2403 raste të reja të koronavirusit janë zbuluar në Bullgari në 24 orët e fundit, pas 14 563 testeve të kryera, ose 16.5% e mostrave janë pozitive, tregojnë të dhënat e Portalit të Unifikuar të Informacionit. Shumica e të infektuarve janë në Sofje - 737, Plovdiv - 187 dhe Pleven - 129.
Dje kanë vdekur 83 veta me koronavirus dhe bashkë me ta numri i përgjithshëm i viktimave arriti në 10 391 veta. Rastet aktive janë 33.227. 5009 persona u shtruan në spital, nga të cilët 423 në njësinë e kujdesit intensiv.
Për 24 orët e fundit u vaksinuan 20 233 njerëz. Që nga fillimi i programit të imunizimit me një dozë të dytë janë vaksinuar 41 525 persona.Metapneumovirusi nuk është i ri dhe nuk shkakton sëmundje të rënda. Tashmë ka një ulje të sëmundshmërisë në Kinë dhe nuk ka vdekje, tha për bTV, kryeinspektori sanitar shtetëror Angell Kunçev. “Unë e kuptoj ndjeshmërinë e shoqërisë ndaj kombinimit të..
Është nënshkruar një protokoll për bashkëpunim dhe shkëmbim ndërmjet Ministrive të Arsimit dhe Shkencës në Bullgari dhe Ukrainë për 4 vite akademike deri në vitin 2028 në modalitetin e videokonferencës. Ministrat Galin Cokov dhe Oksen Lisovij me nënshkrimet..
Ditën e mërkurë do të mbajë mot kryesisht me diell në Bullgarinë Perëndimore dhe Qendrore. Vranësira të konsiderueshme do të ketë në ekstremin juglindor por më vonë do të zvogëlohen. Temperaturat minimale do të lëvizin kryesisht nga minus 1° deri në..
Deputetët i dhanë vetes një afat prej tre ditësh për të bërë propozime me shkrim përpara leximit të dytë të ndryshimeve në Ligjin e Drejtësisë, qëllimi i të..
Rreth 140 milionë leva janë investuar vitin e kaluar në përmirësimin e infrastrukturës së bazave ushtarake, bëri të ditur ministri në detyrë i mbrojtjes..
Nuk kam bërë asnjë krim, ky është sulm politik, tha bashkëkryetari i “Po e vazhdojmë ndryshimin” (PP) Kirill Petkov, para se të hyjë në prokurori...