Bojko Borisov: Të paktën 10 000 njerëz duhet të vaksinohen çdo ditë
Kryeministri Bojko Borisov këmbënguli që të paktën 10 000 njerëz të vaksinohen çdo ditë. Në një takim pune me Shtabin Operativ Kombëtar, ai urdhëroi që të sigurohet një “korridor i gjelbër” për të gjithë që dëshirojnë të imunizohen. Pavarësisht nga rritja e lehtë e numrit të të sëmurëve, masat nuk do të shtrëngohen, tha kryeministri.
Inspektori shëndetësor shtetëror Angell Kunçev vuri në dukje se rritja e sëmundshmërisë ende nuk paraqet rrezik për sistemin shëndetësor.
Drejtori i Spitalit Pirogov në Sofje tha se 5 pika vaksinimi janë hapur në institucion, ku do të jepen vaksinat AstraZeneca.
Shefi i Shtabit Vencisllav Mutafçijski raportoi një rënie të vdekshmërisë nga koronavirusi.
Mësimi në dhomat e klasës varet nga suksesi i imunizimit
Dëshira jonë është për më shumë mësime ballë për ballë dhe ne mund ta arrijmë atë në një masë më të madhe dhe më të shpejtë nëse kemi më shumë mësues të vaksinuar. Këtë e tha gjatë kontrollit parlamentar Ministri i Arsimit Krasimir Vëllçev.
Më shumë se 160 000 njerëz punojnë në sistemin arsimor. Vetëm personeli pedagogjik është 90 000 veta. Një sondazh i sindikatave tregon se mësuesit kanë një qëndrim pozitiv ndaj vaksinave, janë të interesuar dhe kërkojnë prova shkencore të efektivitetit të tyre, por shumë prej tyre ende nuk gjejnë informacion të mjaftueshëm. Kjo është arsyeja pse nevojitet një fushatë më serioze shpjeguese për vaksinat, tha ministri.
Gati 10 për qind e mostrave të reja për Covid-19 janë pozitive
1086 janë rastet e Covid-19 në Bullgari, të regjistruara gjatë 24 orëve të fundit me 10 926 teste të kryera. Gati 10 për qind e mostrave janë pozitive.
42 persona me infeksion vdiqën. Këtë e tregojnë të dhënat e Portalit të Unifikuar të Informacionit.
Shumica e rasteve të reja të koronavirusit u regjistruan në Sofje (335), pasuar nga Plovdiv (93), Pleven (70) dhe Pazardzhik (62).
Rastet aktive janë 25 010.
Në spital u shtruan 3704 persona, përfshirë 300 në njësinë e kujdesit intensiv.
744 njerëz kanë kapërcyer koronavirusin në 24 orët e fundit. Numri i përgjithshëm i të shëruarve është 199 632.
Që nga fillimi i fushatës së imunizimit në Bullgari, numri i përgjithshëm i dozave të vaksinave të koronavirusit është 90 514, përfshirë 4 594 për 24 orët e fundit. 25 441 njerëz kanë dy vaksina.
Bullgaria ishte ekonomike në shpenzimet antikrize
Në vitin 2020, Bullgaria ndërmori politika antikrize me vlerë 6.7 për qind të PBB-së së vendit për vitin 2019. Shpenzimi mesatar evropian është 14.3 për qind. Këtë e tregon një analiz e Institutit për Studime Sociale dhe Sindikale të Konfederatës së Sindikatave të Pavarura në Bullgari.
Të dhënat tregojnë se politika ekonomike e Bullgarisë, megjithëse e saktë dhe e shprehur në shumë masa specifike, është shumë më konservatore krahasuar me masat e vendeve të tjera anëtare të BE. Kjo është e çuditshme sepse Bullgaria nuk ka problem me borxhin shtetëror ose një deficit kronik, siç kanë shumica e vendeve të BE, komentohet në analizë.
