Sofja vendosi kufizime rajonale kundër pandemisë
Nga 12 deri më 26 mars, të gjithë nxënësit nga klasa e 5-të deri në 12-të në Sofje vazhdojnë të mësojnë në distancë. Pezullohet frekuentimi i shkollave të larta dhe i aktiviteteve jashtëshkollore.
Të gjithë lokalet do të punojnë me orar të kufizuara pune deri në orën 22.00, njoftoi BTA, duke iu referuar Shtabit Operativ në kryeqytet. Rekomandohet që punëdhënësit të organizojnë punë në distancë nga shtëpia ose në ndërresa kur është e mundur.
Ndalohet mbajtja e ekskursioneve, festivaleve dhe panaireve të organizuara dhe mbledhja e një numri të madh të njerëzve në të hapur. Sofja kaloi pragun e 500 të sëmurëve për 100 000 njerëz. Mosha mesatare e atyre që janë infektuar me Covid-19 është në rënie dhe tani është 51 vjeç, tha Kryetarja e Bashkisë së Sofjes Jordanka Fandëkova.
Operatorët turistikë bullgarë insistojnë për parashikueshmëri në masat antiepidemike
Vendosja e karantinës është një pengesë administrative që do të çojë përsëri në bllokimin e aktiviteteve të operatorëve turistikë dhe do të shkaktojë humbje të konsiderueshme për udhëtimet tashmë të paguara, sipas Shoqatës “E ardhmja për Turizmin”, njoftoi BTA. Pozicioni i shoqatës ka të bëjë me dëshirën e autoriteteve shëndetësore për të vendosur një karantinë të detyrueshme për bullgarët që kthehen nga Afrika. Sipas kryetares së shoqatës Pavlina Ilieva, vendosja e kufizimeve të reja pa një periudhë përshtatjeje dhe një motiv të arsyeshëm për aplikimin e tyre do të çojë në edhe më shumë tension ndër klientët e tyre. Në pozitën e Shoqatës “E ardhmja për Turizmin” gjithashtu thuhet se anëtarët e organizatës e kanë marrë seriozisht nevojën për vaksinim kundër koronavirusit, dhe shumë operatorë turistikë dhe klientë u imunizuan tashmë.
Më shumë se 6000 njerëz me Covid-19 janë në spital
Rastet e reja të Covid-19 për 24 orët e fundit janë 3502. Prej tyre 76 janë me stafin mjekësor. Sipas Portalit të Unifikuar të Informacionit, mbi 20 për qind e 17 193 mostrave ishin pozitive. 6017 pacientë u shtruan në spital dhe 497 ishin në njësitë e kujdesit intensiv. 3403 pacientë u shëruan në 24 orët e fundit dhe 138 njerëz vdiqën.
Shumica e të infektuarve rishtas janë në Sofje - 882, Burgas - 441, Varna - 272 dhe Plovdiv - 217
Të vaksinuarit gjatë ditës së fundit janë 8019 ose gjithsej 302 151 persona. Të rivaksinuarit janë 5 644.
Qeveria siguroi fonde shtesë për pensionistët dhe bashkitë
Këshilli i Ministrave miratoi caktimin e 50 milion euro shtesë nga buxheti për sigurimin shtetëror shoqëror për shkak të krizës së koronavirusit. Fondet shpërndahen midis 2.1 milion pensionistëve dhe arrijnë në 25 euro për secilin pension, njoftoi qendra e shtypit pranë qeverisë.
Në një vendim tjetër, qeveria miratoi më shumë se 1 milion euro transferime shtesë në buxhetet bashkiake për këtë vit. Një pjesë e fondeve është për ndërtimin dhe riparimin e kopshteve, çerdheve dhe shkollave.
Për vitin e ri shkollor, qeveria siguron një ndihmë të njëhershme prej 150 eurosh për të gjithë nxënësit e klasave të parë dhe të tetë (gati 118 500 fëmijë) dhe nuk ka asnjë kriter të ardhurash për masën.
Grupet më të prekshme në Bullgari do të vaksinohen deri në maj
Masat shtesë që shtabet rajonale do të zbatojë në zonat e kuqe me incidencë të lartë të Covid-19 në vend do të çojë në normalizimin e situatës. Këtë e deklaroi Kryeministri Bojko Borisov gjatë takimit të rregullt të qeverisë, njoftoi BTA. Kryeministri shprehu shqetësimin se variantet e reja të virusit po infektojnë të rinjtë shumë më shpejt. Ai vuri në dukje se sot rreth 15 000 – 20 000 njerëz do të vaksinohen dhe “me një muaj tjetër durim, grupet më të prekshme do të imunizohen”.
Është duke u rritur numri i njerëzve të gatshëm të vaksinohen kundër Covid-19
Dëshira për vaksinim po rritet, njoftoi Gallup International Balkan, bazuar në një anketim përfaqësues të kryer nga 22 shkurt deri më 1 mars.
Nëse në janar dhe shkurt 27 për qind e bullgarëve të rritur dëshironin të vaksinoheshin kundër koronavirusit dhe 48 për qind ishin kundër, tani 36 për qind shprehin dëshirë dhe 41 për qind janë kundër. Ekziston një ulje e hezitimit - nga 24 për qind në 20 për qind. 3 për qind u përgjigjën se ata tashmë janë vaksinuar.
55 për qind e të anketuarve insistojnë në masa më të lehta kundër pandemisë, ndërsa 32 për qind - për ato më të rrepta, njoftoi BTA.
Gjithçka më të rëndësishme për COVID-19 në shqip mund të lexoni në seksionin tonë të posaçëm për koronavirusin.
Mund të gjeni informacion aktual për koronavirusin dhe masat në Bullgari në akoma 9 gjuhë në ueb sajtin e Radio Bullgarisë.
Përpiloi: Vesella Krësteva dhe Ekipi "Lajme"
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
Temperaturat minimale të martën do të lëvizin nga minus 5 deri në 0°, në verilindje deri në minus 11°. Në Sofje do të jetë rreth minus 3°. Paradite përgjatë lumenjve mund të ketë mjegulla. Gjatë ditës do të ketë reshje të dobëta shiu vende-vende..
Sipas të dhënave të Eurostat-it, Bullgaria përmbush edhe kriterin e fundit për eurozonën - stabilitetin e çmimeve. Kështu ka bërë të ditur në fillim të mbledhjes së jashtëzakonshme të Këshillit të Ministrave ministrja e financave Temenuzhka Petkova...
Mbështetja bullgare për pavarësinë, sovranitetin dhe integritetin territorial të Ukrainës u riafirmua sot nga kryeministri Rosen Zheljazkov. Ai mori pjesë në samitin e iniciuar nga presidenti ukrainas Volodimir Zelenski me rastin e përvjetorit të tretë..
Terrori i Kremlinit është në një shkallë të paprecedentë dhe ky është një shantazh i hapur bërthamor. Përpjekja për të shkatërruar sarkofagun e..
Kryeministri Rosen Zheljazkov ka uruar konservatorët gjermanë nga Bashkimi Demokratik i Krishterë/ Bashkimi Social i Krishterë CDU/CSU dhe liderin..
Sofja mori presidencën e forumit më prestigjioz të pushtetit vendor në Ballkan – B40. Kryetari i Bashkisë së Sofjes Vasill Terziev pranoi stafetën..