Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Covid-19 në Bullgari: Dita e 351

Foto: arkiv

Vaksinat do të mjaftojnë për të gjithë që dëshirojnë

Me skemën e furnizimit, deri në fund të këtij muaji vaksinat e disponueshme do të jenë në dispozicion për të gjithë, njoftoi BTA, duke cituar inspektorin shtetëror shëndetësor Angell Kunçev. Më shumë se 500 000 doza të të tre llojeve të vaksinave pritet të furnizohen në mars dhe të gjithë do të jenë në gjendje të imunizohen, ishte kategorik Kunçev. Ai shtoi se ndërsa ka njerëz që presin imunizimin, orari i punës nuk do të respektohet dhe të gjithë do të shërbehen. Sipas tij, në fund të marsit Bullgaria do të marrë vaksinën e re Jansen, e cila aktualisht po vlerësohet nga Agjencia Evropiane e Barnave. Ajo do të jetë me një dozë të vetme, gjë që do të lehtësojë më tej procesin e imunizimit.


Vaksinimi masiv kundër Covid-19 vazhdon

4088 vaksina janë dhënë në 24 orët e fundit. Kjo është gati 3.5 herë më pak se 24 orët e mëparshme, kur u imunizuan 13 754 njerëz. Ka 318 inspektime shëndetësore dhe spitale në vend që kanë filluar imunizimin masiv dhe të gjithë mjekët e përgjithshëm janë përfshirë në fushatë. Sot, Kryeinspektori Shëndetësor Shtetëror Dr. Angell Kunçev po monitoron imunizimin në qytetin Plovdiv, ku numri i vendeve për kryerjen e manipulimit po rritet që nga sot. Pika të reja të imunizimit u hapën në pothuajse të gjitha qytetet rajonale.


Lloji britanik i Covid-19 tashmë dominon në Bullgari

Lloji britanik i Covid-19 tashmë dominon në vendin tonë. Në një intervistë për BNR, Prof. Iva Ugrinova, drejtoreshë e Institutit të Biologjisë Molekulare në Akademinë Bullgare të Shkencave, komentoi se mutacioni i ri ka zhvendosur llojin klasik nga Wuhan. Sipas saj, të gjitha variantet e Covid-19 do të vijnë në Bullgari dhe vaksinat e ARN mund të rikonfigurohen shpejt për të kapur llojet e reja të virusit. Teknologjia e ARN-së është revolucionare dhe kjo është arsyeja pse këto vaksina kanë një efikasitet shumë të lartë. Sa i përket imunitetit, pas vaksinës, Prof. Iva Ugrinova theksoi se deri më tani ekziston konfirmimi se zgjat deri në 8 muaj, por shkencëtarët presin që të zgjasë 2 vjet.


Mostrat pozitive për Covid-19 janë 9.6 për qind nga 5700 teste

Rastet e reja të Covid-19 për 24 orët e fundit janë 548, me gati 5700 teste të kryera. Tre prej tyre janë me staf mjekësor. 9.6 për qind e mostrave janë pozitive, sipas Portalit të Unifikuar të Informacionit.

3846 pacientë u shtruan në spital dhe 316 në njësitë e kujdesit intensiv.

160 pacientë u shëruan dhe 18 njerëz vdiqën.

Numri i personave të imunizuar gjatë 24 orëve të fundit është 4088, me ta numri i përgjithshëm i të imunizuarve tejkalon 108 000 njerëz. Prej tyre 27 000 u dha dozë e dytë.


Gjithçka më të rëndësishme për COVID-19 në shqip mund të lexoni në seksionin tonë të posaçëm për koronavirusin.

Mund të gjeni informacion aktual për koronavirusin dhe masat në Bullgari në akoma 9 gjuhë në ueb sajtin e Radio Bullgarisë.



Përpilues: Darina Grigorova

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Parashikimi i motit për 25 shkurtin

Temperaturat minimale të martën do të lëvizin nga minus 5 deri në 0°, në verilindje deri në minus 11°. Në Sofje do të jetë rreth minus 3°. Paradite përgjatë lumenjve mund të ketë mjegulla. Gjatë ditës do të ketë reshje të dobëta shiu vende-vende..

botuar më 25-02-24 7.25.MD
Temenuzhka Petkova

Bullgaria plotëson kriterin e fundit për eurozonën, do të kërkojë një raport konvergjence

Sipas të dhënave të Eurostat-it, Bullgaria përmbush edhe kriterin e fundit për eurozonën - stabilitetin e çmimeve. Kështu ka bërë të ditur në fillim të mbledhjes së jashtëzakonshme të Këshillit të Ministrave ministrja e financave Temenuzhka Petkova...

botuar më 25-02-24 5.58.MD
Pjesëmarrja e Rosen Zheljazkovit në samitin për Ukrainën

Rosen Zheljazkov: Ukrainës duhet t'i jepen garanci për një paqe të qëndrueshme dhe të drejtë

Mbështetja bullgare për pavarësinë, sovranitetin dhe integritetin territorial të Ukrainës u riafirmua sot nga kryeministri Rosen Zheljazkov. Ai mori pjesë në samitin e iniciuar nga presidenti ukrainas Volodimir Zelenski me rastin e përvjetorit të tretë..

botuar më 25-02-24 4.49.MD