Pasi disa ditë përqindja e të sapo infektuarve me koronavirus në Bullgari mbetej 10%, sot për ditën e dytë përqindja e mostrave pozitive është afërsisht 14%. Ditën e fundit rastet e reja janë 1800 nga 13 026 testet e bëra. Më shumë të infektuar ka përsëri në kryeqytet - 496, pasuar nga Plovdivi - 181, dhe Burgasi - 154.
4037 persona u shtruan në spital, 349 prej tyre janë në njësitë e kujdesit intensiv.
45 persona me infeksionin e koronavirusit kanë vdekur në 24 orët e fundit. 471 janë regjistruar si të kuruar.
Gjatë 24 orëve të kaluara janë injektuar 17 163 doza vaksine, duke e çuar numrin e përgjithshëm në 148 226. Me një dozë të dytë të vaksinës janë injektuar 29 677 njerëz. Shumica e qytetarëve të vaksinuar dyfish janë në Sofje, Plovdiv dhe Varna. Ka 352 pika vaksinimi në vend.
Temperaturat minimale të martën do të lëvizin nga minus 5 deri në 0°, në verilindje deri në minus 11°. Në Sofje do të jetë rreth minus 3°. Paradite përgjatë lumenjve mund të ketë mjegulla. Gjatë ditës do të ketë reshje të dobëta shiu vende-vende..
Sipas të dhënave të Eurostat-it, Bullgaria përmbush edhe kriterin e fundit për eurozonën - stabilitetin e çmimeve. Kështu ka bërë të ditur në fillim të mbledhjes së jashtëzakonshme të Këshillit të Ministrave ministrja e financave Temenuzhka Petkova...
Mbështetja bullgare për pavarësinë, sovranitetin dhe integritetin territorial të Ukrainës u riafirmua sot nga kryeministri Rosen Zheljazkov. Ai mori pjesë në samitin e iniciuar nga presidenti ukrainas Volodimir Zelenski me rastin e përvjetorit të tretë..
Terrori i Kremlinit është në një shkallë të paprecedentë dhe ky është një shantazh i hapur bërthamor. Përpjekja për të shkatërruar sarkofagun e..
Kryeministri Rosen Zheljazkov ka uruar konservatorët gjermanë nga Bashkimi Demokratik i Krishterë/ Bashkimi Social i Krishterë CDU/CSU dhe liderin..
Sofja mori presidencën e forumit më prestigjioz të pushtetit vendor në Ballkan – B40. Kryetari i Bashkisë së Sofjes Vasill Terziev pranoi stafetën..