Nga data 22 deri më 27 shkurt në sallën e kryeqytetit “Sofja” do të zhvillohet edicioni i 72 i Turneut Ndërkombëtar të Boksit “Stranxha”. Ky është turneu më i vjetër i boksit në Evropë, i cili zhvillohet në Bullgari që nga viti 1950. Gara gëzon një autoritet të madh dhe në përpjesëtim ndërkombëtar dhe ka lavdinë e “një mini kampionati botëror të boksit”. Në të sipas traditës përfshihen dhe përfaqësues të shkollave më të forta të boksit. Pavarësisht dhe në kohë të pandemisë, sivjet nuk do të ketë ndonjë përjashtim. Në një konferencë të posaçme shtypi për turneun qe shpallur se, do të përfshihen 306 sportistë prej 35 shteteve, mes të cilave Uzbekistani, Shtetet e Bashkuara, Rusia, Brazili e të tjera. Mjerisht, sivjet nuk do të prezantohet Kuba.
Mes pjesëmarrësve spikasin mbajtësit e medaljeve olimpike Shakhobidin Zoirov 52 kilogramë nga Uzbekistani-kampion nga Rio 2016, Clemente Russo 91 kilogramë nga Italia - dy herë mbajtës i medaljes së argjend olimpike, dhe Mira Potkonen - 60 kilogramë nga Finlanda – me bronz nga Rio 2016, një numër fituesish të çmimeve botërore dhe evropiane tek meshkujt dhe tek femrat.
Duke pasur parasysh situatën e pandemisë Turneu “Straxha” do të zhvillohet me të gjitha masat e domosdoshme për një parrezikshmëri. Boksierët tanimë kanë kaluar testet e koronavirusit, ku çdo ditë do të bëhen të tilla mbi një parim të rastit.
Presidenti i Federatës Bullgare të Boksit Krasimir Ininski vuri në dukje se, nuk do që boksierët bullgarë të mendojnë për kualifikimin e anuluar botëror për lojërat olimpike, por të përqendrohen mbi Turneun “Stranxha”. “Pritet gjithsesi gjatë muajit qershor të ketë një kualifikim evropian për në Tokio, por dhe të mos të ketë - boksierët tanë janë në pozita shumë të mira për nga vlerësimi”, tha Ininski.
Për provën e parë në ring sivjet meshkujt tanë u përgatitën në një kamp të përbashkët me boksierët nga Moldavia në bazën sportive malore “Bellmeken”. Boksieret tona kishin një javë mësimi me sportiste nga Franca, kurse pas kësaj kishin mësime dhe me vajzat nga Brazili, Maroku, Greqia dhe Serbia. Dhe femrat, dhe meshkujt janë të motivuar dhe punojnë jo vetëm për të marrë pjesë në Olimpiadën në Tokio, por dhe për medalje”, nënvizuan trajnerët e tyre kubani Joel Soler Arrate dhe Angjell Angjellov.
Minimum katër kuota për Lojërat Olimpike të Verës në Tokio presin në skuadrën kombëtare të meshkujve dhe të femrave në boks. Figura drejtuese në këtë etapë janë Daniell Asenov 52 kilogramë dhe Radosllav Pantaleev- 91 kilogramë tek meshkujt dhe Stanimira Petrova 57 kilogramë dhe Stojka Krësteva-51 kilogramë tek femrat.
Presidenti i Federatës Bullgare të Boksit shpalli po kështu se, qëllimi i ardhshëm i madh është që Bullgaria të bëhet mikpritëse e kampionatit botëror.
Përpiloi: Miglena Ivanova/ në bazë të materialeve të RKB-programi Horizont dhe BTA/
Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
Foto: Facebook / BulgarianBoxingFederation dhe BGNES
Garues nga Bullgaria, Rumania, Greqia, Turqia, Serbia dhe Maqedonia e Veriut nën moshën 19 vjeç do të marrin pjesë në Kampionatin Ballkanik të Ngjitjes Sportive për adoleshentët në disiplinën e vështirësisë, i cili do të mbahet më 26 dhe 27 tetor në..
Tenisti më i suksesshëm bullgar, Grigor Dimitrov, përparoi me një vend në renditjen botërore të ATP-së. Ai tashmë është i nënti me gjithsej 3735 pikë, ndonëse të dielën e 20 tetorit humbi finalen e turneut në Stokholm nga amerikani Tommy Paul...
Traileri zyrtar i filmit “Gundi – Legjenda për dashurinë” bëri bujë të vërtetë, duke u kthyer në një nga më të suksesshmit në historinë e kinematografisë bullgare. Deri më sot, videoja grumbulloi miliona shikime, gjë që dëshmon për interesimin e madh..