Sot në Bullgari dëbojmë dimrin dhe i hapim rrugë pranverës, duke varur një verore në jakën e xhaketës. Rrënjët e nuskave të kuqe me të bardhë për shëndet janë në të kaluarën e largët të popullit tonë. Kurse përfytyrimi për veroren është i lidhur ngushtë me imazhin për Gjyshe Martën - gruaja e moshuar, e cila vjen në ditën e parë të muajit mars dhe u vendos dhe u lidh verore njerëzve dhe kafshëve të shtëpisë. Dhe sot e kësaj dite kjo traditë e lashtë popullore është e gjallë, ajo krijon gëzim dhe gjendje të mirë shpirtërore. Që në mëngjes herët, më 1 mars ne i themi njëri tjetrit “Gëzuar Gjyshe Martën!” që do të thotë “Gëzuar pranverën, gëzuar fillimin e ri me shpresë të re!”
Fija modeste e penjve të përdredhur prej kohe ka interpretime të ndryshme krijuese, por gjithmonë duke ruajtur simbolikën.
Idenë e saj të shtojë akoma bukuri dhe autorësi ndaj verores tradicionale tregon Genoveva Kallushkova nga Sofja, e cila është dhe mjeshtre e punimit të goblenëve. Me një durim të njëjtë dhe dashuri ajo punon dhe verore dhe qëndis, qëndisje tradicionale bullgare, kurse kur gërsheton të dyja gjërat formohen bizhuteri të vogla, të kërkuara nga vlerësuesit.
“Njerëzit mbeten tepër të kënaqur kur i shikojnë këto verore. I pëlqejnë shumë, sepse jemi bullgarë dhe i ruajmë traditat. Simbolet mbi qëndisjet për veroret e mia janë të ndryshme, më shpesh është elbetica. Ajo bashkon fillimin e gruas dhe të burrit - simbole të tilla po kështu janë ngjyra e kuqe dhe e bardhë. Është menduar se ngjyra e kuqe mbron nga magjitë. Në qëndisje shtohet dhe ngjyra jeshile - simbol i jetës së përjetshme, i natyrës, kurse ngjyra e verdhë është dielli, zjarri dhe drita pa të cilët ne nuk mundim. Këto janë ngjyrat kryesore në qëndisje. Materialet janë prej penjve dhe fijeve prej pambuku, të tilla me të cilat punohen veshjet tradicionale bullgare.”
Veroret e Genovevës janë të caktuara kryesisht për miq, të njohur dhe vlerësues, sepse ajo i qëndis motivet në kohën e saj të lirë.
“Në çdo një gjë unë fus dhe ndjenjë nga vetja ime, kurse kjo ka një rëndësi të madhe për njerëzit, deri tek të cilët arrijnë këto qëndisje. Gjëja e parë më 1 Mars është t'u var verore burrit dhe djalit tim, kurse pas kësaj do të dhuroj verore në punë dhe kolegëve të mi. Kështu dita kthehet në një festë të vërtetë për ne, bullgarët. Gëzimi vjen dhe nga fakti se njerëzit janë të zbukuruar me fije të kuqe dhe të bardhë, është një bukuri e madhe. Nga veroret e mia kam dërguar në Francë, në Gjermani, Letoni, në shumë vende ku ka bullgarë. Kudo këto verore i gëzojnë njerëzit dhe për një kohë të gjatë mbeten si një suvenir me një mesazh personal dhe kujtim për Bullgarinë.”
Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
Foto: arkiv personal“Vendi në Francë ku së bashku vizatojmë të ardhmen bullgare të fëmijëve tanë” – kështu e përshkroi Janeta Dimitrova vendin e saj të punës – Shkollën Bullgare të së Dielës “Ivan Vazov” në Paris – në një postim në një rrjet social një vit më parë. Është..
152 vjet pasi Bullgaria humbi birin e saj të dashur, luftëtar për një shtet të lirë, të pavarur dhe tolerant - Vasill Levski, personaliteti i tij vazhdon të emocionojë dhe të frymëzojë zemrat e bullgarëve të të gjitha brezave. Historianët vazhdojnë të..
Më 16 shkurt 2025 bëhen 127 vjet nga botimi i buletinit të parë të Agjencisë Telegrafike Bullgare (BTA), të nënshkruar nga drejtori i parë i saj Oskar Iskander. Agjencia u krijua në vitin 1898 me një dekret të Princit Ferdinand I, i modeluar sipas Agjencisë..
Instituti mbi Kërkimin e Klimës, Atmosferës dhe Ujit pranë Akademisë Bullgare të Shkencave (IIKAV-BAN) po organizon një konferencë dhe një ngjarje..
Për të tretin vit radhazi në Bullgari do të mbahet konkursi ndërkombëtar i gatimit “Luga e Kupidit”. Konkursi i shijshëm ka një mision - të tregojë se..