Asnjë version brazilian, afrikano-jugor ose nigerian i Covid-19 nuk është zbuluar tek ne
Mbi 85 për qind e viruseve që qarkullojnë në vendin tonë janë nga lloji britanik i koronavirusit, tha para BNT Prof. Todor Kantarxhiev, drejtor i Qendrës Kombëtare të Sëmundjeve Infektive dhe Parazitare. Deri më tani, asnjë mutacion brazilian, afrikano-jugor ose nigerian nuk është zbuluar. Specialisti siguroi se këto mutacione mbulohen nga vaksinat, përveç asaj nigeriane, rridhja e së cilës është më e lehtë. Prof. Todor Kantarxhiev gjithashtu tha se në vjeshtë mund të jetë e nevojshme të bëhet një vaksinë e re nëse ato të disponueshme nuk neutralizojnë variantet e reja të Covid-19. Sipas tij, ata të cilën e kaluan koronavirusin duhet të vaksinohen me një dozë.
Koronavirusi pritet të bëhet sezonal
Më 8 mars një vit më parë në Bullgari u raportuan të infektuarit e parë me koronavirus dhe ata tashmë janë mbi 260 000. Covid-19 ka të ngjarë të bëhet sezonal, tha para Radios Kombëtare Bullgare Prof. Todor Kantarxhiev drejtor i Qendrës Kombëtare të Sëmundjeve Infektive dhe Parazitare.
“Aktualisht nuk ka qarkullim të një varianti të koronavirusit që ka arritur shpërndarjen epidemike dhe kërkon një vaksinë të re. Nëse është e nevojshme, kompanitë që prodhojnë vaksina aktuale mund të përgatisin një vaksinë kundër mutacionit brenda një jave”, tha profesori. Sipas tij, kur shfaqet një variant i ri, i cili ka një madhësi epidemie, një vaksinim i tretë mund të jetë i nevojshëm në vjeshtë.
Mallra të rrezikshëm në treg në lidhje me Covid-19
Alkooli për ndezje i shitur si një dezinfektues, dhe hipnozë me efekt psikologjik kundër koronavirusit janë dy prej mallrave të rrezikshëm të ofruara në tregun bullgar që nga fillimi i epidemisë, tha para BNR Dimitër Margaritov, kryetar i Komisionit të Mbrojtjes së Konsumatorit. Sipas sistemit të reagimit të shpejtë të Bashkimit Evropian, produktet më të rrezikshme për vitin e kaluar ishin maskat dhe dezinfektuesit. 9 për qind e sinjaleve kishin të bëjnë me produktet që lidhen me Covid-19. “Gjatë krizës, vëmendje shumë serioze iu kushtohet grupeve të mallrave për mbrojtjen personale”, tha Dimitër Margaritov. Ai dha si shembull raste në të cilat pas njoftimit në Agjencinë Doganore, ndalohej importimi i pajisjeve mbrojtëse personale.
Një sasi e re e vaksinave Pfizer/BioNTech u furnizua në Bullgari
21 060 doza të vaksinës Pfizer/BioNTech mbërritën në Bullgari këtë mëngjes. Ky është furnizimi i dytë nga një total prej pesë që priten në mars, tha Bogdan Kirillov, drejtor i Agjencisë Bullgare të Barnave. Ai shtoi se kompania tashmë ka konfirmuar 105 300 doza të premtuara këtë muaj, të cilat do t'i marrim në pesë dërgesa.
5776 persona me Covid-19 në trajtim spitalor
497 raste të reja të koronavirusit janë identifikuar në 24 orët e fundit nga 2971 teste të kryera, sipas të dhënave nga Portali i Unifikuar i Informacionit. Gati 17 për qin e mostrave janë pozitive. Numri më i lartë i të sapo infektuarve është në Sofje - 160, në Plovdiv - 30 dhe në Pleven me 29.
5776 njerëz po trajtohen në spitale, 456 prej tyre në njësinë e kujdesit intensiv. 21 pacientë me Covid-19 vdiqën dhe 385 u shëruan.
9 raste të reja të mjekëve të infektuar u regjistruan në 24 orët e fundit në një total prej 10 455 që nga fillimi i epidemisë.
Vaksinat u janë dhënë 1513 personave. Imunizuar me dy doza deri më tani janë 50 056 veta.
Kontrollojnë cilësinë e ushqimit për njerëzit në nevojë sociale
Organi Administrues i Programit Operativ Evropian të Ushqimit po fillon një inspektim të zbatimit të projektit “Dreka e nxehtë në kushtet e pandemisë Covid-19”, njoftoi Ministria Sociale. Gati 60 000 njerëz të varfër dhe të vetmuar përfitojnë nga masa, e cila siguron supë, gjellë kryesore, bukë dhe një herë në javë ëmbëlsirë. Do të kontrollohen kushtet në të cilat përgatitet ushqimi, si dhe nëse menu plotëson kërkesat për një dietë të ekuilibruar dhe cilësore. Për më tepër, do të kërkohet mendimi i përdoruesve të shërbimit për cilësinë e drekës së nxehtë të siguruar.
Gjithçka më të rëndësishme për COVID-19 në shqip mund të lexoni në seksionin tonë të posaçëm për koronavirusin.
Mund të gjeni informacion aktual për koronavirusin dhe masat në Bullgari në akoma 9 gjuhë në ueb sajtin e Radio Bullgarisë.
Përpiloi: Joan Kolev dhe Ekipi "Lajme"
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
Sot në qendër të Sofjes do të mbahet një ceremoni përkujtimore për të shënuar 152 vjetorin e vdekjes së Vasill Levskit . Ceremonia para Monumentit të Apostullit të Lirisë do të fillojë në orën 18:00. Qytetarët do të kenë qasje në zonën e..
Të mërkurën temperaturat minimale do të lëvizin nga minus 8 deri në minus 3°. Në Sofje do të jetë rreth minus 7°. Gjatë ditës reshjet e borës në rajonet verilindore do të fillojnë të ndalojnë, por në Bullgarinë Juglindore do të vazhdojë të bjerë borë..
Presidenti Rumen Radev ka thirrur sot mbledhjen e Këshillit Konsultativ për Sigurinë Kombëtare, kushtuar rreziqeve dhe kërcënimeve për sigurinë kombëtare nga përhapja e lëndëve narkotike dhe dehëse tek brezi i ri dhe keqpërdorimi i tyre...
Për të tretin vit radhazi, numri i mjekëve të rinj që duan të qëndrojnë në Bullgari pas diplomimit po rritet. Këtë e tregojnë rezultatet e një sondazhi..
Terrori i Kremlinit është në një shkallë të paprecedentë dhe ky është një shantazh i hapur bërthamor. Përpjekja për të shkatërruar sarkofagun e..
Kryeministri Rosen Zheljazkov ka uruar konservatorët gjermanë nga Bashkimi Demokratik i Krishterë/ Bashkimi Social i Krishterë CDU/CSU dhe liderin..