Printimi biologjik i indeve njerëzore që prej kohësh nuk është risi, por një ekip prej shkencëtarësh të rinj bullgarë, i udhëhequr nga 28-vjeçari Spas Kerimov, ka vendosur ta zhvillojë teknologjinë avangarde dhe ta transferojë atë në të ardhmen. Kompania e tij, e themeluar 5 vjet më parë, u bë e famshme për zhvillimin e "Eva" - printeri i parë 3D i organeve njerëzore në Evropën Lindore. Mjeku i ri i është përkushtuar plotësisht inxhinierisë së indeve dhe mjekësisë rigjeneruese. Për dy vjet rresht - 2018 dhe 2019, ai fitoi CESA European Awards si Best HealthTech startup dhe është përfshirë në klasifikimin e Forbes "30 nën 30". Kompania e Spas aktualisht po punon mbi qelizat burimore njerëzore, duke printuar inde në një përpjekje për të krijuar të ashtuquajturat biochipe për testimin e ilaçeve.
"Në vend që të testojmë këto barna mbi kafshë, ne propozojmë ta bëjmë këtë në një biochip. Sepse ai jep informacion më të plotë sesa informacioni që kompanitë farmaceutike mund të mbledhin kur i studiojë kafshët – shpjegoi para pak kohe Spas Kerimov për Radio Bullgarinë. - Përparësia tjetër e biochipit është se ai mund të përdoret për trajtim të personalizuar. Për këtë qëllim mund të përdoren qelizat burimore të një pacienti të veçantë, ndërsa reaksionet e tyre mund të monitorohen në sasi të ndryshme të ilaçeve ".
Spas dhe ekipi i tij janë duke përpunuar jo vetëm modele të vogla 3D të indeve njerëzore. Tani shkencëtarët bullgarë janë ambiciozë për të krijuar një strukturë më të madhe, si për shembull 3D mukoza e mitrës. "Në organizmin e disa grave ajo është shumë e hollë ose madje mungon", thotë Kerimov, duke shtuar:
"Mukoza e mitrës është jashtëzakonisht e rëndësishme për ngjizjen dhe shtatzënësinë e gruas. Shumë gra vuajnë nga ky problem anatomik. Kjo është arsyeja se pse ne përpiqemi të printojmë një strukturë që imiton mukozën e mitrës për t'i ndihmuar ato që ta përballin problemin e infertilitetit. Projekti ynë është në fillim. Për këtë qëllim ne jemi duke punuar së bashku me një klinikë kryesore bullgare për shëndetin riprodhues dhe sapo kemi filluar të ndërtojmë modelin e indeve, që të studiojmë qelizat".
Printimi i mukozës së mitrës është një projekt afatgjatë dhe sipas Spas do të duhet shumë kohë, sepse nëse shndërrohet në një terapi, do të duhet të kalojë nëpër faza të gjata të provave. "Tani për tani nuk disponojmë informacion që dikush tjetër po punon në këtë drejtim, kështu që mund të themi se jemi pionierë," thotë Spas.
A do të bëhemi dëshmitarë të kohës kur do të printohen organe reale njerëzore, ose madje do të imitohet tërë trupi i njeriut?
“Unë jam optimist dhe mendoj se organi është disa dekada larg nesh. Mbase pas vitit 2030 do të ketë hapa të mëdhenj në këtë fushë. Mund të mos jetë një organ plotësisht anatomiko-fiziologjik, por sigurisht që do të ketë zgjidhje serioze që janë një alternativë e qartë në rastet e mosfunksionimit të organeve. Por për printimin e njeriut, unë do të mbaja mistikën e vetëdijes, e cila është një sekret. Ende është në diskutim nëse mund të zhvillohet fare artificialisht. Nuk jam i sigurt nëse krijimi i një sistemi hiperkompleks, si truri, do të gjenerojë vetëdije. Dhe nëse një shekull më vonë printohet një kopje anatomike e njeriut, si do të shfaqet vetëdija në fjalë?” - tha në përfundim Spas Kerimov.
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Fotografitë janë siguruar nga Spas Kerimov
Shfaqja e Bernard Shaw "Armët dhe njeriu" (“Arms and the Man”) me regji të John Malkovich , e cila u prezantua në Teatrin Popullor në ditën e 139-vjetorit të Betejës së Slivnicës , shkaktoi pakënaqësinë e qindra bullgarëve. Ata protestuan para..
Ekspedita e tridhjetë e tretë polare bullgare po shkon drejt Antarktidës për të vazhduar kërkimet e saj shkencore në bashkëpunim me shkencëtarë nga vende të ndryshme. Në bordin e anijes kërkimore “Shën Kirill dhe Metodij” ndodhen për herë të parë..
Ambasada e Francës dhe Instituti Francez i Kulturës mblodhën së bashku shkencëtarët për të prezantuar eksperiencën e tyre mbi sfidat shkencore në Antarktidë dhe luftën kundër ndryshimeve klimatike. Partnerë të aktivitetit ishin Instituti Polar Francez..
Ambasada e Francës dhe Instituti Francez i Kulturës mblodhën së bashku shkencëtarët për të prezantuar eksperiencën e tyre mbi sfidat shkencore në..
Shfaqja e Bernard Shaw "Armët dhe njeriu" (“Arms and the Man”) me regji të John Malkovich , e cila u prezantua në Teatrin Popullor në ditën e 139-vjetorit..
Ekspedita e tridhjetë e tretë polare bullgare po shkon drejt Antarktidës për të vazhduar kërkimet e saj shkencore në bashkëpunim me shkencëtarë nga vende..