Parlamenti miratoi përfundimisht ndryshimet në Ligjin për Shtetësinë Bullgare. Me to krijohet një Këshill Konsultues pranë Agjencisë Shtetërore për Bullgarët Jashtë Shtetit. Ai do të shpallë qëndrimin e tij mbi shtetësinë brenda dy muajsh, duke marrë parasysh faktin nëse aplikanti përdor gjuhën bullgare, nëse ai e identifikon veten si person me origjinë bullgare dhe nëse është pjesë e një komuniteti bullgar ose e një pakice bullgare në një vend tjetër.
I vihet fund mundësisë për marrjen e shtetësisë bullgare në bazë të investimeve në letra me vlerë të qeverisë. Sipas ndryshimeve shtetësia do t'u jepet personave të huaj me pjesëmarrje në aksione ose obligacione të kompanive bullgare me vlerë të paktën 2 milionë leva /pak më shumë se 1 milion euro/.
Një mundësi tjetër për marrjen e një pasaporte bullgare është që i huaji të ketë investuar fillimisht më shumë se 250 000 euro në një kompani që ka krijuar të paktën 10 vende pune, një vit më vonë ka rritur investimin e saj në të paktën 500 000 euro dhe ka krijuar mbi 20 vende pune.
Leja për qëndrim afatgjatë në vend mund të merret nga të huajt që kanë të ashtuquajturat “viza startup”, kanë një certifikatë të lëshuar nga Agjencia Shtetërore për Kërkime dhe Inovacione për një projekt në fushën e teknologjive të larta dhe / ose për projekt inovativ dhe pas lëshimit të vizës për qëndrim të gjatë janë bërë partnerë ose aksionarë në një kompani bullgare duke pasur jo më pak se 50% prej kapitalit të saj.Në renditjen e publikuar më 18 qershor ngaRenditja e Ndikimit 2025 nga Times Higher Education ( Impact Rankings 2025 e Times Higher Education), për të gjashtin vit radhazi, Universiteti i Sofjes "Shën Kliment Ohridski" është i renditur në vendet nga..
Punësimet në sektorin e shërbimeve po rriten, ndërsa po ulet kërkesa për fuqi punëtore në sektorët tradicionalisht më të përfaqësuar te ne si ai agrar dhe industrial. Të dhënat e Institutit Kombëtar të Statistikave (IKS) tregojnë këtë prirje,..
Bullgaria po ndryshon vazhdimisht, besojnë krijuesit e iniciativës "Bulgaria Wants You", të cilët prej pesë vitesh organizojnë takime motivuese dhe diskutime me bullgarë jashtë vendit, për t'u dhënë atyre një këndvështrim të ndryshëm për vendin dhe..
Gjithsej tetë bizonë të rinj (dy meshkuj dhe gjashtë femra) u sollën në dy faza gjatë muajit qershor në zonën e fshatit Zhenda, në Rodopet Lindore, nga..
Instituti për Shkenca Kompjuterike, Inteligjencë Artificiale dhe Teknologji (INSAIT) pranë Universitetit të Sofjes "Shën Kliment Ohridski" fillon një..
Më 1 korrik, në Fakultetin e Gjuhëve të Huaja të Universitetit të Tiranës, filloi zyrtarisht edicioni i pestë i Shkollës Verore të Gjuhës Bullgare...