Operatorët turistikë duan një Fond Garantues për shpëtimin e biznesit
Shoqatat e Operatorëve dhe Agjencive Turistike, të cilat nuk kanë punuar për një vit të tërë, duan një takim me Kryeministrin, shkruan travelnews.bg.
Në letër, ata tregojnë se problemi më i ngutshëm janë paratë që duhet t’u kthejnë klientëve për udhëtime dhe pushime të dështuara për shkak të pandemisë në vitin 2020. Sipas degës, kjo është rreth 75 milion euro. Prandaj, ata insistojnë në krijimin e një Fondi Garancie për të mbrojtur konsumatorët në rast të paaftësisë paguese të operatorit turistik. Fondi do të ndihmojë rimëkëmbjen e sektorit. Kjo është veçanërisht e rëndësishme tani, sepse 13 mars po afron, kur klientët duhet të kompensohen.
Shteti ka caktuar tashmë më shumë se 25 milion euro për të kompensuar klientët për udhëtimet e anuluara.
Vaksina bullgare kundër Covid ka nevojë për bashkëfinancim
Informacioni në lidhje me vaksinën bullgare kundër koronavirusit është jashtëzakonisht kontradiktor dhe i paqëndrueshëm. Ministria e Shëndetësisë do të financonte vaksinën nëse do të kishim të gjitha të dhënat dhe dokumentacionin, tha Ministri i Shëndetësisë Kostadin Angellov në parlament, shkruan gazeta “24 Orë”.
Në verën e vitit 2020, shkencëtarët nga Akademia Bullgare e Shkencave filluan zhvillimin e vaksinës së tyre. Projekti u financua nga Instituti Francez Pasteur me 70 000 euro. Shkencëtarët u ankuan se vaksina mund të mbetet e papërfunduar sepse ata kanë nevojë për bashkëfinancim. Ata duan edhe 120 000 dollarë të tjerë për një makinë për të prodhuar ilaçin, në mënyrë që prototipi i vaksinës të jetë gati deri në fillim të verës.
Gjithçka më të rëndësishme për COVID-19 në shqip mund të lexoni në seksionin tonë të posaçëm për koronavirusin.
Mund të gjeni informacion aktual për koronavirusin dhe masat në Bullgari në akoma 9 gjuhë në ueb sajtin e Radio Bullgarisë.
Përpilues: Vesella Krësteva dhe Ekipi “Lajme”
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
Temperaturat minimale të martën do të lëvizin nga minus 5 deri në 0°, në verilindje deri në minus 11°. Në Sofje do të jetë rreth minus 3°. Paradite përgjatë lumenjve mund të ketë mjegulla. Gjatë ditës do të ketë reshje të dobëta shiu vende-vende..
Sipas të dhënave të Eurostat-it, Bullgaria përmbush edhe kriterin e fundit për eurozonën - stabilitetin e çmimeve. Kështu ka bërë të ditur në fillim të mbledhjes së jashtëzakonshme të Këshillit të Ministrave ministrja e financave Temenuzhka Petkova...
Mbështetja bullgare për pavarësinë, sovranitetin dhe integritetin territorial të Ukrainës u riafirmua sot nga kryeministri Rosen Zheljazkov. Ai mori pjesë në samitin e iniciuar nga presidenti ukrainas Volodimir Zelenski me rastin e përvjetorit të tretë..
Kryeministri Rosen Zheljazkov ka uruar konservatorët gjermanë nga Bashkimi Demokratik i Krishterë/ Bashkimi Social i Krishterë CDU/CSU dhe liderin..
Terrori i Kremlinit është në një shkallë të paprecedentë dhe ky është një shantazh i hapur bërthamor. Përpjekja për të shkatërruar sarkofagun e..
Sofja mori presidencën e forumit më prestigjioz të pushtetit vendor në Ballkan – B40. Kryetari i Bashkisë së Sofjes Vasill Terziev pranoi stafetën..