87 216 shtetas bullgarë kanë paraqitur aplikime paraprake deri më datën 9 mars, se kanë dëshirë të votojnë jashtë vendit. Në zgjedhjet e fundit parlamentare gjatë vitit 2017 aplikimet e paraqitura kanë qenë 45 071.
Në sajtin e Komisionit Qendror Zgjedhor vihet re, se më të shumta janë aplikimet në Turqi - 20 854. Aty do të mund të votohet në 35 seksione. 16 159 janë bullgarët të cilët kanë kërkuar të votojnë në Britaninë e Madhe, por si një vend jashtë Bashkimit Evropian në Mbretërinë e Bashkuar po kështu do të ketë deri më 35 seksione. Në Gjermani aplikimet e bëra janë 13 493. Vendet e tjera për nga numri i aplikimeve janë Spanja - 7743, Shtetet e Bashkuara - 5030, Italia - 2719, Austria - 2114, Holanda - 2025, Franca - 1949 dhe Greqia - 1941.
Të martën nga veriu, vranësirat do të çahen dhe do të zvogëlohen, në veri të Bullgarisë do të mbajë mot kryesisht me diell. Vranësira më të konsiderueshme do të ketë në Bullgarinë Juglindore dhe në malin e Rodopeve, ku vende-vende do të bjerë borë e dobët..
Presidenti Rumen Radev do të dorëzojë mandatin e parë eksplorues për formimin e qeverisë të mërkurën, më 15 janar, në orën 12:00, njoftoi zyra e shtypit e kreut të shtetit. Mandati do t'i dorëzohet kandidatit për kryeministër të propozuar nga grupi më..
Negociatat për formimin e qeverisë vazhdojnë edhe sot. Ka marrëveshje për emrin e kryeministrit - Rosen Zheljazkov nga GERB-SDS, ka pajtim edhe për marrëveshjen e qeverisjes. Mirëpo, bisedimet po ndërlikohen me përfshirjen e përfaqësuesve të grupit..
Presidenti Rumen Radev i dorëzoi mandatin Rosen Zheljazkov për formimin e qeverisë, i cili u propozua nga GERB-SDS për kryeministër. Ai i ktheu..
Sipas Kushtetutës, sot presidenti Rumen Radev do t'ia dorëzojë mandatin për formimin e qeverisë në kuadër të Legjislaturës së 51-të Kuvendit Popullor,..
Nxënësja bullgare e klasës së dymbëdhjetë, Aleksandra Petkova ishte në mesin e 20 të rinjve të përzgjedhur nga e gjithë bota me arritje të njohura..