Aktorja e shkëlqyer e filmit, teatrit dhe televizionit Tatjana Llollova, e cila vdiq më 22 mars në moshën 87 vjeç, do të marrë pas vdekjes Çmimin “Ikar” për kontributin e jashtëzakonshëm në teatër. Bordi i Drejtorëve të Lidhjes së Artistëve që në fillim të shkurtit vendosi që çmimi t’i dorëzohet një prej aktoreve më të dashura bullgare, informon organizata. Çmimi duhet të shpallet së bashku me nominimet në të gjitha kategoritë në Ditën Ndërkombëtare të Teatrit - 27 Marsi.
Sot Teatri Satirik hap dyert për të gjithë njerëzit që duan t’i thonë lamtumirë artistes Tatjana Llollova. Adhuruesit e saj do të jenë në gjendje të lënë fjalët e tyre për aktoren në një libër përkujtimor dhe të vendosin lule.
Në Ditën Ndërkombëtare të Muzikës, 1 tetor, një përshëndetje të veçantë për auditorin e Radio Bullgarisë dërgon kompozitorja më e suksesshme bullgare, fituese e çmimit Grammy , Penka Kuneva, e cila prej më shumë se një çerek shekulli krijon..
U takuam me francezin Emmanuel Delhoume në kishën ortodokse bullgare “Shën Patriarku Evtimij i Tërnovos” në Paris. Ai është i martuar, ka pesë fëmijë dhe familja e tij është e besimit ortodoks. Bullgarinë e zbuloi në një moment të vështirë, në vitin 2018,..
Historia e Ervis Talurit është një udhëtim mes Shqipërisë dhe Bullgarisë, mes dy kulturave që sot ai i ndjen si pjesë të pandashme të vetes. Rrugëtimi i tij filloi në një periudhë të trazuar për Shqipërinë. Pas vitit 1997, kur vendi..