nikollova, Facebook/Martin Dimitrov
Vendpushimi Pamporovo në Rodopet premton emocione dhe aventura të paharrueshme gjatë muajve të ngrohtë. Sezoni i ri hapet më 20 qershor. Edhe këtë verë, adhuruesit e pushimit aktiv do të rrisin adrenalinën e tyre në Parkun Aventuror..
Në cepin më jugperëndimor të Bullgarisë, lart në malin Ograzhden, gjendemi në një copëz parajse të dalë nga përrallat – në fshatin magjepsës Dolene. Çdokush që vjen këtu mbetet i habitur, sepse pamja është shumë e pazakontë për shumicën e fshatrave..
"Rritet, por nuk plaket". Motoja e kryeqytetit tonë është vërtetuar me kalimin e kohës si plotësisht e vërtetë – Sofja po zhvillohet dhe po bëhet një qytet i bukur evropian pavarësisht problemeve që haset. Dhe po rritet jo vetëm në aspektin e..
Resorti më i vjetër dimëror në vend – “Borovec” , do të hapë sezonin veror më 28 qershor, njofton BTA. Nga kjo datë do të funksionojë edhe teleferiku, i..