Parlamenti miratoi përfundimisht ndryshimet në Ligjin për Shtetësinë Bullgare. Me to krijohet një Këshill Konsultues pranë Agjencisë Shtetërore për Bullgarët Jashtë Shtetit. Ai do të shpallë qëndrimin e tij mbi shtetësinë brenda dy muajsh, duke marrë parasysh faktin nëse aplikanti përdor gjuhën bullgare, nëse ai e identifikon veten si person me origjinë bullgare dhe nëse është pjesë e një komuniteti bullgar ose e një pakice bullgare në një vend tjetër.
I vihet fund mundësisë për marrjen e shtetësisë bullgare në bazë të investimeve në letra me vlerë të qeverisë. Sipas ndryshimeve shtetësia do t'u jepet personave të huaj me pjesëmarrje në aksione ose obligacione të kompanive bullgare me vlerë të paktën 2 milionë leva /pak më shumë se 1 milion euro/.
Një mundësi tjetër për marrjen e një pasaporte bullgare është që i huaji të ketë investuar fillimisht më shumë se 250 000 euro në një kompani që ka krijuar të paktën 10 vende pune, një vit më vonë ka rritur investimin e saj në të paktën 500 000 euro dhe ka krijuar mbi 20 vende pune.
Leja për qëndrim afatgjatë në vend mund të merret nga të huajt që kanë të ashtuquajturat “viza startup”, kanë një certifikatë të lëshuar nga Agjencia Shtetërore për Kërkime dhe Inovacione për një projekt në fushën e teknologjive të larta dhe / ose për projekt inovativ dhe pas lëshimit të vizës për qëndrim të gjatë janë bërë partnerë ose aksionarë në një kompani bullgare duke pasur jo më pak se 50% prej kapitalit të saj.Këtë vit Krishtlindja “mbërriti” në Sofje që në nëntor, me aromë të verës së ngrohtë, kanellës dhe magjisë festive. Radio Bullgaria ju rekomandon të vizitoni disa prej këndeve të Krishtlindjes në kryeqytet: Për më të paduruarit për të pritur..
Muzeu i parë i arit investues mirëpret në Plovdiv vizitorë që duan të mësojnë më shumë rreth historisë së parave dhe lidhjes së tyre me arin – nga lindja e arit, origjina e tij kozmike dhe rruga e tij deri në Tokë, deri tek mënyra se si ky metal i çmuar..
Më 16 nëntor do të shënojmë Ditën e “Caritas” – organizatës bamirëse të Kishës Katolike, e cila përmes kujdesit dhe gjesteve të mëshirës mbjell shpresë në zemrat e atyre që kanë nevojë. Në këtë ditë do të kujtojmë se më e rëndësishmja nuk është pasuria..